Autoritetet më të larta
Autoritetet më të larta
(Ky artikull është një përkthim nga libri Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, vëllimi 2, faqja 1045, anglisht.)
KJO frazë që gjendet te Romakëve 13:1 përshkruan autoritetet qeveritare njerëzore. Ky shkrim është përkthyer në mënyra të ndryshme: «Çdo shpirt të jetë i nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta, sepse nuk ka autoritet veçse nga Perëndia. Autoritetet ekzistuese qëndrojnë në pozitat e tyre relative nga Perëndia.» (Përkthimi Bota e Re me referime) «Çdo nënshtetas t’u bindet autoriteteve sunduese, sepse nuk ka autoritet që të mos jetë nën kontrollin e Perëndisë, dhe autoritetet ekzistuese janë caktuar nën kontrollin e Tij.» (The New Testament in Modern Speech) «Të gjithë duhet t’u binden autoriteteve shtetërore, sepse nuk ekziston asnjë autoritet pa lejen e Perëndisë dhe autoritetet ekzistuese janë vendosur nga Perëndia.»—Today’s English Version.
Megjithëse nuk burojnë prej tij (krahaso Mateun 4:8, 9; 1 Gjonit 5:19; Zbulesën 13:1, 2), Perëndia Jehova ka lejuar që njeriu të formojë autoritetet qeveritare dhe ato vazhdojnë të ekzistojnë me lejen e Tij. Megjithatë, kur dëshiron, Jehovai mund t’i heqë, t’i drejtojë ose t’i kontrollojë këto autoritete që të përmbushë vullnetin e tij. Profeti Daniel tha për Jehovain: «Ai ndryshon kohët dhe stinët, heq e vë mbretër.» (Danieli 2:21) Te Proverbat 21:1 thuhet: «Zemra e mbretit është si rrëketë e ujit në dorën e Jehovait. Ai e kthen atë nga t’i pëlqejë.»—Krahaso Neheminë 2:3-6; Esterën 6:1-11.
Arsye pse duhet të nënshtrohen të krishterët
Zanafilla 9:6), autoritetet njerëzore, kur ekzekutojnë shkelësit e ligjit, po veprojnë si ‘shërbëtorë të Perëndisë, hakmarrës që shprehin zemërimin e Perëndisë mbi atë që praktikon të këqija’.—Romakëve 13:2-4; Titit 3:1; 1 Pjetrit 2:11-17.
Ndonëse nuk kanë arsye t’i kundërvihen një rregulli që Perëndia ka lejuar, të krishterët kanë arsye të vlefshme që të jenë të nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta. Qeveritarët, megjithëse si individë mund të jenë të korruptuar, zakonisht nuk i ndëshkojnë njerëzit që bëjnë të mirën, pra, që respektojnë ligjet e një vendi. Por dikush që vjedh, vret ose kryen veprime të paligjshme, mund të dënohet nga autoritetet sunduese. Për shembull, një njeri që ka kryer vrasje me dashje, mund të ekzekutohet për krimin e tij. Meqenëse pas Përmbytjes Perëndia Jehova autorizoi dënimin me vdekje për vrasësit (Nënshtrimi i të krishterëve ndaj autoriteteve më të larta nuk bazohet thjesht në faktin që ato janë në gjendje të ndëshkojnë keqbërësit. Për një të krishterë kjo është çështje ndërgjegjeje. Ai u nënshtrohet autoriteteve njerëzore, sepse e pranon që kjo është në përputhje me vullnetin e Perëndisë. (Romakëve 13:5; 1 Pjetrit 2:13-15) Kështu, nënshtrimi ndaj autoriteteve më të larta—ndaj autoriteteve politike të botës—nuk mund të jetë kurrë absolut. Do të ishte e pamundur për një të krishterë të ruante një ndërgjegje të pastër e të bënte vullnetin e Perëndisë, nëse do ta shkelte ligjin e Tij ngaqë këtë e kërkojnë autoritetet politike. Për këtë arsye, nënshtrimi ndaj autoriteteve më të larta duhet parë gjithnjë nën dritën e fjalëve që thanë apostujt para Sinedrit judaik: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.»—Veprat 5:29.
Meqë autoritetet qeveritare kryejnë shërbime të vlefshme për të bërë të mundur sigurinë dhe mirëqenien e nënshtetasve, ato kanë të drejtë të kërkojnë taksa e tatime në këmbim të shërbimeve. Autoritetet qeveritare mund të quhen «shërbëtorë publikë të Perëndisë» në kuptimin që sigurojnë shërbime të dobishme. (Romakëve 13:6, 7) Ndonjëherë këto shërbime kanë ndihmuar drejtpërdrejt shërbëtorët e Perëndisë, si në rastin kur mbreti Kir ua bëri të mundur judenjve të riktheheshin në Judë e në Jerusalem për të rindërtuar tempullin. (2 Kronikave 36:22, 23; Ezdra 1:1-4) Shpesh dobitë janë ato që përfitojnë të gjithë nga funksionimi i duhur i autoriteteve. Ndër to përfshihet mbajtja e një sistemi gjyqësor tek i cili mund të drejtohen njerëzit për të kërkuar drejtësi, mbrojtje nga kriminelët dhe nga turmat e paligjshme të njerëzve, etj.—Filipianëve 1:7; Veprat 21:30-32; 23:12-32.
Natyrisht, një sundimtar që e keqpërdor autoritetin do t’i japë llogari Perëndisë. Apostulli Pavël shkroi: «Mos u hakmerrni për veten, o të dashur, por lërini vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.»—Romakëve 12:19; Eklisiastiu 5:8.