Për Mbretërinë e Perëndisë
Çfarë mësojmë nga Jezui
Për Mbretërinë e Perëndisë
Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
Mbretëria e Perëndisë është një qeveri që do të sundojë mbi gjithë tokën. Jezui tha: «Ju lutuni në këtë mënyrë: . . . ‘Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.’»—Mateu 6:9, 10; Danieli 2:44.
Cilët do të jenë sundimtarët e Mbretërisë së Perëndisë?
Jezui lindi që të bëhej Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë. Një engjëll i tha mamasë së Jezuit: «Perëndia Jehova do t’i japë fronin e Davidit, të atit, ai do të mbretërojë përgjithmonë.» (Luka 1:30-33) Gjithashtu, Jezui zgjodhi disa nga dishepujt e tij që të sundonin bashkë me të. Apostujve të vet u tha: «Ju keni qëndruar bashkë me mua në sprovat e mia. Prandaj unë po bëj me ju një besëlidhje për një mbretëri, ashtu si Ati im ka bërë një besëlidhje me mua.» (Luka 22:28, 29; Danieli 7:27) Gjithsej 144.000 dishepuj të Jezuit do të sundojnë bashkë me të.—Zbulesa 5:9, 10; 14:1.
Ku do ta ketë selinë e vet Mbretëria?
Mbretëria e Perëndisë do të sundojë që nga qielli. Jezui u tha dishepujve: «Pasi të kem shkuar e t’ju kem përgatitur një vend [në qiell], do të vij prapë e do t’ju marr në shtëpi tek unë, që ku të jem unë, të jeni edhe ju. . . . Unë po shkoj tek Ati.»—Gjoni 14:2, 3, 12; Danieli 7:13, 14.
Ç’do të bëjë me ligësinë Mbretëria e Perëndisë?
Jezui do ta pastrojë tokën nga njerëzit e ligj. Ai tha: «Kur Biri i njeriut [Jezui] të mbërrijë në lavdinë e tij, dhe bashkë me të edhe të gjithë engjëjt, Mateu 25:31-34, 46.
atëherë ai do të ulet në fronin e tij të lavdishëm. Tërë kombet do të mblidhen para tij, dhe ai do t’i ndajë njerëzit njërin nga tjetri . . . Ata [të ligjtë] do të përfundojnë në vdekjen e përhershme, kurse të drejtët do të marrin jetën e përhershme.»—Cilët do të jetojnë në tokë si nënshtetas të Mbretërisë?
Jezui tha: «Lum ata që janë me natyrë të butë, sepse do të trashëgojnë tokën!» (Mateu 5:5; Psalmi 37:29; 72:8) Toka do të mbushet me njerëz që mësojnë të duan njëri-tjetrin. Jezui u tha dishepujve: «Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin. Ashtu siç ju kam dashur unë, ta doni edhe ju njëri-tjetrin. Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»—Gjoni 13:34, 35.
Ç’do të bëjë Mbretëria e Perëndisë për njerëzit në tokë?
Jezui do të shërojë sëmundjet. Kur ishte këtu në tokë, ai u foli turmave «për mbretërinë e Perëndisë dhe shëroi ata që kishin nevojë të shëroheshin». (Luka 9:11) Pasi kishte parë në vegim Jezuin e ringjallur, apostulli Gjon tha: «Pashë një qiell të ri dhe një tokë të re . . . Dëgjova një zë të fortë nga froni që tha: ‘Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzit . . . Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje.’»—Zbulesa 21:1-4.
Mbretëria e Perëndisë do të rivendosë Parajsën në tokë. Një keqbërës që u ekzekutua bashkë me Jezuin, i tha: «Jezu, më kujto kur të hysh në mbretërinë tënde.» Jezui ia ktheu: «Vërtet po të them sot: ti do të jesh me mua në Parajsë.»—Luka 23:42, 43; Isaia 11:4-9.
Për më shumë informacione, shih kapitullin 8 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla? *
[Shënimi]
^ par. 16 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.