Të ngushëllojmë ata me sëmundje të pashërueshme
Të ngushëllojmë ata me sëmundje të pashërueshme
«Kur mora vesh se mamaja kishte një sëmundje të pashërueshme, s’arrija ta besoja. Mbeta e tronditur dhe s’e pranoja dot se nëna ime e shtrenjtë do të vdiste.»—Grejsi, Kanada.
KUR një njeriu ynë i dashur diagnostikohet me një sëmundje të pashërueshme, familja dhe miqtë hidhërohen thellë e mund të mos dinë si të reagojnë. Disa mund të jenë në mëdyshje nëse duhet t’i tregojnë të sëmurit të vërtetën për gjendjen e tij ose të saj. Të tjerë s’dinë nëse do të durojnë dot të shohin njeriun që duan tek vuan e ndoshta humb dinjitetin për shkak të pasojave të sëmundjes. Shumë të tjerë shqetësohen se nuk do të dinë ç’të thonë ose ç’të bëjnë gjatë orëve të tij të fundit.
Ç’duhet të dish për reagimin që mund të kesh para këtij lajmi të keq? Ç’mund të bësh që të jesh një ‘shok i vërtetë’ dhe të japësh ngushëllim e mbështetje gjatë kësaj kohe të vështirë?—Proverbat 17:17.
Reagim i natyrshëm
Është më se e natyrshme të hidhërohesh kur një njeri i dashur për ty vuan nga një sëmundje e rëndë. Edhe mjekët, paçka se përballen rregullisht me vdekjen, shpesh e kanë të vështirë e madje ndihen të pafuqishëm përballë nevojave fizike dhe emocionale të pacientit me sëmundje të pashërueshme.
Edhe ti mund ta kesh të vështirë të kontrollosh ndjenjat kur sheh tek vuan njeriun që do. Hoza, që jeton në Brazil, kishte një motër që vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo thotë: «Është shumë e vështirë të shohësh njeriun tënd të shtrenjtë të vuajë nga dhimbje të vazhdueshme.» Kur e pa të motrën mbushur me lebër, Moisiu, një njeri besnik ndaj Numrat 12:12, 13.
Perëndisë, thirri: «Të lutem, o Perëndi, të lutem shëroje!»—Vuajmë për gjendjen e njeriut që duam, pasi jemi bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë tonë të dhembshur, Jehovait. (Zanafilla 1:27; Isaia 63:9) Çfarë ndien Jehovai për vuajtjen e njerëzve? Le të shohim reagimin e Jezuit. Ai e pasqyroi në mënyrë të përsosur personalitetin e Atit të tij. (Gjoni 14:9) Kur shihte njerëz që lëngonin nga sëmundjet, «i shtyrë nga keqardhja», Jezui i ndihmonte. (Mateu 20:29-34; Marku 1:40, 41) Siç u diskutua në artikullin e mëparshëm të kësaj reviste, kur vdiq shoku i tij, Lazari, Jezui pa si ndikoi vdekja e tij te familja e te miqtë dhe u hidhërua thellë e «nuk i mbajti dot lotët». (Gjoni 11:32-35) Vërtet, Bibla e quan vdekjen armike e premton se shpejt ligësia dhe vdekja s’do të ekzistojnë më.—1 Korintasve 15:26; Zbulesa 21:3, 4.
Kuptohet, kur merr vesh lajmin e hidhur se një njeriu yt i dashur ka një sëmundje të pashërueshme, mund të të vijë të fajësosh ndokënd, cilindo qoftë. Megjithatë, dr. Marta Ortis, që përgatiti një tezë ku trajtonte kujdesin për të cilin kanë nevojë pacientët me sëmundje të tilla, jep këtë këshillë: «Mos fajëso të tjerët, si stafin mjekësor, infermierët ose edhe veten për gjendjen e të sëmurit. Kjo s’bën gjë tjetër veçse tensionon marrëdhëniet me ta dhe nuk të lë të përqendrohesh tek ai që duhet të jetë shqetësimi kryesor: nevojat e atij që vuan nga një sëmundje e pashërueshme.» Çfarë mund të bësh konkretisht për ta ndihmuar të përballojë sëmundjen dhe ndoshta vdekjen?
Përqendrohu te njeriu, jo te sëmundja
Hapi i parë është të mos përqendrohesh te ligështimi ose shpërfytyrimi që vjen si pasojë e sëmundjes, por te njeriu. Si ta arrish? Një
infermiere me emrin Sara thotë: «Gjej kohë për të parë fotografitë e pacientit kur ishte plot energji. Dëgjoj me vëmendje kur më tregon kujtimet e tij. Kjo më ndihmon të mbaj në mendje jetën dhe të kaluarën e atij njeriu e të mos përqendrohem te gjendja e tij si pacient.»Ana-Katerina, edhe ajo infermiere, shpjegon çfarë e ndihmon të mos e mbajë mendjen vetëm te simptomat e pacientit. Ajo thotë: «E shoh në sy dhe përqendrohem tek ajo çfarë mund të bëj për të përmirësuar gjendjen e tij.» Në një libër thuhet: «Është normale të ndihesh tejet në siklet para një njeriu të dashur që është transformuar nga një sëmundje ose aksident. Gjëja më e mirë në rrethana të tilla është ta vështrosh në sy dhe të kundrosh ata sy të kafenjtë, të kaltër ose jeshilë që nuk ndryshojnë kurrë.»—The Needs of the Dying—A Guide for Bringing Hope, Comfort, and Love to Life’s Final Chapter.
Kuptohet, kjo kërkon vetëkontroll dhe vendosmëri. Zhorzhi, një mbikëqyrës i krishterë që i viziton rregullisht këta të sëmurë, thotë: «Dashuria për mikun duhet të jetë më e fortë se sëmundja.» Është në të mirën tënde dhe të të sëmurit të përqendrohesh te njeriu, jo te sëmundja. Ivona, që është kujdesur për fëmijë me kancer, thotë: «Kur kupton se mund t’i ndihmosh pacientët të ruajnë dinjitetin, e ke më të lehtë të përballesh me përkeqësimin e tyre fizik.»
Tregohu i gatshëm të dëgjosh
Njerëzit mund të ngurrojnë t’i afrohen dikujt që është afër vdekjes, sado që e duan shumë. Pse? Kanë merak se nuk do të dinë ç’të thonë. Megjithatë, Ana-Katerina, e cila kohët e fundit u kujdes për shoqen e saj me sëmundje të pashërueshme, tregon se edhe heshtja ka vlerë. Ajo thotë: «Ngushëllimi nuk vjen vetëm nga fjalët por edhe nga qëndrimi. Të marrësh një karrige e të ulesh, t’i afrohesh e t’i kapësh dorën dhe të mos i fshehësh lotët kur thotë çfarë ndien, janë të gjitha mënyra që tregojnë se kujdesemi për të.»
Mbase personi i sëmurë ka nevojë të zbrazë ndjenjat, domethënë të flasë me zemër të hapur. Por, shpesh i sëmuri e di se të dashurit e tij e kanë të vështirë dhe nuk i zë në gojë problemet e veta serioze. Nisur nga qëllime të mira, edhe miqtë e familjarët mund të mos prekin disa tema që e shqetësojnë të sëmurin, madje i fshehin fakte lidhur me shëndetin. Ku çon ky komplot heshtjeje? Një mjek që merret me pacientët që vuajnë nga sëmundje të tilla shpjegon se duke i fshehur të vërtetën të sëmurit, i heqim mundësinë të përballojë sëmundjen dhe të flasë hapur për të. Kurse miqve dashamirës u shter energjitë që u duhen për ta ndihmuar atë të përballojë sëmundjen. Prandaj, nëse i sëmuri do, duhet lejuar të flasë hapur për gjendjen e tij ose për mundësinë e vdekjes.
Kur u përballën me vdekjen, shërbëtorët e Perëndisë në të kaluarën nuk ngurruan t’ia shprehnin frikën Perëndisë Jehova. Për shembull, mbreti 39-vjeçar, Hezekia, e shprehu angështinë që provoi kur mori vesh se do të vdiste. (Isaia 38:9-12, 18-20) Po ashtu, edhe ata që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, duhen lejuar ta shprehin trishtimin tek shohin që jeta po u pritet në mes. Ndoshta ndihen të zhgënjyer, sepse tani s’mund të arrijnë synime, si udhëtimet, zgjerimi i shërbimit ndaj Perëndisë, krijimi i një familjeje ose t’i shohin nipërit të rriten. Mbase druhen se miqtë dhe familjarët do t’u rrinë larg nga frika se mos nuk dinë si të reagojnë. (Jobi 19:16-18) Mund t’i trazojë frika nga vuajtja, nga humbja e kontrollit mbi funksionet e trupit ose nga vdekja krejt i vetëm.
Ana-Katerina thotë: «Është e rëndësishme ta lejosh tjetrin të shprehet pa e ndërprerë, pa e gjykuar ose pa nënvlerësuar frikën e tij. Kjo është mënyra më e mirë për të ditur çfarë ndien vërtet, për të kuptuar dëshirat, frikën dhe çfarë pret ai.»
Të kuptojmë nevojat bazë
Vuajtja e shokut, mbase e përkeqësuar nga terapitë agresive dhe pasojat e trajtimeve të tilla, mund të të trazojnë aq shumë, sa mund të harrosh një nga nevojat bazë të të sëmurit: nevoja që t’i bëjë vetë zgjedhjet.
Në disa kultura, familjarët mund të përpiqen ta mbrojnë të sëmurin duke fshehur të vërtetën për gjendjen e tij ose të saj, dhe arrijnë deri aty sa nuk e lejojnë të vendosë vetë për mjekimin. Në kultura të tjera, del një problem tjetër. Për shembull, një infermier me emrin Zherí thotë: «Nganjëherë vizitorët kanë prirjen të flasin për të sëmurin te koka e krevatit, sikur ai të mos ishte aty.» Në të dyja rastet, ky qëndrim i heq dinjitetin të sëmurit.
Shpresa është një tjetër nevojë bazë. Në vende ku kujdesi mjekësor është cilësor, shpeshherë shpresa lidhet ngushtë me gjetjen e një mjekimi të efektshëm. Mishela, që ka ndihmuar të ëmën gjatë tri rishfaqjeve të kancerit, thotë: «Nëse mamaja dëshiron të provojë një kurë tjetër ose të konsultohet me një specialist tjetër, unë e ndihmoj. Kam kuptuar se duhet të jem realiste për atë që pres, por njëherazi të mos e shkurajoj me fjalë.»
Po nëse nuk ka shpresë të gjendet kura? Mos harro se ai që vuan nga një sëmundje e pashërueshme, ka nevojë të flasë hapur për vdekjen. Zhorzhi, mbikëqyrësi i krishterë që përmendëm më lart, thotë: «Është shumë e rëndësishme të mos fshihet afrimi i vdekjes. Kjo i jep mundësi të sëmurit të marrë masat e nevojshme dhe të përgatitet për ndarjen nga jeta.» Kjo përgatitje mund ta ndihmojë të mos i mbetet ndonjë brengë dhe t’i heqë merakun se mund të jetë barrë për të tjerët.
Kuptohet, mund të mos jetë e lehtë të flasësh për tema të tilla të vështira. Por këto biseda të hapura të japin mundësinë e pashoqe të shprehësh me sinqeritet ndjenjat më të thella. Kur është buzë vdekjes, i sëmuri mund të dojë të zgjidhë disa mosmarrëveshje të mëparshme, të shprehë keqardhjen ose të kërkojë falje. Këto biseda mund të krijojnë mes jush një lidhje më të ngushtë se më parë.
Ngushëllim gjatë ditëve të fundit
Si mund ta ngushëllosh një njeri që po i afrohet vdekjes? Dr. Ortis, e përmendur më lart, thotë: «Lëreni të sëmurin të shprehë kërkesat e tij të fundit. Dëgjojeni me vëmendje. Nëse është e mundur, përpiquni t’ia plotësoni dëshirat. Nëse është e pamundur t’ia plotësoni kërkesat, tregohuni të ndershëm.»
Më shumë se kurrë më parë, i sëmuri në prag të vdekjes mund të ndiejë nevojën të mbajë lidhje me ata që i ka më të shtrenjtë. Zhorzhi thotë: «Ndihmoje të lidhet me ta, edhe nëse bisedat do të jenë të shkurtra, ngaqë ai është i pafuqishëm.» Edhe vetëm nëpërmjet telefonit, këto biseda japin mundësi për inkurajim reciprok dhe për t’u lutur së bashku. Kristina nga Kanadaja që ka humbur tre njerëz të dashur radhazi, kujton: «Sa më shumë t’i afroheshin fundit të jetës, aq më tepër mbështeteshin te lutjet e miqve të tyre të krishterë.»
A duhet të ngurrosh të qash para njeriut tënd të shtrenjtë? Jo. Nëse derdh lot, po i jep mundësi mikut tënd të jetë ai ngushëlluesi. Libri The Needs of the Dying vëren: «Është jashtëzakonisht prekëse të të ngushëllojë dikush që po vdes, dhe kjo mund të jetë tejet e rëndësishme për të.» Duke u dhënë zemër të tjerëve, ai që ka përjetuar kaq shumë përkujdesje, mund të rizbulojë identitetin e tij si një mik, baba ose nënë e dhembshur.
Është e kuptueshme se ndoshta rrethanat Jobi 14:14, 15; Veprat 24:15.
s’të lejojnë të jesh me njeriun tënd të dashur gjatë orëve të tij të fundit. Megjithatë, nëse ke mundësi të jesh me të në spital ose në shtëpi, përpiqu t’ia mbash dorën deri në fund. Këto çaste të fundit të japin mundësi të shfaqësh ndjenja që rrallë mund të kesh shprehur. Edhe pse ai s’reagon, mos lejo që kjo të të pengojë t’i thuash lamtumirë dhe t’i shprehësh dashurinë e shpresën se do ta shohësh përsëri kur të ringjallet.—Nëse i shfrytëzon mirë çastet e fundit, ka të ngjarë të mos ndiesh keqardhje më vonë. Në fakt, këto çaste me emocione të forta, në të ardhmen mund të bëhen një burim ngushëllimi sa herë zhytesh në mendime. Ti do të kesh treguar se je një shok i vërtetë «në ditë të vështira».—Proverbat 17:17.
[Diçitura në faqen 27]
Është në të mirën tënde dhe të njeriut tënd të shtrenjtë të përqendrohesh te njeriu, jo te sëmundja
[Kutia dhe figura në faqen 29]
Një mënyrë për të respektuar dinjitetin e pacientit
Në shumë vende janë bërë përpjekje që një pacienti me sëmundje të pashërueshme t’i njihet e drejta e vdekjes në paqe e me dinjitet. Udhëzimet paraprake me shkrim janë një mënyrë e dobishme për t’i respektuar këto të drejta dhe për t’i dhënë mundësi të sëmurit të vdesë në shtëpi ose në një qendër kujdesi.
Udhëzimet paraprake me shkrim ndihmojnë:
• Për të nxitur komunikimin me mjekët dhe të afërmit
• Për t’i hequr familjes barrën e marrjes së vendimeve lidhur me mjekimin
• Për të ulur mundësinë e marrjes së mjekimeve të padëshiruara, të padobishme, agresive dhe të kushtueshme
Një udhëzues paraprak i efektshëm përfshin të paktën të dhënat e mëposhtme:
• Emrin e personit të autorizuar për të marrë vendime mjekësore për ty
• Trajtimet që do të pranosh ose refuzosh nëse gjendja bëhet e pashpresë
• Nëse është e mundur, emrin e mjekut që është në dijeni të zgjedhjeve të tua
[Figura në faqen 26]
Përqendrohu te jeta dhe e kaluara e të sëmurit e jo vetëm te gjendja e tij si pacient