Ujë që gufon për të dhënë jetë të përhershme
Ujë që gufon për të dhënë jetë të përhershme
«Kush pi nga uji që do t’i jap unë, nuk do të ketë etje kurrën e kurrës. Sepse uji që do t’i jap unë, do të bëhet për të një burim uji që gufon për të dhënë jetë të përhershme.»—GJONI 4:14.
«BEFAS, nga prapa kurorës së hënës, . . . duket një xhevahir rrëzëllues bardhë e blu, një sferë kaltëroshe e rrethuar me vello të bardha që shtillen lehtë-lehtë, e cila shfaqet ngadalë si një perlë e vogël mes detit të thellë të errësirës së mistershme.»—Edgar Miçëll, astronaut, që përshkruan tokën siç shihet nga hapësira.
Çfarë ia jep planetit tonë këtë ngjyrë kaq të shndritshme, sa ta kthejë një astronaut në poet? Është uji, që mbulon rreth tre të katërtat e sipërfaqes së tokës. Në të vërtetë, uji jo vetëm që e bën planetin tonë të duket i bukur, por edhe i mban gjallë krijesat në tokë. Në fakt, rreth 65 për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Prandaj, Encyclopædia Britannica thotë për ujin: «Është i domosdoshëm për jetën dhe merr pjesë pothuajse në çdo proces që ndodh te bimët dhe kafshët.»
Falë një sistemi të efektshëm të qarkullimit, rezervat ujore të tokës nuk shterojnë kurrë. «Pothuajse çdo pikë uji që përdorim, përfundon në oqean,—shpjegon The World Book Encyclopedia.—Atje, nxehtësia e diellit e bën që të avullojë dhe pastaj bie prapë në tokë në formën e shiut. Uji përdoret e stërpërdoret pafundësisht. Nuk mbaron kurrë.» Rreth 3.000 vjet më parë, Bibla e përshkroi kështu këtë proces të jashtëzakonshëm: «Gjithë përrenjtë shkojnë në det, megjithatë deti nuk mbushet. Përrenjtë kthehen përsëri në vendin nga i cili dalin.» Ç’mrekulli e krijimit është cikli i qarkullimit të ujit në tokë!—Eklisiastiu 1:7.
Duke parë rëndësinë që ka uji për jetën dhe mënyrën e mrekullueshme në të cilën ai përftohet, nuk duhet të habitemi që përmendet mbi 700 herë në Bibël. Shpesh, Bibla i përdor veçoritë unike të ujit—sidomos aftësinë e tij për të larë e për të mbështetur jetën—që të paraqitë mënyrën se si Fjala e Perëndisë mund të na pastrojë e të na mbështetë në adhurimin dhe marrëdhënien tonë me Jehovain.—Isaia 58:11; Gjoni 4:14.
Fuqia pastruese e Biblës
Ngaqë laheshin rregullisht me ujë, izraelitët ishin të njohur për pastërtinë fizike. Ishte zakon që dikujt t’i laheshin këmbët kur vinte në shtëpi për të ngrënë. (Luka 7:44) Përveçse për të mbajtur pastër trupin dhe gjërat e tyre, izraelitët e përdornin ujin për të mbajtur edhe pastërtinë fetare. Priftërinjtë që shërbenin në tabernakull duhej të lanin rregullisht trupin dhe veshjet. (Dalja 30:18-21) Më vonë, në tempullin e Jerusalemit, Solomoni bëri «detin prej metali [bakri] të derdhur» që normalisht mbante mbi 44.000 litra ujë, të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e pastrimit sipas Ligjit të Perëndisë. (2 Kronikave 4:2, 6) Ç’kuptim ka sot ky përdorim i ujit për të krishterët?
Apostulli Pavël shpjegoi se Jezui e pastroi kongregacionin e krishterë «nëpërmjet larjes me ujë me anë të fjalës». Ashtu si uji që pastron fizikisht, e vërteta e Fjalës së Perëndisë ka fuqi të pastrojë moralisht dhe frymësisht. Ky pastrim bën që dishepujt e Krishtit të mbeten ‘të shenjtë dhe të patëmetë’. (Efesianëve 5:25-27) Në këtë mënyrë, të gjithë ata që duan pëlqimin e Perëndisë duhet të përpiqen të mbeten moralisht dhe frymësisht «të panjollë [dhe] të patëmetë». (2 Pjetrit 3:11, 14) Si i ndihmon për këtë Fjala e Perëndisë?
Ata që kërkojnë t’i pëlqejnë Perëndisë Jehova, e marrin ujin simbolik nëpërmjet studimit të rregullt të Biblës. Kur njohuria që marrin u prek mendjen dhe zemrën, ngjall tek ata dëshirën e fortë për të zbatuar këshillën e Biblës: «Shndërrohuni, duke përtërirë mendjen tuaj, që të vërtetoni se cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.»—Romakëve 12:2.
Njohuria e saktë për vullnetin e Perëndisë u jep mundësi këtyre njerëzve të dallojnë njollat dhe të metat në sjelljen e në mendimet e tyre. Me kalimin e kohës, ndërsa zbatojnë parimet e Biblës në jetën e tyre, ngjashëm me 1 Korintasve 6:9-11.
ujin, Fjala e Perëndisë i ndihmon ‘të lahen’ edhe nga mëkate të rënda.—Ja si e përjetoi këtë shndërrim një i ri në Spanjë. «Kur isha 18 vjeç, nuk kisha një jetë të lumtur»,—shpjegon Alfonsoja. Ai ishte një i droguar dhe kriminel i regjur. «Më dukej vetja i fëlliqur, për shkak të mënyrës se si e trajtoja trupin tim dhe të tjerët.
Në shkollë më zunë sytë një vajzë të re në moshën time, me një paraqitje të pastër dhe me një pafajësi që e dallonte nga nxënësit e tjerë. Shembulli i saj më zgjoi dëshirën që, si ajo, të bëja një jetë të pastër. Ajo më sugjeroi të ndiqja mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait. Fillova menjëherë të studioja Biblën e të lidhja miqësi me Perëndinë. Brenda një viti, pastrova jetën dhe u pagëzova si një Dëshmitar. Kur panë këtë ndryshim rrënjësor, shumë prindër në lagjen time erdhën e më kërkuan të ndihmoja fëmijët e tyre adoleshentë që drogoheshin.»
Uji që sjell jetën e përhershme
Një herë, Jezui i foli për ‘ujin jetëdhënës’ një gruaje samaritane që po nxirrte ujë nga pusi i Jakobit. Ai tha: «Kush pi nga uji që do t’i jap unë, nuk do të ketë etje kurrën e kurrës. Sepse uji që do t’i jap unë, do të bëhet për të një burim uji që gufon për të dhënë jetë të përhershme.» (Gjoni 4:10, 14) Fjalët e Jezuit tregojnë se ‘uji jetëdhënës’ simbolizon masat që ka marrë Perëndia për jetën, siç shpjegohen në Fjalën e tij, Biblën. Ato u japin mundësi njerëzve që të jetojnë përgjithmonë. Një përbërës i rëndësishëm i këtij uji simbolik është flijimi shpërblyes i Jezu Krishtit. «Perëndia e deshi aq shumë botën,—shpjegoi Jezui,—sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.»—Gjoni 3:16.
Alfonsoja që përmendëm më lart, ka mësuar ta çmojë së tepërmi ‘ujin jetëdhënës’ qëvjen nga Perëndia. Duke folur për ata që vazhduan jetën e krimit e të drogës, ai thotë: «Vëllai im më i madh ka vdekur, e po kështu edhe të gjithë shokët e mi të dikurshëm. Njohuria e Fjalës së Perëndisë më shpëtoi që të mos pësoja të njëjtin fund. Falë masave frymore të Jehovait jam gjallë.» Për më tepër, për shkak të asaj që mësoi nga Fjala e Perëndisë, Alfonsoja mezi pret të gëzojë jetën e pafund në botën e re të premtuar nga Perëndia.—2 Pjetrit 3:13.
Ftesë për të gjithë
Libri i fundit i Biblës përshkruan ‘një lumë me ujin e jetës, të kulluar si kristal, që rridhte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit’. (Zbulesa 22:1) Ky lumë përfaqëson masat që Perëndia ka marrë për ta kthyer jetën përfundimisht në gjendjen e përsosur që gëzonte Adami dhe Eva në fillim të historisë njerëzore.
Zbulesa 22:17) Sot, kjo ftesë po shpallet anembanë tokës. Çdo vit, Dëshmitarët e Jehovait në më shumë se 235 vende kalojnë mbi 1 miliardë orë në predikim për t’i ndihmuar njerëzit që të marrin njohurinë jetëshpëtuese të Biblës.
Pasi përshkruan lumin, tregimi përmban këtë ftesë: «Kush ka etje, le të vijë. Kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.» (A ke edhe ti etje për ujin e jetës? Duke marrë këtë ujë të kulluar si kristal, domethënë, duke mësuar dhe duke zbatuar masat që ka marrë Krijuesi ynë, mund të jesh mes atyre që po «vënë si thesar të sigurt një themel të shkëlqyer për të ardhmen, që të rrokin jetën e vërtetë».—1 Timoteut 6:19.
[Diçitura në faqen 14]
Ashtu si uji që pastron fizikisht, fjala e Perëndisë ka fuqi të pastrojë moralisht dhe frymësisht
[Kutia dhe figurat në faqen 15]
SI SIGUROHEJ UJI NË KOHËT BIBLIKE?
Në kohët biblike, njerëzit bënin përpjekje të jashtëzakonshme për të gjetur burime të sigurta uji. Abrahami dhe Isaku hapën puse pranë Beer-Shebës që të siguronin ujë të mjaftueshëm për familjet dhe kopetë e tyre.—Zanafilla 21:30, 31; 26:18.
Puset e cekëta shpesh thaheshin gjatë verës së gjatë e të nxehtë. Që të siguronin mjaftueshëm ujë, njerëzit duhej të hapnin puse të thella. (Proverbat 20:5) Një pus në Lakish është 44 metra i thellë. Një pus tjetër në Gibeon është mbi 25 metra i thellë dhe 11 metra i gjerë. Të hapësh një pus të tillë, do të thotë të heqësh rreth 3.000 ton gurë gëlqerorë. Gruaja samaritane që vajti të nxirrte ujë nga pusi i Jakobit, i tha Jezuit: «Pusi është i thellë.» Niveli i ujit të këtij pusi mbase ka qenë 23 metra nën sipërfaqen e tokës.—Gjoni 4:11.
Sternat ishin një burim tjetër uji në lashtësi në Lindjen e Mesme. Këto dhoma të nëndheshme mblidhnin ujin e shiut që binte nga tetori deri në prill. Nëpër shpatet e kodrave gërmoheshin kanale që e çonin ujin në sterna. Izraelitët gërmuan sterna të mëdha për të depozituar ujin.—2 Kronikave 26:10.
Të nxjerrësh ujë nga puset dhe sternat ishte, dhe është akoma, një punë e rëndë. Gratë, si Rebeka dhe vajzat e Jetroit, kryenin një shërbim jetësor duke nxjerrë ujë përditë për familjet dhe bagëtinë.—Zanafilla 24:15-20; Dalja 2:16.
[Figura në faqen 15]
Alfonsoja sot, duke predikuar Fjalën e Perëndisë