Jezui i habit dëgjuesit
Për të rinjtë tanë
Jezui i habit dëgjuesit
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur je edhe ti atje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve kryesore. Jetoje tregimin.
ANALIZO NGJARJEN.—LEXO LUKËN 2:41-47.
Sipas vargut 46, për çfarë mendon se diskutuan mësuesit dhe Jezui?
․․․․․
KËRKO MË THELLË.
Si vallë Jezui, edhe pse në moshë aq të vogël, arrinte të bisedonte me udhëheqësit fetarë? Mos ndoshta ngaqë ishte i përsosur, apo kishte ndonjë arsye tjetër?
․․․․․
ANALIZO NGJARJEN.—LEXO LUKËN 2:48-52.
Ç’lloj qëndrimi mendon se shfaqi Jezui kur pyeti: «Pse duhej të më kërkonit?»
․․․․․
Pse jemi të sigurt se Jezui nuk po u fliste prindërve me ironi apo pa respekt?
․․․․․
KËRKO MË THELLË.
Pse Jozefi dhe Maria ishin me të drejtë të shqetësuar?
․․․․․
Megjithëse Jezui ishte i përsosur, pse duhej të vazhdonte t’u nënshtrohej prindërve?
․․․․․
Mendon se Jezui mund të jetë ndier në siklet kur e qortuan në sy të atyre që e admironin?
․․․․․
NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .
Nënshtrimin.
․․․․․
Vlerën e marrjes së njohurisë për Biblën ndërsa je ende i ri. ․․․․․
ÇFARË JU DUKET MË PREKËSE NË KËTË TREGIM BIBLIK DHE PËRSE?
․․․․․