Nga fjala e folur te shkrimet e shenjta—Shkrimi dhe të krishterët e hershëm
Nga fjala e folur te shkrimet e shenjta—Shkrimi dhe të krishterët e hershëm
KUSHEDI sa breza besimtarësh i kanë kushtuar orë të panumërta leximit, studimit dhe analizimit të disa prej shkrimeve më të famshme, atyre të Dhiatës së Re, siç njihen në përgjithësi Shkrimet e Krishtere Greke. Ato shkrime, si dhe pjesa tjetër e Biblës, kanë ndikuar fuqishëm në botën ku jetojmë, kanë përcaktuar moralin dhe etikën e kanë frymëzuar shkrimtarë e artistë. Por mbi të gjitha kanë ndihmuar miliona njerëz, ndoshta edhe ty, që të marrin njohuri të saktë për Perëndinë e për Jezuin.—Gjoni 17:3.
Ungjijtë, si dhe pjesa tjetër e Shkrimeve të Krishtere Greke, nuk u shkruan menjëherë pas vdekjes së Jezuit. Nga sa duket, Mateu e shkroi Ungjillin e tij rreth 7 a 8 vjet më vonë, kurse Gjoni rreth 65 vjet më vonë. Si mundën t’i dokumentonin me saktësi të përsosur fjalët dhe veprat e Jezuit? Është e qartë se fryma e shenjtë e Perëndisë luajti një rol aktiv për t’i drejtuar. (Gjoni 14:16, 26) Por, si u përcollën me saktësi mësimet e Jezuit derisa u bënë pjesë e Shkrimeve të Shenjta?
«Praktikisht analfabetë»?
Gjatë shekullit të kaluar, disa kanë supozuar se dishepujt e hershëm të Jezuit ka mundësi t’i kenë përcjellë mësimet dhe veprat e tij gojarisht, jo me shkrim. Për shembull, një studiues thotë: «Ka një hendek prej disa dekadash ndërmjet shërbimit publik të Jezuit dhe hedhjes me shkrim të fjalëve të tij nga autorët e Ungjijve. Gjatë kësaj kohe, ajo që dihej për Jezuin është përcjellë gojarisht.» Madje disa kërkues argumentojnë se dishepujt e Jezuit «ishin praktikisht analfabetë». * Jo vetëm kaq, por thonë se gjatë dekadave që u përcollën gojarisht, tregimet për shërbimin e Jezuit u ekzagjeruan, u përshtatën ose u përpunuan. Sipas tyre, ajo që erdhi si pasojë nuk ishte aspak një tregim i saktë i ngjarjeve.
Një teori tjetër që mbështetin disa studiues, është se dishepujt judenj që ishin afër Jezuit ndoshta kanë ndjekur metodën rabinike të mësimdhënies, domethënë mësimin përmendësh me anë të përsëritjes, dhe kjo ndihmoi që të përcilleshin saktë gojarisht. A i përcollën vetëm gojarisht ato mësime dishepujt? Apo mund të ketë luajtur rol shkrimi në ruajtjen e tregimit për shërbimin e Jezuit? Edhe pse s’mund të jemi qind për qind të sigurt, ka mundësi që shkrimi të ketë luajtur këtë rol.
Shkrimi përdorej në jetën e përditshme
Në shekullin e parë, njerëz të çdo lloji dinin të shkruanin e të lexonin. Për këtë, Alan Milardi, profesor i hebraishtes dhe i gjuhëve të lashta semitike, u shpreh: «Shkrimi në greqisht, aramaisht dhe hebraisht ishte shumë i përhapur dhe vërehej në të gjitha shtresat e shoqërisë.» Pastaj shtoi: «Në këtë mjedis punoi Jezui.»
Lidhur me pohimin se tekstet e Ungjijve «u shkruan në një shoqëri krejt analfabete», profesor Milardi shkruan: «Ky nuk është një përshkrim i saktë, [pasi] pothuajse kudo dinin të shkruanin. . . . Si pasojë, në përgjithësi kishte të pranishëm që mund ta hidhnin me shkrim diçka që dëgjonin, që ta kishin për vete ose për të tjerët.»
Me sa duket, përdoreshin gjerësisht pllakat prej dylli për të shkruar informacione. Një shembull të kësaj e gjejmë në kapitullin e të Lukës. Zakarinë, i cili përkohësisht e kishte humbur të folurit, e pyetën ç’emër donte t’i vinte të birit. Në parëvargun 63 lexojmë: «Ai kërkoi [me sa duket me gjeste] një pllakë shkrimi dhe shkroi: ‘Emri i tij është Gjon.’» Fjalorët biblikë shpjegojnë se shprehja «pllakë shkrimi» mund t’i referohej një pllake druri të lyer ndoshta me dyll. Ndonjë i pranishëm mund të ketë pasur me vete një pllakë shkrimi, që ia dha Zakarisë për të shkruar.
Një shembull tjetër ilustron se pllakat e shkrimit dhe përdorimi i tyre njiheshin gjerësisht në atë kohë. Te Veprat lexojmë se Pjetri po fliste para një turme në zonën e tempullit dhe u bëri thirrje: «Pendohuni . . . që t’ju fshihen mëkatet.» (Veprat 3:11, 19) Fjala «fshihen» vjen nga një folje greke që do të thotë «shuaj, shlyej». Një fjalor teologjik shpjegon: «Koncepti që përcjell folja këtu e ndoshta edhe në raste të tjera, është pa dyshim sheshimi i sipërfaqes së pllakës së shkrimit prej dylli, për ta përdorur përsëri.»—The New International Dictionary of New Testament Theology.
Gjithashtu, tregimet e Ungjijve na shpjegojnë se mes dishepujve të Jezuit dhe turmave që e dëgjonin, kishte njerëz që do ta kenë përdorur shkrimin në punën e tyre. Për shembull, ishin taksambledhësit Mate dhe Zake (Mateu 9:9; Luka 19:2); një nga të parët e sinagogës (Marku 5:22); një centurion (oficer ushtrie) (Mateu 8:5); Joana, e shoqja e një zyrtari të lartë të Herod Antipës (Luka 8:3); si dhe skribë, farisenj, saducenj e pjesëtarë të Sinedrit. (Mateu 21:23, 45; 22:23; 26:59) Pa dyshim, shumë prej dishepujve dhe apostujve të Jezuit, për të mos thënë të gjithë, dinin të shkruanin.
Studiues, mësues dhe shkrimtarë
Që të ishin mësues të krishterë, dishepujt jo vetëm që duhej të dinin ç’tha e ç’bëri Jezui, por edhe të kuptonin si zbatoheshin për Krishtin Ligji dhe profecitë e Shkrimeve Hebraike. (Veprat 18:5) Vlen të përmendim një takim që dokumentoi Luka, takimin e Jezuit me disa nga dishepujt e tij, pak pasi u ringjall. Ç’bëri Jezui në atë rast? «Duke nisur që nga Moisiu deri te gjithë profetët, u shpjegoi në të gjitha Shkrimet gjërat që kishin të bënin me të.» Pak më pas, Jezui u tha dishepujve: «‘Kur isha ende me ju, ju thashë se të gjitha gjërat e shkruara për mua te ligji i Moisiut, te Profetët dhe te Psalmet do të përmbusheshin.’ Atëherë ua hapi plotësisht mendjet, që të kapnin domethënien e Shkrimeve.» (Luka 24:27, 44, 45) Më vonë, dishepujve «u erdhi ndër mend» se Jezui ua kishte shpjeguar këto gjëra.—Gjoni 12:16.
Nga këto tregime kuptojmë se apostujt dhe dishepujt duhet t’i jenë kushtuar me zell shqyrtimit dhe studimit të Shkrimeve, që të kuptonin plotësisht domethënien e atyre që shihnin e dëgjonin për Zotërinë Luka 1:1-4; Veprat 17:11) Heri Y. Gembli, profesor i studimeve fetare në Universitetin e Virxhinias, shkruan për këtë: «S’ka se si të dyshojmë se që nga fillimi kishte të krishterë, mbase grupe të tilla, që i kushtoheshin studimit të thellë dhe interpretimit të shkrimeve judaike, duke nxjerrë prej tyre garancitë [provat] me shkrim për bindjet e krishtere e duke i vënë në dispozicion ato shkrime për predikimin e krishterë.»
e tyre, Jezu Krishtin. (E gjithë kjo tregon se dishepujt e hershëm të Jezuit nuk u mbështetën vetëm te fjala e folur, por u zhytën thellë në studim, lexim e shkrim. Ata ishin studiues, mësues dhe shkrimtarë. Mbi të gjitha, ishin njerëz me besim të fortë te Perëndia, që u mbështetën te fryma e shenjtë për drejtim. Jezui i siguroi se ‘fryma e së vërtetës’ ‘do t’u sillte ndër mend të gjitha gjërat që ai u kishte thënë’. (Gjoni 14:17, 26) Fryma e shenjtë e Perëndisë i ndihmoi të kujtonin dhe të shkruanin atë që tha e që bëri Jezui, madje edhe fragmente të gjata, si Predikimi në Mal. (Mateu, kapitujt 5-7) Gjithashtu, fryma i drejtoi shkrimtarët e Ungjijve të dokumentonin raste se si ndihej Jezui dhe fjalët që tha në lutje.—Mateu 4:2; 9:36; Gjoni 17:1-26.
Pra, ndërkohë që shkrimtarët e Ungjijve përdorën pa dyshim edhe burime gojore, edhe të shkruara, gjërat që dokumentuan kishin një burim shumë më të besueshëm dhe tejet të lartë: vetë Perëndinë Jehova. Prandaj, mund të kemi besim absolut se «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia» e mund të na mësojë e të na drejtojë të bëjmë gjëra që i pëlqejnë atij.—2 Timoteut 3:16.
[Shënimi]
[Diçitura në faqen 14]
Ndër dishepujt e Jezuit kishte njerëz që do ta kenë përdorur shkrimin në punën e tyre
[Diçitura në faqen 15]
Fryma e shenjtë e Perëndisë i ndihmoi dishepujt e hershëm të Jezuit të kujtonin e të shkruanin ato që tha e që bëri ai
[Kutia dhe figura në faqen 15]
A ishin analfabetë apostujt?
Kur krerët e judenjve dhe pleqtë e Jerusalemit «panë se Pjetri e Gjoni flitnin me guxim dhe kuptuan se ishin njerëz të pashkolluar e të thjeshtë, u çuditën». (Veprat 4:13) A ishin vërtet të pashkolluar ose analfabetë apostujt? Për këtë pohim, një vepër biblike referimi komenton: «Me siguri këto terma nuk duhen marrë në kuptim të mirëfilltë, sikur Pjetri [dhe Gjoni] të ishin pa shkollë e të mos dinin të shkruanin e të lexonin. Ato thjesht nxjerrin në pah dallimin e thellë klasor mes apostujve dhe atyre që po i gjykonin.»—The New Interpreter’s Bible.
[Figura në faqen 13]
«Ai kërkoi një pllakë shkrimi dhe shkroi: ‘Emri i tij është Gjon’»
[Figura në faqen 13]
Një pllakë shkrimi prej dylli dhe mjetet e shkrimit, nga shekulli i parë ose i dytë i e.s.
[Burimi]
© British Museum/Art Resource, NY