Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një Krijues i denjë për lëvdim

Një Krijues i denjë për lëvdim

Afrojuni Perëndisë

Një Krijues i denjë për lëvdim

Zbulesa 4:11

A KENI menduar ndonjëherë cili është kuptimi i jetës? Ata që besojnë se jeta ka ardhur nga evolucioni i rastësishëm, rropaten më kot për përgjigjen. Por nuk ndodh kështu me ata që pranojnë të vërtetën e provuar se Perëndia Jehova është Burimi i jetës. (Psalmi 36:9) Ata e dinë se Perëndia na krijoi me një qëllim. Këtë qëllim e gjejmë te Zbulesa 4:11. Le të shohim se si e shpjegojnë ekzistencën tonë këto fjalë të shkruara nga apostulli Gjon.

Gjoni përshkruan një kor qiellor që lartëson Perëndinë: «Ti je i denjë, o Jehova, Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti krijove gjithçka dhe falë vullnetit tënd ato ekzistuan dhe u krijuan.» Vetëm Jehovai është i denjë ose meriton një nderim të tillë. Përse? Sepse ai ‘krijoi gjithçka’. Po atëherë, për çfarë duhet të nxiten krijesat e tij me aftësi për të arsyetuar?

Në shkrim thuhet se Jehovai është i denjë «të marrë» lavdi, nderim dhe fuqi. Pa dyshim, ai është Personi më i lavdishëm, më i nderuar dhe më i fuqishëm në univers. Por shumica e njerëzve nuk e pranojnë se është Krijuesi i gjithçkaje. Megjithatë, ka njerëz që i shohin qartë «cilësitë e tij të padukshme» nga gjërat që ka bërë. (Romakëve 1:20) Me zemër plot mirënjohje nxiten t’i japin Jehovait lavdi dhe nderim. Ata i shpallin kujtdo që dëgjon, dëshmitë mbresëlënëse se Jehovai është ai që bëri gjithçka në mënyrë të mrekullueshme dhe për këtë arsye meriton respektin tonë të thellë.​—Psalmi 19:1, 2; 139:14.

Por, si merr fuqi Jehovai nga adhuruesit e tij? Kuptohet, asnjë krijesë nuk mund t’i japë fuqi Krijuesit të plotfuqishëm. (Isaia 40:25, 26) Megjithatë, ngaqë jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, zotërojmë deri në njëfarë mase cilësitë e tij, ndër të cilat edhe fuqinë. (Zanafilla 1:27) Nëse i çmojmë vërtet gjërat që ka bërë Krijuesi ynë për ne, do të motivohemi t’i përdorim fuqinë dhe energjitë për ta nderuar e lëvduar. Ne nuk i harxhojmë energjitë vetëm për interesat vetjake, përkundrazi, mendojmë se Perëndia Jehova meriton gjithë fuqinë tonë ndërsa i shërbejmë.—Marku 12:30.

Atëherë, pse ekzistojmë? Përgjigjen na e jep pjesa e fundit e Zbulesës 4:11: «Falë vullnetit tënd ato [gjithë gjërat e krijuara] ekzistuan dhe u krijuan.» Ne nuk erdhëm vetë në jetë. Ekzistojmë falë vullnetit të Perëndisë. Kjo është arsyeja përse një jetë egoiste është e zbrazët dhe pa kuptim. Për të gjetur paqe të brendshme, gëzim e kënaqësi në jetë, duhet të mësojmë cili është vullneti i Perëndisë e të jetojmë në përputhje me të. Vetëm atëherë do të zbulojmë qëllimin përse u krijuam dhe ekzistojmë.​—Psalmi 40:8.

[Burimi i figurës në faqen 31]

NASA, ESA, and A. Nota (STScI)