A interesohet Perëndia për mua?
A interesohet Perëndia për mua?
Përgjigjet e zakonshme:
▪ «Perëndia s’ka nge të merret me hallet e mia.»
▪ «Nuk mendoj se interesohet për mua.»
Çfarë tha Jezui?
▪ «A nuk shiten pesë harabela për dy qindarka? E megjithatë asnjë nga ata nuk harrohet përpara Perëndisë. Megjithatë, edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara. Mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.» (Luka 12:6, 7) Pa dyshim, Jezui tregoi se Perëndia interesohet për ne.
▪ «Mos jini kurrë në ankth e mos thoni: ‘Ç’do të hamë?’ ose ‘Ç’do të pimë?’ ose ‘Çfarë do të veshim?’ Sepse të gjitha këto i kërkojnë me etje kombet, por Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.» (Mateu 6:31, 32) Jezui besonte se Perëndia i di nevojat tona si individë.
BIBLA e thotë shkoqur se Perëndia interesohet për ne. (Psalmi 55:22; 1 Pjetrit 5:7) Atëherë pse kemi kaq shumë vuajtje? Nëse Perëndia është i dashur dhe i gjithëpushtetshëm, pse nuk bën diçka që t’u japë fund vuajtjeve?
Përgjigjja përfshin një fakt që nuk njihet shumë: sundimtari i kësaj bote të ligë është Satana Djalli. Kur po tundonte Jezuin, Satanai i ofroi të gjitha mbretëritë e botës dhe i tha: «Unë do të të jap autoritet mbi të gjitha këto dhe lavdinë e tyre, sepse më është dhënë, dhe unë ia jap kujtdo që dua.»—Luka 4:5-7.
Kush e bëri Satanain sundimtar të botës? Kur prindërit tanë të parë, Adami dhe Eva, dëgjuan zërin e Satanait dhe i kthyen shpinën Perëndisë, me fjalë të tjera zgjodhën Satanain si sundimtar. Që prej atij rebelimi, Perëndia Jehova me durim ka lejuar kohë për të treguar se sundimi i Satanait është një dështim i plotë. Jehovai nuk i ka detyruar njerëzit t’i shërbejnë, por ka hapur rrugën që të kthehen tek ai.—Romakëve 5:10.
Ngaqë interesohet për ne, Perëndia ka marrë masa që Jezui të na çlirojë nga sundimi i Satanait. Në të ardhmen e afërt, Jezui ‘do të asgjësojë atë që ka mjetet për të shkaktuar vdekjen, domethënë Djallin’. (Hebrenjve 2:14) Kështu ‘do të zhbëjë veprat e Djallit’.—1 Gjonit 3:8.
Parajsa do të rivendoset këtu në tokë. Atëherë Perëndia ‘do të fshijë çdo lot nga sytë e [njerëzve]. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme do të kenë shkuar’.—Zbulesa 21:4, 5. *
[Shënimi]
^ par. 12 Për më shumë informacion se përse i lejon Perëndia vuajtjet, shih kapitullin 11 në librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
[Diçitura në faqen 8]
Parajsa do të rivendoset këtu në tokë