Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A pranon Perëndia çdo lloj adhurimi?

A pranon Perëndia çdo lloj adhurimi?

A pranon Perëndia çdo lloj adhurimi?

Përgjigjet e zakonshme:

▪ «Të gjitha fetë janë rrugë që të çojnë te Zoti.»

▪ «S’ka rëndësi çfarë beson, mjaft që të jesh i sinqertë.»

Çfarë tha Jezui?

▪ «Hyni nga porta e ngushtë, sepse e gjerë dhe e hapët është rruga që të çon në shkatërrim, dhe shumë hyjnë nga ajo. Por e ngushtë është porta dhe e kufizuar rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë.» (Mateu 7:13, 14) Jezui nuk besonte se të gjitha fetë të çojnë te Perëndia.

▪ «Shumë do të më thonë atë ditë: ‘Zotëri, Zotëri, a nuk profetizuam në emrin tënd, a nuk dëbuam demonë në emrin tënd dhe a nuk kryem shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’ E megjithatë do t’u them atyre: ‘Kurrë nuk ju kam njohur. Largohuni nga unë, ju që bëni paligjshmëri!’» (Mateu 7:22, 23) Jezui nuk i pranon të gjithë ata që thonë se i shërbejnë.

SHUMË njerëz fetarë janë të lidhur ngushtë me bindjet dhe traditat e tyre. Po çfarë ndodh nëse këto mësime nuk janë në përputhje me atë që gjendet në Fjalën e Perëndisë, në Bibël? Jezui tregoi pse është e rrezikshme të ndjekësh traditat e sajuara nga njerëzit kur u tha udhëheqësve fetarë të ditëve të tij: «E keni bërë fjalën e Perëndisë të pavlefshme, për shkak të traditës suaj.» Pastaj citoi këto fjalë të Perëndisë: «Ky popull më nderon me buzë, e megjithatë zemra e tyre është larguar shumë nga unë. Më kot vazhdojnë të më adhurojnë, sepse mësimet e tyre janë thjesht urdhërime njerëzish.»—Mateu 15:1-9; Isaia 29:13.

Nuk kanë rëndësi vetëm bindjet, por edhe sjellja. Për disa që pohojnë se adhurojnë Perëndinë, Bibla thotë: «Ata shpallin publikisht se e njohin Perëndinë, por e mohojnë atë me veprat e tyre.» (Titit 1:16) Në fakt, Bibla thotë për ata që jetojnë në kohën tonë: «Në vend që të duan Perëndinë, do të duan kënaqësinë. Edhe pse do të hiqen sikur janë fetarë, feja e tyre nuk do të jetë e vërtetë. Mos u përziej fare me këta njerëz.»—2 Timoteut 3:4, 5, Contemporary English Version.

Vërtet që duhet sinqeritet, por nuk mjafton vetëm kaq. Pse? Një njeri mund ta ketë gabim, ndonëse është i sinqertë. Prandaj njohuria e saktë për Perëndinë është jetësore. (Romakëve 10:2, 3) Nëse marrim këtë njohuri dhe veprojmë në përputhje me atë që thotë Bibla, do t’i pëlqejmë Perëndisë. (Mateu 7:21) Pra, feja e vërtetë përfshin motivin e duhur, bindjet e duhura dhe veprimet e duhura. Veprimet e duhura nënkuptojnë të bëjmë vullnetin e Perëndisë çdo ditë.—1 Gjonit 2:17.

Nëse dëshironi të dini më shumë për atë që thotë Bibla për Perëndinë, lidhuni me Dëshmitarët e Jehovait për një studim biblik pa pagesë.

[Diçitura në faqen 9]

Feja e vërtetë përfshin motivin e duhur, bindjet e duhura dhe veprimet e duhura