Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Data më e rëndësishme në histori

Data më e rëndësishme në histori

Data më e rëndësishme në histori

Është data kur vdiq Jezu Krishti. Pse ishte kaq e rëndësishme vdekja e Jezuit? Ka disa arsye.

Besnikëria e Jezuit deri në vdekje tregoi se një njeri mund të mbajë integritetin ndaj Perëndisë.

Gjithashtu, vdekja e Krishtit u dha mundësi disa njerëzve që të bëhen bashkësundimtarë me të në qiell. Veç kësaj, hapi rrugën që edhe shumë të tjerë të kenë jetën e përhershme në një parajsë tokësore.

Natën para se të vdiste, Jezui përdori bukë pa maja dhe verë të kuqe si simbole të flijimit të tij njerëzor, që është shprehje e dashurisë së tij. Pastaj u tha dishepujve: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.» (Luka 22:19) A do ta kujtoni edhe ju këtë ngjarje të rëndësishme?

Dëshmitarët e Jehovait ju ftojnë me përzemërsi që bashkë me ta të kremtoni Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Këtë vit, data e Përkujtimit është të enjten, më 9 prill, pas perëndimit të diellit. Mund ta ndiqni në Sallën e Mbretërisë që është më afër shtëpisë suaj. Për këtë, ju lutemi pyetni Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj, që të dini vendin dhe orën e saktë.