1 Zhvilloni besimin te Bibla
1 Zhvilloni besimin te Bibla
«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr.»—2 Timoteut 3:16.
CILA ËSHTË SFIDA? Shumë thonë se Bibla nuk është veçse një libër i shkruar nga njerëz të mençur. Disa besojnë se nuk është e saktë nga ana historike. Të tjerë pohojnë se këshillat e Biblës nuk janë praktike ose u ka kaluar koha.
SI MUND TA KAPËRCENI KËTË SFIDË? Shpesh, ata që vënë në dyshim besueshmërinë ose dobinë e Biblës, nuk e kanë shqyrtuar vetë këtë çështje. Thjesht përsëritin atë çka thonë të tjerët. Por, Bibla paralajmëron: «Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale, por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij.»—Proverbat 14:15.
Në vend që të pranoni verbërisht atë çka thonë të tjerët, pse të mos ndiqni shembullin e të krishterëve të shekullit të parë që jetonin në Bere, në veri të Greqisë së sotme. Ata nuk pranonin thjesht atë që u thoshin të tjerët. Përkundrazi, njiheshin për faktin se «i shqyrtonin me kujdes Shkrimet, për të parë nëse ato gjëra ishin ashtu». (Veprat 17:11) Le të shqyrtojmë shkurtimisht dy arsye pse mund të kemi besim se Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë.
Bibla është e saktë nga ana historike. Gjatë viteve, skeptikët kanë sfiduar dhe vazhdojnë të sfidojnë saktësinë e Biblës në lidhje me emra njerëzish dhe vendesh që përmend ajo. Por, vazhdimisht dëshmitë kanë treguar se ky skepticizëm është i pathemeltë dhe se Bibla është e besueshme.
Për shembull, dikur studiuesit dyshonin për ekzistencën e mbretit asirian, Sargonit, i cili përmendet tek Isaia 20:1. Por, në vitet 40 të shekullit të 19-të, arkeologët filluan të nxirrnin në dritë pallatin e këtij mbreti. Tani, Sargoni është një nga mbretërit më të njohur asirianë.
Kritikët vinin në dyshim ekzistencën e Ponc Pilatit, guvernatorit romak që urdhëroi vrasjen Mateu 27:1, 22-24) Por, në vitin 1961, pranë qytetit të Cezaresë në Izrael u zbulua një gur ku ishte shkruar emri dhe rangu i Pilatit.
e Jezuit. (Në lidhje me saktësinë historike të Biblës, në numrin e 25 tetorit 1999 të revistës U.S.News & World Report, thuhej: «Në mënyra të jashtëzakonshme arkeologjia e sotme ka vërtetuar saktësinë historike të pjesëve kryesore të Dhiatës së Vjetër e të Re—duke provuar pjesë kyçe të historisë së patriarkëve të Izraelit, Daljen [e izraelitëve nga Egjipti], monarkinë davidike dhe jetën e njerëzve në kohën e Jezuit.» Megjithëse besimi te Bibla nuk varet nga zbulimet arkeologjike, pikërisht një saktësi të tillë historike do të prisnit nga një libër i frymëzuar nga Perëndia.
Mençuria praktike që gjendet në Bibël, u sjell dobi njerëzve të çdo lloji. Shumë kohë para zbulimit të mikroorganizmave dhe të rolit të tyre në përhapjen e sëmundjeve, Bibla këshillonte marrjen e masave higjienike që janë të dobishme edhe sot. (Levitiku 11:32-40; Ligji i përtërirë 23:12, 13) Kur pjesëtarët e një familjeje zbatojnë këshillat biblike se si të sillen me njëri-tjetrin, janë më të lumtur. (Efesianëve 5:28–6:4) Kush jeton sipas parimeve biblike, mund të bëhet punëtor më i ndërgjegjshëm ose punëdhënës më i arsyeshëm. (Efesianëve 4:28; 6:5-9) Zbatimi i parimeve biblike është i dobishëm edhe për shëndetin emocional. (Proverbat 14:30; Efesianëve 4:31, 32; Kolosianëve 3:8-10) Pikërisht këshilla të tilla praktike do të prisnim nga Krijuesi ynë.
CILI ËSHTË SHPËRBLIMI? Mençuria që gjendet në Bibël mund të bëjë të mençur madje edhe një të papërvojë. (Psalmi 19:7) Gjithashtu, kur kemi krijuar besim te Bibla, ajo, si asnjë libër tjetër, mund të na ndihmojë që të bëjmë hapin tjetër për të pasur besim më të fortë.
Për më shumë informacion, shih kapitullin 2, «Bibla—Një libër nga Perëndia», që gjendet te libri Çfarë mëson vërtet Bibla? *
[Shënimi]
^ par. 12 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.