Një njeri që kishte besim te premtimet e Perëndisë
Për të rinjtë tanë
Një njeri që kishte besim te premtimet e Perëndisë
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur je edhe ti atje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve kryesore.
ANALIZO NGJARJEN.—LEXO ZANAFILLËN 12:1-4; 18:1-15; 21:1-5; 22:15-18.
Përshkruaj si mund të jetë ndier Abrahami, kur dëgjoi premtimin që i bëri Perëndia se do të bëhej paraardhës i ‘një fare’ që do t’i sillte bekime gjithë botës.
․․․․․
Si i imagjinon tre vizitorët e përshkruar te Zanafilla 18:2?
․․․․․
Si i imagjinon veprimet e përshkruara te Zanafilla 18:6-8? (Ki parasysh që në atë kohë Abrahami ishte gati 100 vjeç.)
․․․․․
KËRKO MË THELLË.
Sa kohë kaloi që nga momenti kur Jehovai i premtoi Abrahamit një djalë e deri kur lindi Isaku? (Lexo përsëri Zanafillën 12:4 dhe 21:5.)
․․․․․
Çfarë i tha Jehovai herë pas here Abrahamit gjatë asaj periudhe që ta siguronte për premtimin? (Lexo Zanafillën 12:7; 13:14-17; 15:1-5, 12-21; 17:1, 2, 7, 8, 15, 16.)
․․․․․
Çfarë bëri Jehovai për Abrahamin kur ky shfaqi njëfarë pasigurie nëse do të kishte një djalë? (Lexo përsëri Zanafillën 15:3-5, 12-21.)
․․․․․
Si i zbuloi Jehovai hap pas hapi hollësitë për ‘farën’?
․․․․․
NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .
Nevojën që të kesh besim te premtimet e Perëndisë.
․․․․․
Mënyrën si Jehovai e tregon hap pas hapi vullnetin e tij.
․․․․․
ÇFARË TË PREK MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?
․․․․․