Miti 1: Shpirti është i pavdekshëm
Nga e ka origjinën ky mit?
«Filozofët e hershëm të krishterë përvetësuan konceptin grek të pavdekësisë së shpirtit dhe idenë se shpirti krijohet nga Perëndia e pastaj futet në trup gjatë ngjizjes.»—The New Encyclopædia Britannica (1988), vëllimi 11, faqja 25.
Çfarë thotë Bibla?
«Shpirti që mëkaton ka për të vdekur.»—Ezekieli 18:4, Diodati i Ri.
Bibla thotë për krijimin e shpirtit të parë njerëzor: «Perëndia Jehova formoi njeriun nga pluhuri i tokës dhe i fryu në vrimat e hundës frymën e jetës, dhe njeriu u bë një shpirt [hebraisht, néphesh] i gjallë.»—Zanafilla 2:7.
Fjala hebraike néphesh, e përkthyer «shpirt», ka kuptimin ‘një krijesë që merr frymë’. Kur Perëndia krijoi njeriun e parë Adamin, nuk futi tek ai një shpirt të pavdekshëm, por forcën e jetës, e cila mbështetet nga frymëmarrja. Prandaj, në kuptimin biblik, «shpirti» i referohet të gjithë qenies së gjallë. Nëse ndahet nga forca e jetës që u dha në fillim nga Perëndia, shpirti vdes.—Zanafilla 3:19; Ezekieli 18:20.
Doktrina e pavdekësisë së shpirtit ngre disa pyetje: ku shkojnë shpirtrat pas vdekjes? Ç’ndodh me shpirtrat e të ligjve? Kur të ashtuquajturit të krishterë përvetësuan mitin e shpirtit të pavdekshëm, si pasojë pranuan një mit tjetër—ferrin e zjarrtë.
Krahasoni këto vargje biblike: Eklisiastiu 3:19; Mateu 10:28; Veprat 3:23
E VËRTETA:
Kur njeriu vdes, nuk ekziston më