‘Koha e caktuar’ është afër
‘Koha e caktuar’ është afër
ASHTU si profeti Habakuk, edhe dishepujt e Jezuit dëshironin me zjarr të shihnin fundin e vuajtjeve. Pasi mësuan se Mbretëria e Perëndisë do t’i rregullonte gjërat në tokë, ata e pyetën Jezuin: «Kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e pranisë sate [si Mbret] dhe e përfundimit të sistemit?» (Mateu 24:3) Si përgjigje, Jezui tha se vetëm Perëndia Jehova e dinte kohën e saktë se kur Mbretëria do ta merrte plotësisht nën kontroll tokën. (Mateu 24:36; Marku 13:32) Megjithatë, Jezui dhe të tjerë parathanë disa zhvillime që do të tregonin se koha ishte afër.—Shih kutinë djathtas.
A nuk je dakord se sot këto gjëra janë më se të zakonshme? Jezui paratha edhe një vepër arsimimi që do të kryhej në mbarë tokën. Ai tha: «Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.»—Mateu 24:14.
Pikërisht kjo po ndodh sot. Këtë vepër po e kryejnë Dëshmitarët e Jehovait. Në rreth 236 vende, mbi shtatë milionë Dëshmitarë po u thonë njerëzve ç’do të bëjë Mbretëria dhe po i ndihmojnë të plotësojnë kërkesat e drejta të Perëndisë, vullneti i të cilit është t’u japë fund vuajtjeve e dhembjeve. Vazhdo të mësosh për Mbretërinë e Perëndisë dhe do të kesh shpresën të jetosh përgjithmonë në një botë pa vuajtje.
[Kutia në faqen 8]
Shkrime që tregojnë për ditët e fundit
• Luftëra pa precedent
• Tërmete të mëdha
• Mungesa ushqimi
• Murtaja
• Rritet paligjshmëria
• Ftohet dashuria
• Rrënim i tokës
• Dashuri e tepërt për paratë
• Mosbindje ndaj prindërve
• Dashuri e tepruar për veten
• Mungesë e përzemërsisë së natyrshme
• Njerëzit nuk janë të gatshëm për asnjë marrëveshje
• Mungesë vetëkontrolli në çdo nivel të shoqërisë
• Gjithandej njerëzit nuk kanë më dashuri për mirësinë
• Njerëzit duan kënaqësinë më tepër se Perëndinë
• Shumë veta në mënyrë hipokrite thonë se janë të krishterë
• Shumë profetë të rremë
• Përndjekje e të krishterëve të vërtetë
• Njerëzit nuk u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve biblike
[Figura në faqen 8]
Në mbarë tokën, Dëshmitarët e Jehovait u mësojnë të tjerëve për Mbretërinë e Perëndisë