Çfarë mendon Perëndia për alkoolin?
Çfarë mendon Perëndia për alkoolin?
KRIJUESI ynë, i cili do më të mirën për ne, nuk na pengon që të pimë alkool me masë. * Përkundrazi, ai na ka dhënë «verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra e tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut». (Psalmi 104:15, Diodati i Ri [Dio]) Në një rast, Jezu Krishti ia shtoi gëzimin një dasme duke kthyer ujin në «verën më të mirë».—Gjoni 2:3-10, Dio.
Kuptohet se Krijuesi e di me saktësi si ndikon alkooli në funksionimin e trupit dhe të trurit. Përmes faqeve të Biblës, Ati ynë qiellor ‘na mëson se si të nxjerrim dobi për vete’ dhe na paralajmëron seriozisht për rrezikun e abuzimit me pijet e forta. (Isaia 48:17) Vër re këto paralajmërime të drejtpërdrejta:
«Mos u dehni me verë, në të cilën ka shfrenim.» (Efesianëve 5:18) «Pijanecët . . . nuk do të kenë pjesë në mbretërinë e Hyut.» (1 Korintasve 6:9-11, Simon Filipaj) Fjala e Perëndisë e dënon ‘të dehurit, grykësinë dhe gjëra të ngjashme me këto’.—Galatasve 5:19-21, Dio.
Le të shqyrtojmë disa nga rreziqet e teprimit me alkoolin.
Rreziqet e teprimit me alkoolin
Edhe pse mund të bëjë mirë, alkooli përmban përbërës të fuqishëm që ndryshojnë funksionimin e mendjes dhe të trupit. Përdorimi me tepri i alkoolit mund të shkaktojë problemet e mëposhtme:
Pirja me tepri errëson gjykimin dhe si pasojë një njeri ‘nuk do të jetë në gjendje të mendojë me kthjelltësi’. (Proverbat 23:33, Today’s English Version [TEV]) Aleni, i përmendur në artikullin e mëparshëm, i cili pinte shumë, shpjegon: «Alkoolizmi si sëmundje ndikon jo vetëm te trupi, por edhe te mënyra si mendon dhe qëndrimet që ke. Nuk mendon fare për dëmin që u shkakton të tjerëve.»
Nga alkooli i tepërt mund ta humbasësh më lehtë vetëkontrollin. Shkrimet na paralajmërojnë: Hozea 4:11) Si? Nën ndikimin mashtrues të alkoolit, mendimet dhe dëshirat që normalisht i shtypim, mund të fillojnë të duken më se të pranueshme, madje joshëse. Vendosmëria jonë për të bërë atë që është e drejtë mund të dobësohet. Alkooli mund të minojë normat morale, dhe si pasojë rrënohet marrëdhënia që kemi me Perëndinë.
«Vera dhe mushti ia heqin njeriut motivin e mirë.» (Për shembull, Xhoni u grind me gruan e tij dhe iku gjithë nerva në një lokal. Pasi kishte kthyer ca gota për t’u qetësuar, iu afrua një grua. Pas ca gotash të tjera, Xhoni u largua me këtë grua dhe kreu kurorëshkelje. Më pas, Xhonit i erdhi shumë keq që bëri diçka që as do ta kishte çuar nëpër mend, po të mos kishte humbur vetëkontrollin nga alkooli.
Teprimi me pijen mund të çojë në fjalë e veprime të pakontrolluara. «A do ta dish se kush rënkon vazhdimisht dhe i vjen keq për veten? Se kush ka gjithnjë grindje?—pyet Bibla.—Janë ata që rrinë natën vonë duke pirë verë dhe që nuk lënë rast pa provuar çdo pije të re.» (Proverbat 23:29, 30, ECM) Nëse pi tepër, ‘mund të ndihesh sikur je në oqean, të ka zënë deti, dhe po lëkundesh lart te litarët e një anijeje që përkundet’. (Proverbat 23:34, TEV) Ai që e tepron me alkoolin, mund të zgjohet në mëngjes dhe të thotë: «Dikush më ka rrahur dhe unë nuk kam vënë re asgjë!»—Proverbat 23:35, ECM.
Teprimi në të pirë mund të dëmtojë shëndetin. «Në fund [alkooli] kafshon si një gjarpër.» (Proverbat 23:32, Dio) Shkenca mjekësore e ka vërtetuar mençurinë e këtij proverbi të lashtë. Alkooli në sasi të mëdha është një toksinë që mund të jetë vdekjeprurëse, pasi mund të shkaktojë kancere të ndryshme, hepatitin alkoolik, cirrozën e mëlçisë, pankreatitin, nivel të ulët të sheqerit në gjak te diabetikët, sindromin fetal nga alkooli, iktus ose pamjaftueshmëri funksionale të zemrës—dhe këto janë vetëm disa nga pasojat. Madje, edhe vetëm një rast teprimi me pijen mund të çojë në komë ose në vdekje. Megjithatë, pasojat më serioze të teprimit me alkoolin nuk përmenden në librat e mjekësisë.
Rreziku më i madh. Edhe pse dikush mund të mos dehet, pirja pa masë paraqit rreziqe për marrëdhënien tonë me Perëndinë. Bibla thotë qartë: «Mjerë ata që çohen herët në mëngjes për të kërkuar pije dehëse, që rrinë deri vonë Isaia 5:11, 12.
në muzgun e mbrëmjes aq sa i ndez vera!» Pse? Isaia shpjegon se si ndikon pirja pa masë në marrëdhënien me Perëndinë: «Për veprën e Jehovait nuk duan t’ia dinë dhe nuk u intereson ajo që bënë duart e tij.»—Fjala e Perëndisë na këshillon ‘të mos rrimë me ata që pinë verë me tepri’. (Proverbat 23:20) Gratë e moshuara paralajmërohen të mos jenë «skllave të verës së shumtë». (Titit 2:3) Pse jo? Dalëngadalë—shpesh pa e kuptuar—njerëzit fillojnë të pinë pak më tepër dhe gjithnjë e më shpesh. Ata mund të arrijnë deri aty sa të mendojnë: «Kur do të zgjohem, që të vete e të kërkoj edhe më?» (Proverbat 23:35) Ata kalojnë një cak të rrezikshëm kur dëshirojnë shumë një gotë tjetër në mëngjes me mendimin që të marrin veten nga teprimet e natës së mëparshme.
Bibla paralajmëron se ata që përfshihen në «teprime në verë, ahengje të shfrenuara, gara në të pirë . . . do t’i japin llogari atij që është gati për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit». (1 Pjetrit 4:3, 5) Përveç kësaj, në lidhje me kohët kritike që jetojmë, Jezui paralajmëroi: «Kushtojini vëmendje vetes, që të mos ju rëndohen zemrat nga të ngrënët e tepërt, nga pirja e tepërt dhe nga ankthet e jetës, që ajo ditë [e Jehovait] të mos bjerë befas mbi ju si një lak.»—Luka 21:34, 35.
Po atëherë çfarë mund të bëjnë ata që pinë pa masë që ‘të mos u rëndohen zemrat nga pirja e tepërt’?
[Shënimi]
^ par. 2 Në këtë artikull, fjalët «alkool» dhe «pije» përfshijnë birrën, rakinë, verën dhe pije të tjera alkoolike.
[Figurat në faqet 4, 5]
Teprimi me alkoolin mund të shkaktojë shumë probleme