Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një burrë i përulur e i guximshëm

Një burrë i përulur e i guximshëm

Për të rinjtë

Një burrë i përulur e i guximshëm

JONAI—PJESA 1

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO JONAIN 1:1-17; 2:10–3:5.

Si i përfytyron zhurmat dhe pamjet e furtunës?

․․․․․

Çfarë ndjenjash arrin të dallosh te zëri i Jonait dhe i ekuipazhit të anijes?

․․․․․

Përshkruaj çfarë mund të kishte në mendje Jonai ndërsa zhytej në oqean dhe pasi e gëlltiti peshku i madh. (Lexo Jonain 2:1-9.)

․․․․․

2 KËRKO MË THELLË.

Ç’njerëz jetonin në Ninevi dhe cila mund të ketë qenë arsyeja përse fillimisht Jonai ngurroi të shkonte tek ata? (Naumi 3:1)

․․․․․

Si mendon, në ç’kuptim Ninevia ishte ‘një qytet tejet i madh përpara Perëndisë’? (Jonai 3:3, shënimi; 2 Pjetrit 3:9)

․․․․․

Çfarë zbulon për Jonain fakti që foli hapur (qoftë për gabimin e tij, qoftë për Perëndinë e tij)? (Lexo sërish Jonain 1:9, 10.)

․․․․․

Si mund ta ketë marrë vesh Jonai ç’ndodhi në anije pasi atë e hodhën në det? (Lexo sërish Jonain 1:15, 16.)

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Frikën.

․․․․․

Përulësinë.

․․․․․

Guximin.

․․․․․

Pikëpamjen e Jehovait për njerëzit, edhe për ata që mund të na duken të ligj.

․․․․․

4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

Për kërkime të tjera, shih Kullën e Rojës të 1 janarit 2009, faqet 25-28.

NËSE NUK KE BIBËL—LEXOJE NË ADRESËN E INTERNETIT www.watchtower.org