Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A duhet mbajtur sabati i përjavshëm?

A duhet mbajtur sabati i përjavshëm?

A duhet mbajtur sabati i përjavshëm?

NË FUND të viteve 80, disa grupe të vogla metodistësh rrethuan Suvën, kryeqytetin e Fixhit. Burra, gra e fëmijë, të veshur të gjithë si për në kishë, formuan 70 postblloqe. Ndërprenë qarkullimin e mjeteve për arsye fitimi, si dhe fluturimet kombëtare e ndërkombëtare. Çfarë i shtyu të bënin një gjë të tillë? Ata donin që i gjithë kombi të mbante sërish sabatin në mënyrë strikte.

Në Izrael, çdo ndërtesë shumëkatëshe e ngritur që nga viti 2001 duhet të ketë të paktën një ashensor që ndalon automatikisht në çdo kat. Me ç’qëllim? Që judenjtë e devotshëm, të cilët mbajnë sabatin nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën në mbrëmje, të mos bëjnë «punë» duke shtypur butonat e ashensorit.

Në Tongë, një mbretëri në Paqësorin Jugor, çdo punë është e ndaluar të dielën. Trafiku ajror dhe detar pezullohet krejt. Çdo kontratë e firmosur atë ditë nuk konsiderohet e vlefshme. Në kushtetutën e Tongës kërkohet që e diela «të mbahet e shenjtë» nga të gjithë, pavarësisht nga bindjet fetare të një personi. Pse? Për t’u siguruar që mbarë kombi të mbajë sabatin.

Ashtu siç tregojnë shembujt e mësipërm, shumë njerëz mendojnë se Perëndia u kërkon që çdo javë të mbajnë një ditë sabati. Në fakt, disa thonë se mbajtja e sabatit është shumë e rëndësishme, pasi besojnë se nga kjo varet shpëtimi ynë i përjetshëm. Të tjerë mendojnë se mbajtja e sabatit është urdhërimi më i rëndësishëm i dhënë nga Perëndia. Po çfarë është sabati? A i nxit Bibla të krishterët të mbajnë çdo javë një ditë sabati?

Çfarë është sabati?

Fjala «sabat» vjen nga një fjalë hebraike që do të thotë «të pushosh, të ndalësh, të ndërpresësh». Megjithëse në librin e Zanafillës tregohet se pas gjashtë ditësh pune krijuese, ditën e shtatë Perëndia Jehova pushoi, urdhrin për të mbajtur një ditë pushimi prej 24 orësh, ose sabatin, Perëndia ia dha popullit të tij shumë kohë më vonë, në kohën e Moisiut. (Zanafilla 2:2) Pasi izraelitët u larguan nga Egjipti në vitin 1513 p.e.s., me anë të një mrekullie Jehovai u dha manën kur ishin në shkretëtirë. Në lidhje me mbledhjen e manës, ai i udhëzoi: «Për gjashtë ditë do ta mblidhni, por ditën e shtatë është sabat. Atë ditë nuk do të ketë.» (Dalja 16:26) Pastaj lexojmë se «populli e mbante sabatin ditën e shtatë», që nga perëndimi i diellit të premten deri në perëndim të shtunën në mbrëmje.​—Dalja 16:30.

Vetëm pak kohë pas këtyre udhëzimeve, Jehovai u dha një ligj për mbajtjen e sabatit, duke e përfshirë ndër Dhjetë Urdhërimet që i dha Moisiut. (Dalja 19:1) I katërti nga këto urdhërime pjesërisht thoshte: «Për të kujtuar ditën e sabatit e për ta shenjtëruar, do të punosh e do të bësh gjithçka që ke për të bërë për gjashtë ditë. Ndërsa dita e shtatë është një sabat për Jehovain, Perëndinë tënd.» (Dalja 20:8-10) Kështu mbajtja e sabatit u bë pjesë e jetës së izraelitëve.​—Ligji i përtërirë 5:12.

A e mbante Jezui sabatin e përjavshëm?

Po, Jezui e mbante sabatin. Në lidhje me të, Bibla thotë: «Kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e vet, që lindi nga një grua dhe ishte nën ligj.» (Galatasve 4:4) Jezui lindi si izraelit, dhe si i tillë ishte nën Ligj, ku përfshihej edhe ligji i sabatit. Besëlidhja e Ligjit u hoq vetëm pas vdekjes së Jezuit. (Kolosianëve 2:13, 14) Koha kur ndodhën këto ngjarje, na ndihmon të kuptojmë pikëpamjen e Perëndisë për këtë çështje.—Shih tabelën në  faqen 15.

Është e vërtetë që Jezui tha: «Mos mendoni se erdha të zhvleftësoj Ligjin ose fjalët e profetëve. Nuk erdha për të zhvleftësuar, por për të plotësuar.» (Mateu 5:17) Po çfarë do të thotë shprehja «për të plotësuar»? Le ta ilustrojmë: një sipërmarrës ndërtimesh nënshkruan një kontratë për ndërtimin e një objekti. Ai e plotëson detyrimin ndaj kësaj kontrate jo duke e grisur, por duke e çuar deri në fund ndërtimin. Megjithatë, kur puna mbaron sipas kërkesave të klientit, kontrata është plotësuar dhe sipërmarrësi nuk është më nën detyrimin e saj. Po kështu edhe Jezui. Ai nuk e shkeli ose «grisi» Ligjin, përkundrazi e plotësoi duke e zbatuar me përsosmëri. Kur u plotësua «kontrata» e ligjit, populli i Perëndisë nuk kishte më asnjë detyrim ndaj saj.

A është një kërkesë për të krishterët?

Meqenëse Krishti e plotësoi ligjin, atëherë, a janë të detyruar të krishterët të mbajnë sabatin e përjavshëm? I frymëzuar nga Perëndia, apostulli Pavël u përgjigj: «Prandaj, askush të mos ju gjykojë në të ngrënë e në të pirë, për ndonjë festë, për mbajtjen e hënës së re a të sabatit. Sepse këto gjëra janë një hije e gjërave që do të vijnë, kurse realiteti i përket Krishtit.»​—Kolosianëve 2:16, 17.

Këto fjalë të frymëzuara tregojnë një ndryshim të madh në kërkesat që ka Perëndia për shërbëtorët e tij. Pse ky ndryshim? Sepse të krishterët janë nën një ligj të ri, nën «ligjin e Krishtit». (Galatasve 6:2) Besëlidhja e Ligjit të mëparshëm që iu dha izraelitëve nëpërmjet Moisiut, mbaroi kur u plotësua nga vdekja e Jezuit. (Romakëve 10:4; Efesianëve 2:15) A u anulua edhe urdhri për të mbajtur sabatin? Po. Pasi tha «jemi zgjidhur nga Ligji», Pavli foli për një nga Dhjetë Urdhërimet. (Romakëve 7:6, 7) Pra Dhjetë Urdhërimet​—përfshirë edhe ligji i sabatit—​ishin pjesë e Ligjit që u hoq. Prandaj, adhuruesve të Perëndisë nuk u kërkohet më ta mbajnë sabatin çdo javë.

Ndryshimi nga sistemi i adhurimit të izraelitëve në atë të të krishterëve mund të ilustrohet kështu: një komb mund të ndryshojë kushtetutën. Kur hyn në fuqi kushtetuta e re, nga njerëzit nuk kërkohet më që t’i binden të vjetrës. Edhe pse disa nga ligjet e kushtetutës së re mund të jenë ruajtur njësoj si tek e vjetra, ka të tjera që mund të jenë ndryshe. Kështu që njerëzve u duhet ta studiojnë me kujdes kushtetutën e re, me qëllim që të kuptojnë se çfarë ligjesh duhet të zbatojnë tani. Përveç kësaj, një nënshtetas i devotshëm do të donte të dinte edhe kur ka hyrë në fuqi kushtetuta e re.

Po kështu, Perëndia Jehova i dha kombit të Izraelit mbi 600 ligje, ku përfshiheshin edhe 10 ligje kryesore. Ligjet kishin të bënin me moralin, flijimet, çështjet e shëndetit dhe mbajtjen e sabatit. Megjithatë, Jezui tha se dishepujt e tij të mirosur do të formonin një ‘komb’ të ri. (Mateu 21:43) Që nga viti 33 i e.s. e më pas, ky komb ka pasur një «kushtetutë» të re që mbështetej në dy ligje bazë​—dashuria për Perëndinë dhe për të afërmin. (Mateu 22:36-40) Megjithëse ‘ligji i Krishtit’ përmban udhëzime që janë të ngjashme me ato të Ligjit që iu dha Izraelit, nuk duhet të habitemi që disa ligje janë shumë ndryshe dhe disa janë hequr fare. Ligji që kërkonte mbajtjen e sabatit të përjavshëm është një nga ato ligje që u hoqën dhe nuk kërkohen më.

A i ka ndryshuar Perëndia normat e tij?

A do të thotë ky ndryshim nga Ligji i Moisiut në ligjin e Krishtit se Perëndia ka ndryshuar normat e tij? Jo. Ashtu si një prind përshtat rregullat që ka vënë për fëmijët e tij, në varësi të moshës dhe rrethanave të tyre, edhe Jehovai ka ndryshuar ligjet që populli i tij duhet të zbatojë. Apostulli Pavël e shpjegon kështu këtë çështje: «Para se të mbërrinte besimi, ne mbaheshim të mbyllur bashkë nën ligj, me sytë nga besimi që do të zbulohej. Në këtë mënyrë, Ligji është bërë edukatori ynë që çon te Krishti, që të shpallemi të drejtë falë besimit. Mirëpo, tani që besimi ka mbërritur, nuk jemi më nën një edukator.»​—Galatasve 3:23-25.

Si lidhet ky arsyetim i Pavlit me sabatin? Le të marrim një shembull: kur është në shkollë, një nxënësi mund t’i kërkohet të mësojë një lëndë të caktuar, si puna me dru, në një ditë të caktuar në javë. Por kur hyn në punë, mund t’i duhet ta vërë në zbatim atë që ka mësuar në shkollë jo vetëm atë ditë të caktuar, por çdo ditë të javës. Po kështu, kur ishin nën Ligj, izraelitët duhej t’i kushtonin një ditë të caktuar çdo javë pushimit dhe adhurimit. Kurse nga të krishterët kërkohet që ta adhurojnë Perëndinë jo vetëm një ditë në javë, por çdo ditë.

Po atëherë, a është e gabuar të programojmë një ditë çdo javë për pushim dhe adhurim? Jo. Fjala e Perëndisë na e lë neve në dorë këtë vendim. Ajo thotë: «Dikush vendos që një ditë është më e shenjtë se një tjetër. Kurse dikush tjetër vendos që të gjitha ditët janë njësoj. Gjithkush duhet të vendosë vetë.» (Romakëve 14:5, God’s Word​—Today’s Bible Translation) Edhe pse disa mund të zgjedhin ta konsiderojnë një ditë si më të shenjtë se të tjerat, Bibla tregon qartë se Perëndia nuk pret që të krishterët të mbajnë sabatin e përjavshëm.

[Diçitura në faqen 12]

«Për gjashtë ditë do ta mblidhni, por ditën e shtatë është sabat. Atë ditë nuk do të ketë.»​—DALJA 16:26

[Diçitura në faqen 14]

«Ligji është bërë edukatori ynë që çon te Krishti, që të shpallemi të drejtë falë besimit. Mirëpo, tani që besimi ka mbërritur, nuk jemi më nën një edukator.»​—GALATASVE 3:24, 25

[Kutia dhe diagrami në faqen 13]

Vija e ndryshimit të datës dhe sabati

Vija e ndryshimit të datës paraqet një sfidë për ata që besojnë se sabati i përjavshëm duhet të mbahet në të njëjtën ditë gjithandej. Vija e ndryshimit të datës është një vijë imagjinare që kalon kryesisht përmes Oqeanit Paqësor dhe ndjek afërsisht meridianin 180. Vendet në perëndim të kësaj vije janë një ditë para vendeve në lindje të saj.

Për shembull, kur në Fixhi dhe Tongë është e diel, në Samoa dhe Niue është e shtunë. Kështu që, nëse dikush do të mbante sabatin në Fixhi të shtunën, anëtarët e fesë së tij, vetëm 1.145 kilometra larg, do të ishin duke punuar sepse atje është akoma e premte.

Adventistët e Ditës së Shtatë në Tongë e mbajnë sabatin të dielën, duke arsyetuar se kështu po e mbajnë sabatin në të njëjtën kohë me bashkëbesimtarët e tyre në Samoa, që është pak më shumë se 850 kilometra larg. Por në të njëjtën kohë, Adventistët e Ditës së Shtatë në Fixhi, më pak se 800 kilometra larg, nuk janë duke pushuar sepse atje është e diel dhe ata e mbajnë sabatin të shtunën.

[Diagrami]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

\

\

\

\ SAMOA

\

— ― ― ― ― ― ― ―

FIXHI \

E diel \ E shtunë

\

\

TONGË \

\

\

\

[Tabela në faqen 15]

 (Për tekstin e faqosur, shih botimin)

Fakte që duhen pasur parasysh për sabatin:

Megjithëse një varg biblik mund të flasë për nevojën që të mbahet një sabat i përjavshëm, duhet të sigurohemi për kohën kur janë thënë këto fjalë.

4026 p.e.s. PARA KOHËS SË MOISIUT

U KRIJUA ADAMI Ligji për mbajtjen e sabatit nuk

u dha para kohës së Moisiut dhe

të izraelitëve.​—Ligji i përtërirë 5:1-3,

12-14.

1513 p.e.s. IU DHA LIGJI IZRAELIT

LIGJI I PERËNDISË Ligji për sabatin nuk iu

IU DHA IZRAELIT dha kombeve të tjera.

(Psalmi 147:19, 20) Ai

u dha si «një shenjë»

midis Jehovait dhe bijve

të Izraelit.​—Dalja 31:16, 17.

Dita e sabatit të përjavshëm ishte

vetëm një nga sabatet e shumta që

izraelitët ishin urdhëruar të

mbanin.​—Levitiku 16:29-31; 23:4-8;

25:4, 11; Numrat 28:26.

33 i e.s. LIGJI I KRISHTIT

U HOQ LIGJI QË IU Në vitin 49 të e.s., kur

DHA IZRAELIT po vendosnin se çfarë kërkonte

Perëndia nga të krishterët, apostujt

dhe pleqtë në Jerusalem nuk e

përmendën fare nevojën për të

mbajtur sabatin çdo

javë.​—Veprat 15:28, 29.

Apostulli Pavël ishte i shqetësuar për

të krishterët që i jepnin shumë

rëndësi kremtimit të ditëve të

veçanta.​—Galatasve 4:9-11.

2010 i e.s.

[Figura në faqen 11]

Gazetat dokumentojnë postblloqet e formuara nga grupet metodiste që kërkonin që Fixhi të mbante sërish sabatin në mënyrë strikte

[Burimi]

Me mirësjellje nga Fiji Times