Jezui dha jetën për shumë njerëz
Jezui dha jetën për shumë njerëz
Jezu Krishti u tha dishepujve të tij se nuk erdhi në tokë «që t’i shërbejnë, por që të shërbejë dhe të japë shpirtin e vet si shpërblesë për shumë njerëz». (Mateu 20:28) Me gatishmëri e dha jetën për dobinë e të tjerëve.
Në ç’mënyrë siguroi një shpërblesë Jezui me vdekjen e tij? Pse duhej kjo? Për kë e flijoi Jezui jetën? Çfarë vlere ka vdekja e tij për ju?
Dëshmitarët e Jehovait ju ftojnë përzemërsisht të mblidheni me ta për të marrë nga Bibla përgjigjet e këtyre pyetjeve. Këtë vit, përvjetori i vdekjes së Jezuit bie të martën, më 30 mars, pas perëndimit të diellit. Në këtë rast, do t’u jepen përgjigje nga Shkrimet pyetjeve të mësipërme.
Mund ta ndiqni në Sallën e Mbretërisë që keni më afër. Për vendin dhe orën, ju lutemi të kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj.