Paqe dhe siguri e vërtetë—Kur?
Fjalimi special
Paqe dhe siguri e vërtetë—Kur?
Për mijëra vjet njerëzit kanë qenë në kërkim të paqes e sigurisë. Por paqen e vërtetë nuk e kanë arritur. Pse? Bibla na jep dy arsye bazë përse ka qenë kaq e vështirë të vendoset paqja. Gjithashtu aty gjejmë sigurinë që të ngroh zemrën: Perëndia i ka premtuar njerëzimit paqe dhe siguri të vërtetë e të përhershme në të gjithë botën.
Si dhe kur do të bëhet realitet kjo paqe e siguri? Çfarë duhet të bësh që t’i shijosh edhe ti këto bekime? Këto pyetje do të marrin përgjigje në fjalimin publik me titull «Paqe dhe siguri e vërtetë—Kur?» Ky fjalim i bazuar në Bibël do të mbahet anembanë botës, në më shumë se 230 vende. Në shumicën e vendeve, ai do të mbahet në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait, të dielën më 18 prill 2010. Dëshmitarët që janë në zonën tuaj me kënaqësi do t’ju tregojnë orarin dhe adresën. Ju ftojmë përzemërsisht të vini!