Mësoji fëmijët
Jezui mësoi të ishte i bindur
A E KE të vështirë të bindesh ndonjëherë?— * Nëse po, nuk është çudi. Herë pas here të gjithë e kemi të vështirë të bindemi. A e di se edhe Jezuit iu desh të mësonte bindjen?—
A e di cilëve duhet t’u binden të gjithë fëmijët?—Po, babit dhe mamit. Bibla thotë: «Bindjuni prindërve tuaj në unitet me Zotërinë.» (Efesianëve 6:1) Kush është babai i Jezuit?—Perëndia Jehova, që është edhe Ati ynë. (Mateu 6:9, 10) Por edhe nëse thua se Jozefi ishte babai dhe Maria nëna e Jezuit, nuk e ke gabim. A e di si ndodhi që u bënë prindërit e tij?—
Engjëlli Gabriel i tregoi Marisë si do të bëhej me fëmijë, edhe pse nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë. Jehovai e bëri të mundur këtë shtatzëni me një mrekulli të madhe. Gabrieli i shpjegoi Marisë: «Fuqia e Më të Lartit do të të mbulojë. Për këtë arsye, ai që do të lindë, do të quhet i shenjtë, Bir i Perëndisë.»—Luka 1:30-35.
Perëndia e mori jetën e Birit të tij nga qielli dhe e çoi brenda barkut të Marisë. Pastaj ai u rrit brenda barkut të saj, si çdo bebe në barkun e mamit. Rreth nëntë muaj më vonë, lindi Jezui. Ndërkohë Jozefi ishte martuar me Marinë dhe shumica e njerëzve menduan se Jozefi ishte babai i vërtetë i Jezuit. Në të vërtetë Jozefi ishte babai birësues. Pra, mund të themi se Jezui kishte dy baballarë.
Kur Jezui ishte vetëm 12 vjeç, bëri diçka që tregoi sa shumë e donte Atin qiellor, Jehovain. Në atë kohë, familja e Jezuit, siç e kishin zakon, bënë udhëtimin e gjatë deri në Jerusalem me rastin e Pashkës. Pastaj, kur po ktheheshin në Nazaret, Jozefi dhe Maria nuk e vunë re se Jezui nuk ishte me ta. A e merr dot me mend pse mund ta kenë harruar?—
Në atë kohë Jozefi dhe Maria kishin fëmijë të tjerë. (Mateu 13:55, 56) Ndoshta po udhëtonin edhe me kushërinjtë, për shembull, me Jakovin, Gjonin dhe me prindërit e tyre, Zebedeun e Salomenë, që mund të ketë qenë motra e Marisë. Prandaj Maria mund të ketë menduar se Jezui ishte me kushërinjtë.—Mateu 27:56; Marku 15:40; Gjoni 19:25.
Kur Jozefi dhe Maria e kuptuan se Jezui kishte humbur, u kthyen me vrap për në Jerusalem dhe e kërkuan me dëshpërim. Ditën e tretë e gjetën në tempull. Maria i tha: «Bir, ç’na bëre kështu? Yt atë dhe unë të kemi kërkuar me ankth.» Por Jezui iu përgjigj: «Pse duhej të më kërkonit? A nuk e dinit se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?»—Luka 2:45-50.
Psalmi 122:1) Atëherë, a e kishte gabim Jezui që mendonte se tempulli i Perëndisë duhej të ishte vendi i parë ku duhej ta kërkonin?— Më vonë, Maria i mbajti në mendje këto fjalë të Jezuit.
A mendon se Jezui bëri gabim që iu përgjigj kështu mamit—Në fakt, prindërit e dinin se i pëlqente ta adhuronte Perëndinë në shtëpinë e Tij. (Si sillej Jezui me Jozefin dhe Marinë?—Bibla thotë: «[Jezui] zbriti bashkë me ta dhe vajti në Nazaret e vazhdoi t’u nënshtrohej atyre.» (Luka 2:51, 52) Çfarë mësojmë nga shembulli i Jezuit?—Po, edhe ne duhet t’u bindemi prindërve.
Prapëseprapë, Jezui nuk e kishte gjithmonë të lehtë të bindej—madje edhe kur bëhej fjalë për t’iu bindur Atit qiellor.
Natën para se të vdiste, Jezui iu lut Jehovait nëse mund të ndryshonte mendje për atë që kërkonte nga ai. (Luka 22:42) Por Jezui iu bind Perëndisë, edhe pse nuk e kishte të lehtë. Bibla thotë se ai «mësoi bindjen nga ato që vuajti». (Hebrenjve 5:8) A mendon se edhe ne mund të mësojmë të bindemi, edhe kur e kemi të vështirë?—
^ par. 3 Nëse po lexon bashkë me fëmijën, tri pikat shërbejnë për të të kujtuar që të ndalosh pak e ta nxitësh fëmijën që të shprehet.