Apologjetët—Mbrojtës të krishterimit apo të filozofisë?
Apologjetët—Mbrojtës të krishterimit apo të filozofisë?
INCEST, vrasje të miturish, kanibalizëm—këto ishin disa prej akuzave absurde kundër të krishterëve në shekullin e dytë të erës sonë. Kjo çoi në një valë kaq të madhe përndjekjesh, sa disa shkrimtarë që pretendonin se ishin të krishterë, e ndien për detyrë të mbronin besimin e tyre. Këta shkrimtarë, që më pas u njohën si apologjetët, që do të thotë mbrojtës të besimit, vendosën të provonin se feja e tyre nuk ishte e rrezikshme. Arsyeja ishte që të fitonin miratimin e autoriteteve romake dhe të opinionit publik. Kjo ishte një sipërmarrje e rrezikshme, pasi perandoria dhe opinioni publik qetësoheshin vetëm po t’u nënshtroheshe atyre. Kjo do t’ua dobësonte besimin e krishterë dhe do të bënin kompromise të panevojshme. Ekzistonte edhe rreziku se mos hasnin më shumë përndjekje. Po si e mbrojtën apologjetët besimin? Çfarë argumentesh përdorën? Dhe cilat ishin rezultatet e përpjekjeve të tyre?
Apologjetët dhe Perandoria Romake
Apologjetët ishin njerëz të shkolluar dhe i përkitnin shekullit të dytë e fillimit të shekullit të tretë. Më të famshëm ndër ta ishin Justin Martiri, Klementi i Aleksandrisë dhe Tertuliani. * Shkrimet e tyre u drejtoheshin kryesisht paganëve dhe autoriteteve romake, që të jepnin shpjegime për besimin e krishterë, dhe u referoheshin shpesh Biblës. Mbi të gjitha, apologjetët ngriheshin kundër përndjekësve, mohonin akuzat dhe i paraqitnin të krishterët në një dritë pozitive.
Një nga shqetësimet më të mëdha të apologjetëve ishte të bindnin autoritetet politike se të krishterët nuk ishin armiq të perandorit a të perandorisë. Tertuliani tha për perandorin se «e ka caktuar Perëndia ynë» dhe Atenagora mbrojti natyrën tradicionale si trashëgohej froni perandorak, duke u përfshirë kështu në politikën e asaj kohe. Në këtë mënyrë shpërfillën fjalët e Jezu Krishtit, i cili tha: «Mbretëria ime nuk është pjesë e kësaj bote.»—Gjoni 18:36.
Apologjetët sugjeronin edhe se duhej të ekzistonte një lidhje midis Romës dhe fesë së krishterë. Në fakt Melitoja pohonte se këto dy organizata bashkëpunonin dhe se feja e krishterë ndihmonte për mirëqenien e perandorisë. Shkrimtari anonim i Epistullit të Diognetit i krahasoi të krishterët me shpirtin që ‘mbante botën të bashkuar’. Kurse Tertuliani shkroi se të krishterët luteshin për begatinë e perandorisë dhe që të shtyhej për më vonë fundi i sistemit. Si rrjedhojë, ardhja e Mbretërisë së Perëndisë në njëfarë mënyre dukej më pak e nevojshme.—«Krishterimi» kthehet në filozofi
Filozofi Celsus me tallje i përshkroi të krishterët, si «punëtorë, këpucarë, bujq, njerëzit më të paditur dhe qesharakë». Këtë tallje apologjetët nuk e kapërdinë dot. Ata vendosën të fitonin miratimin e opinionit publik me anë të një taktike të re. Mençuria njerëzore, që më parë hidhej poshtë, tani do të përdorej në favor të kauzës së «krishterë». Për shembull, Klementi i Aleksandrisë i konsideronte disa pikëpamje filozofike si «teologji të vërtetë». Justini, megjithëse pretendonte se nuk ishte dakord me filozofinë pagane, ishte i pari që përdori gjuhë dhe koncepte filozofike për të shprehur idetë «e krishtere», sepse për të kjo lloj filozofie ishte «e sigurt dhe dobiprurëse».
Që nga kjo kohë e më pas strategjia e tyre ishte të mos kundërshtonin filozofinë, por t’i ngrinin pikëpamjet «e tyre» të krishtere më lart se ato të paganëve. «Në disa pika ne mësojmë të njëjtat gjëra si poetët dhe filozofët që ju nderoni, por në disa pika të tjera mësimet tona janë më të plota dhe më hyjnore»,—shkroi Justini. Të zbukuruara me mendimet e reja filozofike, idetë «e krishtere» të apologjetëve paraqiteshin si të themeluara prej kohësh dhe të respektueshme. Apologjetët theksonin se librat e krishterë ishin shumë më të vjetër se ata të grekëve dhe se profetët e Biblës kishin jetuar shumë më parë se filozofët grekë. Disa apologjetë arritën në përfundimin se filozofët kopjonin nga profetët. Madje doli se Platoni na paskësh qenë dishepull i Moisiut!
Krishterimi shtrembërohet
Kjo strategji e re çoi në përzierje të krishterimit dhe filozofisë pagane. Bëheshin krahasime të perëndive greke me personazhet biblike. Jezui krahasohej me Perseun; dhe ngjizja e Marisë me atë të nënës së Perseut, Danasë, që thuhej se ishte po ashtu e virgjër.
Gjoni 1:1-3, 14-18; Zbulesa 19:11-13) Që herët, ky mësim u shtrembërua nga Justini, i cili si filozof luajti me dy kuptimet e mundshme të fjalës greke logos: «fjalë» dhe «arsye». Ai thoshte se të krishterët e morën fjalën nga vetë Krishti. Megjithatë logosi, në kuptimin e arsyes, gjendet te çdo njeri, edhe te paganët. Pra, ai mendonte se ata që jetojnë në përputhje me arsyen janë të krishterë, ku përfshinte edhe ata që mbaheshin ose i mbanin për ateistë, si Sokrati e të tjerë.
Disa mësime u ndryshuan jashtë mase. Për shembull, në Bibël, Jezui quhet «Logosi» që do të thotë «Fjala» e Perëndisë ose Zëdhënësi. (Për më tepër, duke përforcuar lidhjen midis Jezuit dhe logosit të filozofisë greke, që ishte i lidhur ngushtë me Perëndinë, apologjetët, përfshirë Tertulianin, nisën një udhë që në fund e çoi krishterimin në dogmën e Trinitetit. *
Fjala «shpirt» del më shumë se 850 herë në Bibël, ku më se 100 herë del në formën greke. Në thelb ajo u referohet krijesave të vdekshme, qofshin njerëz, qofshin kafshë. (1 Korintasve 15:45; Jakovi 5:20; Zbulesa 16:3) Megjithatë apologjetët e shtrembëruan këtë mësim biblik duke e lidhur me filozofinë e Platonit që shpirti është i ndarë nga trupi, si dhe është i padukshëm e i pavdekshëm. Madje Minukius Feliksi pohoi se besimi në ringjallje e kishte zanafillën në mësimet e hershme të Pitagorës për rimishërimin e shpirtit. Sa larg i çoi ndikimi grek nga mësimet e Biblës!
Zgjedhje e gabuar
Disa apologjetë nuhatën rrezikun që filozofia mund të paraqiste për besimin e krishterë. Por, ndonëse i kritikonin filozofët, prapëseprapë u pëlqente pikëpamja intelektuale e filozofisë. Për shembull, Taciani i akuzonte filozofët se nuk nxirrnin asgjë në dritë, por në të njëjtën kohë, e quante fenë e krishterë «filozofia jonë» dhe u përfshi në spekulime filozofike. Tertuliani nga njëra anë e dënonte ndikimin pagan të filozofisë në mësimet e krishtere. Nga ana tjetër, pohonte se donte të ecte në gjurmët e «Justinit, filozof dhe martir; Miltiadit, sofistit të kishave», e të tjerëve. Atenagora quhej «filozof i krishterë i Athinës». Ndërsa për Klementin, thuhet se ai mendonte që «filozofia mund të përdoret me maturi nga të krishterët si mjet mençurie dhe mbrojtjeje për besimin».
Sado sukses të kenë pasur këta apologjetë në mbrojtjen e besimit, gjithsesi kishin bërë një gabim të madh në mbrojtjen e tyre. Çfarë gabimi? Apostulli Pavël u kujtoi të krishterëve se ndër armët frymore që kishin në dispozicion, asnjë nuk ishte më e fuqishme se «fjala e Perëndisë», e cila «është e gjallë dhe ushtron fuqi». Pavli tha se me të «ne po përmbysim arsyetime dhe çdo gjë të lartë, që është ngritur kundër njohurisë së Perëndisë».Hebrenjve 4:12; 2 Korintasve 10:4, 5; Efesianëve 6:17.
—Natën para se ta vritnin, Jezui u tha dishepujve: «Merrni zemër! Unë e munda botën.» (Gjoni 16:33) Sprovat dhe vuajtjet e mëdha që kaloi në tokë nuk ia kishin shuar besimin dhe besnikërinë ndaj Atit të tij. Po kështu, Gjoni, apostulli që vdiq i fundit, shkroi: «Kjo është fitorja që e mundi botën, besimi ynë.» (1 Gjonit 5:4) Megjithëse apologjetët donin ta mbronin besimin e krishterë, ata bënë zgjedhjen e gabuar duke futur idetë dhe pikëpamjet filozofike të botës. Në këtë mënyrë, apologjetët i bëri për vete kjo filozofi dhe në fakt e lanë botën që t’i mundte ata dhe rrymën e tyre të krishterimit. Prandaj, në vend që të dilnin përkrahës dhe mbrojtës të krishterimit të vërtetë, apologjetët e kishës së hershme, ndoshta pa dashje, ranë në kurthin e Satanait, i cili «vazhdon të shndërrohet në engjëll drite».—2 Korintasve 11:14.
Klerikët dhe teologët e kishave sot kryesisht kanë ecur në të njëjtën udhë. Në vend që të mbrojnë krishterimin e vërtetë duke përdorur Fjalën e Perëndisë, ata shpesh ia ulin rëndësinë Biblës dhe i drejtohen filozofisë së botës kur mësojnë të tjerët. Këto përpjekje i bëjnë për të fituar miratimin e opinionit publik dhe të autoriteteve. Në vend që t’i bëjnë jehonë rrezikut që vjen nga ndjekja e prirjeve jobiblike të botës, ata janë bërë mësues që bëjnë çmos ‘për t’u gudulisur veshët’ dëgjuesve, që të fitojnë sa më shumë përkrahës. (2 Timoteut 4:3) Mjerisht, ashtu si apologjetët e hershëm, këta mësues e kanë shpërfillur paralajmërimin e apostujve: «Ruhuni që të mos ju bëjë ndokush prenë e vet nëpërmjet filozofisë dhe mashtrimeve boshe, sipas traditës së njerëzve, sipas gjërave elementare të botës, e jo në përputhje me mësimet e Krishtit.» Dhe të mos harrojmë se «fundi i tyre do të jetë sipas veprave të tyre».—Kolosianëve 2:8; 2 Korintasve 11:15.
[Shënimet]
^ par. 4 Apologjetë ishin edhe Kuadrati, Aristidhi, Taciani, Apolinari, Atenagora, Teofili, Melitoja, Minukius Feliksi dhe të tjerë shkrimtarë më pak të njohur. Shih Kullën e Rojës të 15 majit 2003, faqet 27-29 dhe të 15 marsit 1996, faqet 28-30.
^ par. 13 Për informacione të mëtejshme rreth bindjeve të Tertulianit, shih Kullën e Rojës të 15 majit 2002, faqet 29-31.
[Diçitura në faqen 31]
«Ne po përmbysim arsyetime dhe çdo gjë të lartë, që është ngritur kundër njohurisë së Perëndisë.»—2 KORINTASVE 10:5
[Figura në faqen 28]
Për Justinin, imitimi i filozofisë ishte «i sigurt dhe dobiprurës»
[Figura në faqen 29]
Klementi i konsideronte disa pikëpamje filozofike si «teologji të vërtetë»
[Figura në faqen 29]
Filozofia e Tertulianit i hapi rrugën doktrinës së Trinitetit
[Figura në faqen 29]
Taciani e quajti krishterimin «filozofia jonë»
[Figura në faqen 30]
Klerikët dhe teologët e sotëm kanë ecur në udhën e apologjetëve
[Figura në faqen 31]
Apostulli Pavël paralajmëroi kundër filozofive dhe mashtrimeve njerëzore
[Burimet e figurave në faqen 29]
Klementi: Historical Pictures Service; Tertuliani: © Bibliothèque nationale de France