Pse Jezui nuk u përfshi në politikë?
Pse Jezui nuk u përfshi në politikë?
PËRFYTYRO një skenë nga viti 32 i e.s. Është vonë. Jezui, Mesia i parathënë, tashmë është bërë shumë i njohur ngaqë ka shëruar të sëmurë e madje ka ringjallur të vdekur. Gjatë ditës ka habitur një turmë prej mijëra vetash duke kryer shenja të fuqishme dhe duke u treguar mësimet e Perëndisë. Tani ai i ndan në grupe të vogla njerëzit, të cilët janë të uritur. I lutet Jehovait dhe në mënyrë të mrekullueshme i ushqen të gjithë. Pastaj mbledh ushqimet që kanë tepruar, që të mos shkojnë dëm. Si reagojnë njerëzit?—Gjoni 6:1-13.
Pasi shohin mrekullitë e Jezuit dhe aftësitë e tij si udhëheqës ndërsa organizon turmën e kujdeset për nevojat e tyre, njerëzit nxjerrin përfundimin se Jezui do të ishte një mbret i përsosur. (Gjoni 6:14) Reagimi i tyre nuk të habit. Kujto që ata kishin tmerrësisht nevojë për një sundimtar të mirë e të zotë, pasi atdheu i tyre i dashur ishte nën sundimin shtypës të një fuqie të huaj. Prandaj, përpiqen ta detyrojnë Jezuin që të përfshihet në politikë. Me këto në mendje, të shqyrtojmë reagimin e tij.
«Duke e ditur se pas pak do të vinin që ta kapnin për ta bërë mbret, Jezui iku përsëri krejt i vetëm në mal»,—thuhet te Gjoni 6:15. Qëndrimi i Jezuit ishte shumë i qartë. Me vendosmëri, ai nuk pranoi të përfshihej në politikën e vendit të tij. Ai nuk ndryshoi kurrë qëndrim. Jezui tha se dishepujt e tij duhej të vepronin po njësoj. (Gjoni 17:16) Pse mbajti këtë qëndrim?
Pse Jezui qëndroi asnjanës?
Asnjanësia e Jezuit në lidhje me politikën e kësaj bote bazohej fort në parimet e Biblës. Të shqyrtojmë vetëm dy prej tyre.
«Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.» (Eklisiastiu 8:9) Kështu e përmbledh Bibla historinë e sundimit njerëzor. Kujto që Jezui ekzistonte si frymë në qiell shumë kohë përpara se të vinte në tokë si njeri. (Gjoni 17:5) Pra, e dinte se njeriu, pavarësisht nga qëllimet e mira, nuk ka aftësinë të kujdeset siç duhet për nevojat e miliarda njerëzve dhe as u krijua nga Perëndia për ta bërë këtë. (Jeremia 10:23) Jezui e dinte se zgjidhja për problemet e njerëzimit gjendet diku tjetër e jo te qeveritë njerëzore.
«E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut», pra të Satana Djallit. (1 Gjonit 5:19) A të çudit ky pohim? Shumë veta i çudit. Atyre u vijnë në mendje njerëzit e sinqertë të cilët përfshihen në qeverisje ngaqë duan ta bëjnë botën një vend më të mirë e më të sigurt. Por, sado të përpiqen, madje edhe sundimtarët më të sinqertë nuk mund ta mposhtin ndikimin e atij që Jezui e quajti «sundimtari i kësaj bote». (Gjoni 12:31; 14:30) Ja pse Jezui i tha një politikani: «Mbretëria ime nuk është pjesë e kësaj bote.» (Gjoni 18:36) Jezui ishte Mbreti i ardhshëm i qeverisë qiellore të Perëndisë. Po të ishte përzier në politikë, ai do të kishte shkelur besnikërinë ndaj qeverisë së Atit të tij.
Atëherë, a mësoi Jezui se dishepujt e tij nuk kishin asnjë detyrim ndaj qeverive tokësore? Përkundrazi, ai u mësoi atyre si të gjenin ekuilibrin e duhur midis përgjegjësive ndaj Perëndisë dhe detyrimeve ndaj qeverive tokësore.
Jezui i respektonte autoritetet qeveritare
Kur po mësonte në tempull, kundërshtarët u përpoqën ta vinin në një situatë shumë të vështirë duke e pyetur nëse duheshin paguar taksat. Po të kishte thënë jo, me përgjigjen e tij Jezui mund të dukej sikur po nxiste përmbysjen Luka 20:21-25) Pra, dishepujt e tij kishin detyrime edhe ndaj Perëndisë, edhe ndaj Cezarit, domethënë ndaj qeverive.
e rendit dhe mund të kishte ndezur frymën e revoltës mes njerëzve të shtypur e të etur për të hequr qafe zgjedhën romake. Por, nëse Jezui do të kishte thënë po, shumë do të kishin menduar se ai i miratonte padrejtësitë që po hiqnin. Përgjigjja e Jezuit ishte e ekuilibruar në mënyrë të përsosur. Ai tha: «Paguajini . . . Cezarit, gjërat e Cezarit, kurse Perëndisë, gjërat e Perëndisë.» (Qeveritë mbajnë njëfarë rregulli. Me të drejtë, ato kërkojnë që qytetarët të jenë të ndershëm, të paguajnë taksat dhe të respektojnë ligjin. Çfarë shembulli la Jezui për t’i paguar «Cezarit, gjërat e Cezarit»? Jezui ishte rritur nga prindër që i bindeshin ligjit madje edhe kur kjo nuk u leverdiste. Për shembull, Jozefi dhe gruaja e tij shtatzënë, Maria, udhëtuan rreth 150 kilometra për në Betlehem kur një dekret romak për regjistrimin e popullsisë ua kërkoi këtë. (Luka 2:1-5) Ashtu si ata, edhe Jezui i bindej ligjit, madje duke paguar taksa që faktikisht nuk ishte i detyruar të paguante. (Mateu 17:24-27) Gjithashtu, tregoi kujdes që të mos e kapërcente autoritetin e tij në lidhje me çështjet e kësaj bote. (Luka 12:13, 14) Mund të themi se Jezui i respektonte qeveritë, megjithëse nuk pranoi të përfshihej në to. Por, çfarë donte të thoshte Jezui kur tha që t’i paguajmë «Perëndisë, gjërat e Perëndisë»?
Në ç’mënyrë Jezui i dha «Perëndisë, gjërat e Perëndisë»?
Njëherë Jezuin e pyetën se cili ishte ligji më i madh nga të gjitha ligjet që i kishte dhënë Perëndia njeriut. Krishti u përgjigj: «‘Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me Mateu 22:37-39) Jezui mësoi se kur bëhet fjalë që t’i paguajmë «Perëndisë, gjërat e Perëndisë», gjëja e parë që i detyrohemi Atij është dashuria—e cila përfshin besnikërinë tonë të plotë e me gjithë zemër.
gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.’ Ky është urdhërimi i parë dhe më i madhi. I dyti, i ngjashëm me këtë, është: ‘Duaje të afërmin tënd si veten.’» (A mund të ndahet kjo dashuri? A mund ta ndajmë besnikërinë duke e treguar atë edhe ndaj Perëndisë Jehova e qeverisë së tij qiellore, edhe ndaj një qeverie tokësore? Vetë Jezui e tregoi parimin: «Askush s’mund të jetë skllav i dy zotërinjve: ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të ngjitet pas njërit e do të përbuzë tjetrin.» (Mateu 6:24) Në këtë rast Jezui po tregonte se nuk mund t’i përkushtohemi edhe Perëndisë, edhe pasurisë, por ai patjetër mendonte se i njëjti parim vlente edhe për përfshirjen në politikë—parim të cilin e ndoqën edhe dishepujt e tij në shekullin e parë.
Dokumentimet më të vjetra ekzistuese tregojnë se dishepujt e Jezuit në kohën e lashtë nuk përfshiheshin fare në politikë. Ngaqë ia jepnin gjithë adhurimin Atij që Krishti adhuronte, ata nuk pranonin të bënin betimin e besnikërisë ndaj Romës dhe perandorit të saj, të merrnin pjesë në shërbimin ushtarak dhe të pranonin poste publike. Si pasojë, hasën mjaft armiqësi. Ndonjëherë armiqtë e tyre i akuzuan për urrejtje kundër njerëzimit. A ishte e vërtetë kjo akuzë?
Të krishterët e vërtetë interesohen për njerëzit
Kujto fjalët e Jezuit në lidhje me urdhërimin e dytë më të madh të Perëndisë: «Duaje të afërmin tënd si veten.» Patjetër, asnjë dishepull i vërtetë i Krishtit nuk duhet t’i urrejë Marku 5:25-34; Gjoni 2:1-10.
të tjerët. Jezui i donte njerëzit, bëri shumë përpjekje për ta e madje i ndihmoi edhe për problemet e përditshme.—Por, për çfarë njihej kryesisht Jezui? Atë nuk e quanin Shërues, Ai që ushqente mijëra njerëz e madje as Ringjallës të të vdekurve—ndonëse i përmbushi të gjitha këto role të jashtëzakonshme. Por njerëzit e quanin Mësues, e me të drejtë. (Gjoni 1:38; 13:13) Jezui shpjegoi se një nga arsyet kryesore pse erdhi në tokë ishte që t’i mësonte njerëzit për Mbretërinë e Perëndisë.—Luka 4:43.
Ja pse dishepujt e vërtetë të Krishtit i përkushtohen të njëjtës vepër me të cilën u mor edhe Zotëria i tyre kur ishte në tokë, pra u mësojnë njerëzve lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. Jezu Krishti u dha si caktim të gjithë të krishterëve të vërtetë që t’i mësonin njerëzit në mbarë botën në lidhje me këtë temë. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Kjo qeveri qiellore e pakorruptueshme do të sundojë mbi të gjithë krijimin e Perëndisë, në përputhje me ligjin e dashurisë. Ajo do të kryejë vullnetin e Perëndisë, madje do të zhdukë vuajtjet dhe vdekjen. (Mateu 6:9, 10; Zbulesa 21:3, 4) Ja përse Bibla e quan mesazhin e Krishtit ‘një lajm të mirë’.—Luka 8:1.
Pra, nëse po kërkon dishepujt e vërtetë të Jezu Krishtit sot, si mund t’i identifikosh? A përzihen ata në politikën e kësaj bote? Apo kanë si mision kryesor po atë mision që kishte Jezui, domethënë të predikojnë dhe t’i mësojnë njerëzit për Mbretërinë e Perëndisë?
A dëshiron të mësosh më shumë për Mbretërinë e Perëndisë dhe se si mund të ndikojë ajo në jetën tënde? Të ftojmë të kontaktosh Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde ose të vizitosh faqen e tyre zyrtare në Internet www.watchtower.org.
[Kutia dhe figurat në faqet 24, 25]
A e ndihmojnë komunitetin Dëshmitarët e Jehovait?
Dëshmitarët e Jehovait janë asnjanës politikisht. Megjithatë, janë shumë të përfshirë për t’i ndihmuar njerëzit e të gjitha racave dhe prejardhjeve në komunitetin ku jetojnë. Shqyrto disa fakte:
▪ Dëshmitarët e Jehovait janë mbi shtatë milionë vullnetarë që harxhojnë gjithsej më tepër se 1,5 miliardë orë në vit duke i mësuar njerëzit se çfarë përmban Bibla dhe si mund t’i ndihmojë ajo të mposhtin zakone dhe praktika të dëmshme, të ndërtojnë familje të lumtura dhe si të përmirësojnë jetën.
▪ Ata shtypin dhe shpërndajnë literaturë falas në më tepër se 500 gjuhë, përfshirë disa gjuhë në të cilat nuk ekziston asnjë botim tjetër i shtypur.
▪ Drejtojnë kurse që kanë ndihmuar miliona njerëz të mësojnë të shprehen qartë e me takt në publik.
▪ Organizojnë programe kundër analfabetizmit që kanë ndihmuar dhjetëra mijë njerëz në mbarë botën të mësojnë për të lexuar e për të shkruar.
▪ Kanë organizuar mbi 400 Komitete Rajonale të Ndërtimit në mbarë botën për t’u mësuar vullnetarëve aftësi në fushën e ndërtimit, në mënyrë që këta të ndërtojnë qendra të arsimimit biblik. Në dhjetëvjeçarin e kaluar, ndërtuan më shumë se 20.000 vende adhurimi ose Salla Mbretërie.
▪ Marrin pjesë në dhënien e ndihmave në raste katastrofash anembanë botës, duke ndihmuar edhe Dëshmitarët, edhe ata që nuk janë Dëshmitarë. Në një periudhë dyvjeçare pas një sërë uraganesh shkatërrimtare që goditën Shtetet e Bashkuara, vullnetarët Dëshmitarë rindërtuan mbi 90 Salla Mbretërie dhe 5.500 shtëpi.
[Figura në faqen 23]
Kur njerëzit u përpoqën ta detyronin Jezuin që të përfshihej në politikë, ai iku «krejt i vetëm në mal»