Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Duaj njerëzit, jo paratë dhe zotërimet

Duaj njerëzit, jo paratë dhe zotërimet

Sekreti 1

Duaj njerëzit, jo paratë dhe zotërimet

ÇFARË MËSON BIBLA? «Dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme.»​—1 Timoteut 6:⁠10.

CILA ËSHTË VËSHTIRËSIA? Reklamuesit na bëjnë presion të mos kënaqemi me gjërat që kemi. Ata duan të skllavërohemi e të fitojmë para që të mund të blejmë artikujt më të rinj, më të mirë dhe më të mëdhenj. Paratë janë joshëse, ndaj mund të na lindë lehtësisht dashuria për to. Por Bibla paralajmëron se kush do pasurinë, nuk do të jetë kurrë i kënaqur. Mbreti Solomon shkroi: «Ai që do argjendin, nuk do të ngopet me argjend, as ai që do pasurinë, me të ardhura.»​—Eklisiastiu 5:10.

ÇFARË MUND TË BËSH? Imito Jezuin dhe mëso të duash më shumë njerëzit se gjërat. Jezui ishte i gatshëm të hiqte dorë nga gjithçka që zotëronte, edhe nga jeta, ngaqë i donte njerëzit. (Gjoni 15:13) Ai tha: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.» (Veprat 20:35) Nëse e bëjmë zakon t’u japim të tjerëve nga koha dhe nga të ardhurat tona, ata do të na përgjigjen po njëlloj. Jezui tha: «Bëjeni zakon të jepni, dhe do t’ju japin.» (Luka 6:38) Ata që rendin pas parave dhe zotërimeve, i shkaktojnë vetes dhembje dhe vuajtje. (1 Timoteut 6:9, 10) Nga ana tjetër, kënaqja e vërtetë vjen kur i duam të tjerët dhe kur na duan.

Pse të mos i peshosh gjërat për të parë nëse mund ta thjeshtosh mënyrën e jetesës? A mund ta zvogëlosh numrin e zotërimeve që ke ose që kërkon të blesh? Nëse vepron kështu, do të zbulosh se ke më tepër kohë dhe energji për gjërat më të rëndësishme në jetë: të ndihmosh njerëzit dhe t’i shërbesh Perëndisë, i cili të ka dhënë gjithçka që ke.​—Mateu 6:24; Veprat 17:28.

[Figura në faqen 4]

«Bëjeni zakon të jepni, dhe do t’ju japin»