Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Rezistoji prirjes për t’u krahasuar me të tjerët

Rezistoji prirjes për t’u krahasuar me të tjerët

Sekreti 2

Rezistoji prirjes për t’u krahasuar me të tjerët

ÇFARË MËSON BIBLA? «Secili të tregojë me prova se si është vepra e vet, dhe atëherë do të ketë shkak të ngazëllohet vetëm për veten e jo të krahasohet me një tjetër.»​—Galatasve 6:4.

CILA ËSHTË VËSHTIRËSIA? Prirja jonë është të krahasohemi me të tjerët​—nganjëherë me ata që kanë më pak se ne, por shpesh me ata që janë më të fortë, më të pasur ose më të talentuar se ne. Në të dyja rastet, efekti është negativ. Gabimisht nxjerrim përfundimin se vlera e dikujt përcaktohet nga gjërat që ka ose që mund të bëjë. Gjithashtu, mund të na lindin ndjenja smire dhe një frymë konkurrence.​—Eklisiastiu 4:4.

ÇFARË MUND TË BËSH? Përpiqu ta shohësh veten siç të sheh Perëndia. Vlerësoje veten sipas pikëpamjes së tij. «Njeriu sheh atë që sheh syri, kurse Jehovai * sheh zemrën.» (1 Samuelit 16:7) Jehovai nuk e mat vlerën tënde duke të krahasuar me një njeri tjetër, por duke të lexuar zemrën, duke shqyrtuar mendimet, ndjenjat dhe synimet e tua. (Hebrenjve 4:12, 13) Jehovai i di kufizimet që ke dhe do që edhe ti t’i respektosh ato. Nëse e mat vlerën tënde duke u krahasuar me të tjerët, do të bëhesh fodull ose do të jesh gjithmonë i pakënaqur. Prandaj, prano me modesti se nuk mund të shkëlqesh në çdo gjë.​—Proverbat 11:2.

Çfarë duhet të bësh konkretisht që të kesh vlerë në sytë e Perëndisë? Ai e frymëzoi profetin Mikea të shkruante: «Ai të ka thënë, o njeri, se çfarë është e mirë. Çfarë kërkon në këmbim Jehovai nga ti, veçse të tregosh drejtësi, të duash mirëdashjen dhe të jesh modest ndërsa ecën me Perëndinë tënd?» (Mikea 6:8) Nëse e zbaton këtë këshillë, Perëndia do të kujdeset për ty. (1 Pjetrit 5:6, 7) A ka arsye më të fortë për të qenë i kënaqur?

[Shënimi]

^ par. 5 Emri i Perëndisë siç gjendet në Bibël.

[Figura në faqen 5]

Jehovai e mat vlerën tonë sipas asaj që kemi në zemër