Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çmoji gjërat e shenjta!

Çmoji gjërat e shenjta!

Për të rinjtë

Çmoji gjërat e shenjta!

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Isaku, Rebeka, Jakobi dhe Esau.

Përmbledhje: Esau i shet të drejtën e të parëlindurit vëllait binjak, Jakobit.

1 ANALIZO NGJARJEN.​—LEXO ZANAFILLËN 25:20-34.

Ç’karakteristika shfaqën Jakobi dhe Esau madje që në bark të nënës?

․․․․․

Si e imagjinon pamjen e Jakobit dhe të Esaut kur ishin të rinj?

․․․․․

Si mendon se ndihen Jakobi me Esaun tek bisedojnë, siç e lexojmë në vargjet 30 deri 33?

․․․․․

KËRKO MË THELLË.

Duke përdorur materialet për kërkim që ke në dispozicion, gjej diçka për të drejtat e të parëlindurit. Pse kishin rëndësi ato të drejta? Ç’kuptim kishte shitja e këtyre të drejtave për një tas gjellë?

․․․․․

2 ANALIZO NGJARJEN.​—LEXO ZANAFILLËN 27:1-10, 30-38.

Ç’ndjenja përfytyron te toni i zërit të Esaut kur kuptoi që vëllai kishte marrë bekimin e të parëlindurit?

․․․․․

KËRKO MË THELLË.

A bënë gabim Rebeka dhe Jakobi që i rregulluan gjërat në mënyrë që Jakobi të merrte bekimin? Pse po ose pse jo? (E dhënë: shih Zanafillën 25:23, 33.)

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Pasojat afatgjata që vijnë nga kënaqësia e çastit.

․․․․․

PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.

Ç’gjëra të shenjta të janë besuar?

․․․․․

Si mund ta tregosh konkretisht se i çmon gjërat e shenjta?

․․․․․

4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org