A ka ekzistuar vërtet kopshti i Edenit?
A ka ekzistuar vërtet kopshti i Edenit?
A E DI historinë e Adamit dhe të Evës në kopshtin e Edenit? Është mjaft e njohur për shumë njerëz përreth botës. Pse të mos e lexosh për veten tënde? Gjendet te Zanafilla 1:26–3:24. Ja një përmbledhje e historisë.
Perëndia Jehova * formon një njeri nga pluhuri dhe i vë emrin Adam. E vendos në një kopsht, në një rajon që quhet Eden. Këtë kopsht e ka mbjellë vetë Perëndia. Është i ujitur mirë dhe plot me pemë të bukura e frutore. Në qendër të tij ndodhet «pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes». Perëndia i ndalon njerëzit që të hanë nga kjo pemë dhe u thotë se mosbindja do t’u sjellë vdekjen. Me kalimin e kohës, Jehovai bën një shoqe për Adamin, Evën, duke e formuar nga një brinjë e Adamit. Perëndia u cakton si punë të kujdesen për kopshtin dhe u thotë të shumohen e të mbushin tokën.
Kur Eva ndodhet vetëm, i flet një gjarpër që e tundon të hajë frytin e ndaluar duke pohuar se Perëndia e ka gënjyer dhe se po i mban diçka të mirë, diçka që do ta bëjë si Perëndi.
Ajo e dëgjon dhe ha frytin e ndaluar. Më vonë, me të bashkohet edhe Adami, duke mos iu bindur Perëndisë. Jehovai reagon dhe jep dënimin për Adamin, Evën dhe gjarprin. Pasi njerëzit dëbohen nga kopshti parajsor, engjëjt bllokojnë hyrjen.Dikur, midis studiuesve, intelektualëve dhe historianëve ishte e zakonshme të provohej se ngjarjet e dokumentuara në librin biblik të Zanafillës ishin histori e vërtetë. Kurse sot, është më i zakonshëm skepticizmi për këto lloj çështjesh. Por mbi ç’baza dyshohet për tregimin e Zanafillës rreth Adamit, Evës dhe kopshtit të Edenit? Le të shohim katër dyshime të përhapura.
1. A ishte vend i mirëfilltë kopshti i Edenit?
Pse ka dyshime për këtë? Filozofia mund të ketë bërë pjesën e saj. Për shekuj me radhë, teologët kanë spekuluar se kopshti i Perëndisë ekzistonte ende diku. Megjithatë, kisha u ndikua nga filozofë grekë të tillë, si Platoni dhe Aristoteli, të cilët pohonin se asgjë në tokë nuk mund të ishte e përsosur. Vetëm në qiej mund të ekzistonte përsosmëria. Prandaj, teologët arsyetonin se parajsa fillestare duhej të ishte më afër qiellit. * Disa thoshin se kopshti ndodhej në majën e një mali aq të lartë sa nuk ndikohej nga toka e degjeneruar. Të tjerë mendonin se ndodhej në Polin e Veriut ose të Jugut, kurse të tjerë se ishte në hënë ose afër saj. Nuk është çudi pse Edeni filloi të dukej si fantazi. Disa studiues të kohës sonë e konsiderojnë dokërr vendndodhjen e Edenit dhe thonë se nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Megjithatë, Bibla nuk e përshkruan kopshtin si më lart. Në Zanafillën 2:8-14 mësojmë shumë hollësi specifike për atë vend. Ndodhej në lindje, në rajonin që quhej Eden. Ujitej nga një lumë që ndahej në katër lumenj të tjerë. Për secilin nga këta lumenj jepet emri dhe një përshkrim i shkurtër për zonën që përshkonte. Këto hollësira prej kohësh i kanë munduar studiuesit, shumë prej të cilëve e kanë studiuar me imtësi këtë fragment biblik, që si e si të gjejnë ndonjë të dhënë për vendndodhjen e sotme të atij vendi të lashtë. Gjithsesi kanë arritur në mjaft përfundime kontradiktore. A do të thotë kjo se përshkrimi fizik i Edenit, kopshtit të tij dhe lumenjve, është i rremë a trillim?
Shqyrto: ngjarjet e tregimit për kopshtin e Edenit ndodhën rreth 6.000 vjet më parë. Ato u shkruan nga Moisiu, i cili mund të ketë shfrytëzuar të dhëna gojore, madje edhe dokumente më të hershme. Megjithatë, Moisiu e shkroi tregimin rreth 2.500 vjet më vonë. Tashmë Edeni ishte histori e lashtë. Atëherë, a ka mundësi që hollësi gjeografike, të tilla si lumenjtë, të ndryshojnë gjatë dhjetëra shekujve? Topografia e tokës ndryshon vazhdimisht. Rajoni ku mund të ketë qenë Edeni është vatër tërmetesh. Është llogaritur se në atë zonë kanë ndodhur rreth 17 për qind e tërmeteve më të mëdha në botë. Në zona të *
tilla ndryshimet janë të zakonshme. Për më tepër, Përmbytja e ditëve të Noesë mund ta ketë ndryshuar topografinë në mënyra që thjesht s’kemi si t’i dimë sot.Megjithatë ka disa fakte që dimë: tregimi i Zanafillës flet për kopshtin si një vend real. Dy nga katër lumenjtë e përmendur në tregim—Eufrati dhe Tigri ose Hidekeli—ekzistojnë ende, dhe disa nga burimet e tyre gjenden shumë afër njëri-tjetrit. Madje tregimi jep emrat e vendeve ku rridhnin këta lumenj dhe specifikon pasuritë natyrore që ishin të njohura në atë zonë. Për popullin e lashtë të izraelit, lexuesit e parë të këtij tregimi, këto hollësira ishin informative.
Po mitet dhe përrallat, a na informojnë siç duhet? Apo priren të përjashtojnë hollësi që mund të verifikohen ose të hidhen poshtë lehtësisht? Mënyra e zakonshme si fillon një përrallë është: «Na ishte njëherë në një vend të largët.» Kurse historia tregon hollësi specifike, siç bën tregimi i Edenit.
2. A është vërtet e besueshme se Perëndia e formoi Adamin nga pluhuri dhe Evën nga një brinjë e Adamit?
Shkenca moderne ka vërtetuar se trupi i njeriut përbëhet nga elemente të ndryshme, si: hidrogjeni, oksigjeni dhe karboni. Të gjitha këto elemente gjenden në koren e tokës. Por si ndodhi që me anë të këtyre elementeve të formohej një krijesë e gjallë?
Shumë shkencëtarë ngrenë teorinë se jeta lindi vetvetiu, duke filluar nga forma shumë të thjeshta që gradualisht, gjatë miliona viteve, u bënë gjithnjë e më komplekse. Por termi «të thjeshta» mund të na mashtrojë, pasi të gjitha gjallesat—edhe mikroorganizmat njëqelizorë—janë tejet komplekse. Nuk ka asnjë provë që ndonjë formë jete lindi rastësisht ose që kjo mund të ndodhë. Përkundrazi, të gjitha gjallesat janë dëshmi e pagabueshme e projektimit nga një inteligjencë shumë më e madhe se e jona. *—Romakëve 1:20.
A të duket e logjikshme të dëgjosh një simfoni madhështore ose të admirosh një pikturë të shkëlqyer a të mrekullohesh me një arritje teknologjike, e më pas të ngulësh këmbë se këto Zanafilla 1:26) Ja pse, në tokë, vetëm njerëzit janë të aftë të pasqyrojnë dëshirën e Perëndisë për të krijuar, dhe ndonjëherë krijojnë vepra mbresëlënëse në muzikë, art e teknologji. A duhet të habitemi që Perëndia është Krijues shumë më i aftë se ne?
vepra nuk i bëri askush? Patjetër që jo. Por kryevepra të tilla as që i ngjajnë sadopak kompleksitetit, bukurisë dhe mjeshtërisë së projektit të trupit njerëzor. E si mund ta çojmë nëpër mend që nuk pati një Krijues? Për më tepër, tregimi i Zanafillës shpjegon se, nga të gjitha format e jetës në tokë, vetëm njeriu u bë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. (Ç’të themi për krijimin e gruas nga një brinjë e burrit? Ku qëndron vështirësia? * Perëndia mund të kishte përdorur mënyra të tjera, por mënyra si e krijoi gruan kishte domethënie të thellë. Ai donte që burri e gruaja të martoheshin dhe të formonin një lidhje të ngushtë, si të ishin «një mish i vetëm». (Zanafilla 2:24) A nuk është dëshmi e fuqishme e një Krijuesi të mençur e të dashur mënyra si burri e gruaja plotësojnë njëri-tjetrin, duke formuar një lidhje të qëndrueshme dhe që ushqehet nga të dyja palët?
Për më tepër, gjenetistët bashkëkohorë kanë pranuar se ka mundësi që të gjithë njerëzit të kenë ardhur vetëm nga një burrë dhe nga një grua. Atëherë, a është i pabesueshëm tregimi i Zanafillës?
3. Pema e njohjes të së mirës e të së keqes dhe pema e jetës duken mitike.
Ç’është e vërteta, tregimi i Zanafillës nuk mëson se këto pemë në vetvete kishin ndonjë fuqi të veçantë ose të mbinatyrshme. Përkundrazi, ishin pemë normale që Jehovai u dha kuptim simbolik.
A nuk bëjnë edhe njerëzit njësoj herë pas here? Për shembull, një gjykatës mund të paralajmërojë kundër krimit të sjelljes pa respekt ndaj gjykatës. Kjo nuk do të thotë se ai do që të respektohen mobiliet, pajisjet e tjera dhe muret e gjykatës, por sistemi i drejtësisë që përfaqëson gjykata. Gjithashtu, mbretër të ndryshëm kanë përdorur skeptrin dhe kurorën si simbole të autoritetit të tyre sovran.
Por çfarë simbolizonin dy pemët? Janë thënë shumë teori të ndërlikuara. Kurse përgjigjja e vërtetë, ndonëse e qartë, është mjaft e thellë. Pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes Jeremia 10:23) Ja pse ishte krim të vidhje nga ajo pemë. Kurse pema e jetës përfaqësonte një dhuratë që vetëm Perëndia mund ta japë—jetën e përhershme.—Romakëve 6:23.
përfaqësonte një privilegj që i përket vetëm Perëndisë: të drejtën për të përcaktuar se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. (4. Një gjarpër që flet duket tamam si në përralla.
Është e qartë se ky aspekt i tregimit të Zanafillës mund të na duket i çuditshëm, sidomos kur nuk marrim parasysh pjesën tjetër të Biblës. Megjithatë, Shkrimet e sqarojnë gradualisht këtë mister që të ngjall kureshtje.
Kush ose çfarë e bëri atë gjarpër të dukej sikur fliste? Populli i Izraelit të lashtë dinte disa faktorë të tjerë që hidhnin mjaft dritë në rolin e atij gjarpri. Për shembull, e dinin se, ndonëse kafshët nuk flasin, një person frymor mund ta bëjë një kafshë të duket sikur flet. Moisiu shkroi edhe tregimin për Balaamin se si Perëndia dërgoi një engjëll që ta bënte gomarin e Balaamit të fliste si njeri.—Numrat 22:26-31; 2 Pjetrit 2:15, 16.
A mund të kryejnë mrekulli edhe personat e tjerë frymorë, përfshirë ata që janë armiq të Perëndisë? Moisiu kishte parë priftërinjtë egjiptianë që praktikonin magjinë, të imitonin disa nga mrekullitë e Perëndisë, si për shembull, të bënin që një shkop të kthehej në gjarpër. Fuqia për vepra të tilla mund të vijë vetëm nga armiqtë e Perëndisë në qiej.—Dalja 7:8-12.
Duket se Moisiu ishte shkrimtari i frymëzuar edhe i librit të Jobit. Ai libër mësonte shumë gjëra për armikun kryesor të Perëndisë, Satanain, i cili, duke gënjyer, vuri në dyshim integritetin e të gjithë shërbëtorëve të Jehovait. (Jobi 1:6-11; 2:4, 5) A arsyetuan izraelitët e lashtë se, në Eden, Satanai e kishte manipuluar gjarprin duke e bërë të dukej sikur fliste, që kështu të mashtronte Evën e t’ia thyente integritetin ndaj Perëndisë? Me sa duket, po.
A shkaktoi Satanai që gjarpri të thoshte një gënjeshtër? Kohë më vonë, Jezui iu referua Satanait si «gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës». (Gjoni 8:44) Logjikisht, «ati i gënjeshtrës» është autori i gënjeshtrës së parë, apo jo? Gënjeshtra e parë janë fjalët që gjarpri i tha Evës. Duke kundërshtuar paralajmërimin e Perëndisë se po të hanin nga fryti i ndaluar do të vdisnin, gjarpri tha: «Ju s’keni për të vdekur aspak.» (Zanafilla 3:4) Qartë, Jezui e dinte se Satanai e kishte manipuluar gjarprin. Zbulesa që Jezui i dha apostullit Gjon, e qartëson çështjen pasi e quan Satanain «gjarpri i hershëm».—Zbulesa 1:1; 12:9.
A mund të besohet që një person i fuqishëm frymor të ketë manipuluar një gjarpër duke e bërë të dukej sikur po fliste? Edhe njerëzit, ndonëse kanë shumë më pak fuqi se personat frymorë, bëjnë mjaft skena befasuese që duken reale, ku përfshihet i foluri pa lëvizur buzët.
Dëshmia më bindëse
A nuk je dakord se skepticizmi për tregimin e Zanafillës nuk ka baza të forta? Nga ana tjetër, ka prova të forta se tregimi është histori e vërtetë.
Për shembull, Jezu Krishti quhet «dëshmitari i besueshëm dhe i vërtetë». (Zbulesa 3:14) Si njeri i përsosur, ai nuk gënjeu kurrë dhe nuk e shtrembëroi kurrë në ndonjë mënyrë të vërtetën. Për më tepër, mësoi se kishte ekzistuar shumë kohë para se të vinte në tokë si njeri dhe, gjatë kësaj kohe, kishte jetuar përkrah Atit të tij, Jehovait, «para se të ishte bota». (Gjoni 17:5) Pra, ai ekzistonte kur filloi jeta në tokë. Çfarë dëshmie dha Jezui, dëshmitari më i besueshëm nga të gjithë?
Ai i përmendi Adamin dhe Evën si njerëz realë. Iu referua martesës së tyre kur shpjegoi standardin e Jehovait për monogaminë. (Mateu 19:3-6) Nëse ata nuk ekzistuan kurrë dhe kopshti i Edenit ku jetuan ishte vetëm një mit, atëherë edhe Jezui qenka mashtruar ose ka gënjyer. Por asnjë nga këto nuk qëndron. Jezui kishte qenë në qiell dhe e kishte vështruar tragjedinë që ndodhi në kopsht. A ka dëshmi më bindëse se kjo?
Në të vërtetë, mosbesimi te tregimi i Zanafillës e minon besimin te Jezui. Ky mosbesim na e bën të pamundur t’i kuptojmë disa nga temat më të rëndësishme dhe premtimet më inkurajuese të Biblës. Le të shohim pse.
[Shënimet]
^ par. 3 Në Bibël, Jehova është emri i Perëndisë.
^ par. 7 Ky koncept nuk bazohet në Shkrime. Bibla mëson se gjithçka që ka bërë Perëndia është e përsosur, kurse degjenerimi vjen nga një burim tjetër. (Ligji i përtërirë 32:4, 5) Kur Jehovai përfundoi së krijuari tokën, tha se të gjitha ato që kishte bërë ishin «shumë mirë».—Zanafilla 1: 31.
^ par. 9 Përmbytja, një vepër e Perëndisë, me sa duket fshiu çdo gjurmë të kopshtit të Edenit. Nga Ezekieli 31:18 kuptojmë se, në shekullin e shtatë p.e.s., «pemët e Edenit» tashmë kishin kohë që nuk ekzistonin. Prandaj të gjithë ata që më vonë kërkuan një kopsht të tillë që ekzistonte ende, po kërkonin më kot.
^ par. 14 Shih broshurën Origjina e jetës: Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
^ par. 16 Është interesante se shkenca e mjekësisë moderne ka kuptuar se brinja ka aftësi të pazakontë për t’u shëruar. Ndryshe nga kockat e tjera, ajo mund të rritet sërish nëse membrana e indeve lidhëse nuk dëmtohet.