Jezui «heq mëkatin e botës»
Jezui «heq mëkatin e botës»
Gjon Pagëzori tha se Jezui «heq mëkatin e botës». (Gjoni 1:29) Kjo e drejtonte vëmendjen te roli i Jezuit për të shpëtuar njerëzimin e bindur.
Por pse duhej të vdiste Jezui që të shpëtonte mëkatarët?
Çfarë arriti duke hequr dorë vullnetarisht nga jeta e tij?
Kush nxjerr dobi nga vdekja e tij?
Ç’domethënie mund të ketë për ty?
Çdo vit, Dëshmitarët e Jehovait mblidhen që të përkujtojnë vdekjen e Jezuit. Këtë vit, përkujtimi bie të dielën më 17 prill, pas perëndimit të diellit.
Dëshmitarët e Jehovait të ftojnë ngrohtësisht të bashkohesh me ta për të shqyrtuar domethënien e vdekjes së Jezuit. Pyetjeve të mësipërme do t’u jepen përgjigje nga Bibla.
Mund të marrësh pjesë në vendin më të afërt me shtëpinë tënde. Të lutemi, kërkoju Dëshmitarëve të Jehovait në zonën tënde të të tregojnë orën dhe vendin e duhur.