Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ku mund të gjejmë ndihmë për të përballuar problemet e sotme?

Ku mund të gjejmë ndihmë për të përballuar problemet e sotme?

Fjalimi special

Ku mund të gjejmë ndihmë për të përballuar problemet e sotme?

Në botën e sotme kemi burime të shumta për këshilla. Sot janë mjaft të përhapura librat dhe programet televizive që u japin njerëzve këshilla si t’i zgjidhin problemet. Prapëseprapë, problemet themelore ekzistojnë ende. Ndoshta pyetni veten: «A ka ndonjë burim vërtet të besueshëm për udhëheqje?» Përgjigjja është po!

Megjithëse është shkruar mijëra vjet më parë, Bibla përmban parime që vlejnë për çdo kohë, të cilat u përgjigjen pyetjeve të tilla:

▪ Si t’i zgjidh mosmarrëveshjet dhe të gëzoj marrëdhënie më të mira me të tjerët?

▪ Si të gjej lumturi?

▪ Si t’i kapërcej problemet ekonomike?

▪ Si ta pakësoj ankthin?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të trajtohen në fjalimin publik me titull «A na ndihmojnë parimet biblike të përballojmë problemet e sotme?» Ky fjalim i bazuar në Bibël do të mbahet anembanë botës, në më shumë se 230 vende. Në shumicën e vendeve, ai do të mbahet në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait, të dielën më 1 maj 2011.

Dëshmitarët që janë në zonën tuaj me kënaqësi do t’ju tregojnë orarin dhe adresën. Ju ftojmë përzemërsisht të vini!