Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si t’i rezistosh tundimit?

Si t’i rezistosh tundimit?

Për të rinjtë

Si t’i rezistosh tundimit?

JOZEFI​—PJESA 1

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Jozefi dhe gruaja e Potifarit.

Përmbledhje: Jozefi i reziston tundimit për të bërë seks me gruan e Potifarit.

1 ANALIZO NGJARJEN.​—LEXO ZANAFILLËN 39:1-12.

Përshkruaj si e imagjinon madhështinë e shtëpisë së Potifarit.

․․․․․

Si e përfytyron pamjen e Jozefit? (E dhënë: lexo përsëri vargun 6.)

․․․․․

Çfarë ndjenjash dallon në zërin e Jozefit kur i flet gruas së Potifarit në vargjet 8 dhe 9?

․․․․․

2 KËRKO MË THELLË.

Çfarë mund ta tundonte Jozefin që të bënte kompromis me normat morale? (E dhënë: lexo Filipianëve 2:12 dhe mendo për rrethanat e Jozefit. Për shembull, në atë kohë ku i kishte familjarët dhe bashkadhuruesit e Jehovait Jozefi?)

․․․․․

Si mendon, pse Jozefi ishte i mendimit se kurorëshkelja ishte mëkat kundër Perëndisë ndërkohë që ende nuk kishte ligj të Perëndisë që e ndalonte kurorëshkeljen? (E dhënë: lexo dhe medito për shkrimet e mëposhtme: Zanafilla 2:24; 12:17, 18; Romakëve 2:14, 15 dhe Hebrenjve 5:14.)

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Lidhjen midis vetëkontrollit dhe dinjitetit.

․․․․․

Dobitë që nxjerrin ata që u përmbahen normave morale të Perëndisë.

․․․․․

Nevojën që të stërvitësh «aftësitë perceptuese». (Hebrenjve 5:​14)

․․․․․

PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.

Në ç’aspekt(e) të jetës është e nevojshme të jesh më i vendosur kur bëhet fjalë që t’i rezistosh tundimit seksual? (E dhënë: lexo dhe medito për Jobin 31:1; Psalmin 119:37; Efesianëve 5:3, 4.)

․․․․․

4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org