Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Për të rinjtë

Ruhu nga frymërat e liga!

Ruhu nga frymërat e liga!

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroji skenat. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

1 ANALIZO NGJARJEN.​—LEXO ZANAFILLËN 6:1-6 DHE VEPRAT 19:11-20.

Përshkruaj si e imagjinon pamjen e një Nefilimi.

․․․․․

Si mendon se u ndien burrat pasi hasën një frymë të ligë, siç përshkruhet te Veprat 19:13-16?

․․․․․

2 KËRKO MË THELLË.

Duke përdorur materialet për kërkim që ke në dispozicion, zbulo më shumë për Nefilimët. Pse mendon se kishin natyrë aq të dhunshme?

․․․․․

Në ç’kuptim mund të thuhet se frymërat e liga «e braktisën vendbanimin e tyre të duhur»? (Lexo Judën 6.) Pse mendon se ishte e panatyrshme, madje e shthurur, që ata të kërkonin gra mes njerëzve?

․․․․․

Çfarë mëson kur lexon te këto dy tregime se frymërat e liga janë të fiksuara pas seksit dhe dhunës?

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Natyrën mizore dhe egoiste të frymërave të liga.

․․․․․

PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.

Tani që frymërat e liga nuk materializohen më, në ç’mënyra të tërthorta mund të ndikojnë te ti?

․․․․․

Cilat zbavitje sot pasqyrojnë qëndrimin dhe interesat e frymërave të liga?

․․․․․

Si mund të tregosh se je i vendosur t’i rezistosh ndikimit të frymërave të liga? (Lexo përsëri Veprat 19:18, 19.)

․․․․․

4 ÇFARË TË TËRHEQ MË SHUMË NGA KËTO TREGIME DHE PSE?

․․․․․

Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org