‘I sjellin buzëqeshje Jehovait’
Diplomimi i klasës së 131-të të Galaadit
‘I sjellin buzëqeshje Jehovait’
FAMILJARË, miq dhe dashamirës u mblodhën më 10 shtator 2011 që të ndiqnin diplomimin e klasës së 131-të të Shkollës Biblike Watchtower të Galaadit. Në fillim të ditës, oratorët dhe studentët ishin aq të emocionuar sa nuk i zinte vendi. Por në përfundim të programit, 9.063 të pranishmit ishin të qetë e buzagaz, pasi u kënaqën me fjalimet, demonstrimet dhe intervistat.
Stivën Leti, pjesëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait dhe drejtues i programit, mbajti fjalimin e parë. Ai shqyrtoi vargje biblike që e paraqitin Perëndinë Jehova sikur të ketë një trup të mirëfilltë. U përqendrua tek ato fragmente që tregojnë se si i përdor Jehovai sytë, veshët, duart dhe krahët figurativë.
Së pari, oratori trajtoi 2 Kronikave 16:9 ku thuhet se «sytë e Jehovait enden nëpër gjithë tokën për të treguar forcën e tij në dobi të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër». I inkurajoi studentët që të vazhdonin të ishin të kushtuar me gjithë zemër ndaj Jehovait. U tha se mund të imitonin Perëndinë duke kërkuar anët e mira te njerëzit. Pastaj, vëlla Leti trajtoi 1 Pjetrit 3:12 që thotë se veshët e Jehovait janë të drejtuar te përgjërimi i të drejtëve. Ai i nxiti t’i mbanin të hapura linjat e komunikimit, duke mos harruar se Jehovai dëshiron vërtet t’ua dëgjojë lutjet.
Oratori shqyrtoi edhe Isainë 41:13 ku Jehovai premton: «Unë Jehovai, Perëndia yt, të kap nga dora e djathtë dhe të them: ‘Mos ki frikë, se unë do të të ndihmoj.’» Me ngrohtësi të çiltër, vëlla Leti tha: «Vini re sa prekëse janë këto fjalë të Jehovait. Ai shtrin dorën që të na kapë për dore.» Pastaj u tha studentëve që gjithmonë ta lejonin Jehovain t’i ndihmonte e të mos e kundërshtonin asnjëherë ndihmën e tij. Gjithashtu u tha se mund të imitonin Jehovain duke u shtrirë dorën të tjerëve për t’i ndihmuar.
Së fundi, vëlla Leti lexoi Isainë 40:11. Ai e ftoi auditorin të përfytyronte përzemërsinë e butë që përcjell ky shkrim. «Jehovai na mbledh me krahët e tij,—tha vëlla Leti.—Ai na mban në gji.» Si duhet të reagojmë? Studentët u këshilluan të ishin të butë e të urtë si qengja të vegjël, që Jehovai t’i mbajë në gji.
«Ne e kemi këtë thesar në enë balte»
Këtë temë biblike e trajtoi Dejvid Splejni i Trupit Udhëheqës. (2 Korintasve 4:7) Cili është thesari? Njohuria apo mençuria? Oratori u përgjigj: «Jo, thesari për të cilin foli apostulli Pavël është ‘ky shërbim’ me anë të së cilit ‘shfaqim të vërtetën’.» (2 Korintasve 4:1, 2, 5) Vëlla Splejni u kujtoi studentëve se pesë muajt që kaluan duke studiuar, i përgatitën për një caktim të veçantë në shërbim. Ky caktim duhet vlerësuar jashtë mase.
Oratori shpjegoi se ‘enët e baltës’ u referohen trupave tanë fizikë. Ai krahasoi një enë balte me një enë floriri. Enët e florinjta nuk përdoren shpesh. Nga ana tjetër, enët prej balte janë bërë për punë. Sikur të futnim thesarin në një enë floriri, mund të përqendroheshim tek ena po aq sa te thesari që mban. Vëlla Splejni tha: «Nuk duhet të tërhiqni vëmendjen te vetja. Si misionarë, duhet t’i drejtoni njerëzit te Jehovai. Ju jeni enë balte modeste.»
Duke vazhduar analogjinë, oratori tha se në kohët biblike disa enë prej balte ishin zjarrduruese dhe disa ishin të veshura me një shtresë të fortë që ena të mos ciflosej. Ç’donte të theksonte me këtë? Gjatë muajve të parë në caktimin e tyre, misionarët do të veshin patjetër një shtresë të fortë. Do të bëhen më pak të ndjeshëm ndaj kritikave, më pak të prirur për t’u fyer. Vëlla Splejni tha: «Do të zbuloni se jeni më të fortë nga sa mendoni.» Jehovai nuk ua ka besuar engjëjve këtë thesar shërbimi, por enëve prej balte. «Kjo tregon se Jehovai ka besim te ju»,—përfundoi oratori.
«Ke vrapuar me këmbësorët . . . , mund të bësh garë me kuajt?»
«Sa shumë dhe sa shpejt mund të vraponi?»—pyeti Samuel Hërdi i Trupit Udhëheqës. Përse ua bëri këtë pyetje studentëve? Oratori bëri një krahasim mes përvojës së studentëve dhe asaj të profetit Jeremia. Ai burrë besnik mezi po ia dilte me sfidat që po haste. Mirëpo e pritnin sprova edhe më të mëdha. Prandaj, Jehovai e pyeti: «Kur ke vrapuar me këmbësorët e të kanë lodhur, si pra, mund të bësh garë me kuajt?»—Jeremia 12:5.
Duke e zbatuar këtë në rastin e studentëve, vëlla Hërdi tha: «Mund të mendoni se keni vrapuar me kuajt ngaqë keni bërë gjithë ato provime. Por, në të vërtetë, keni vrapuar me këmbësorët, jo me kuajt. Kur të shkoni në caktim, do të vraponi me kuajt, ose do të hasni sfida shumë më të mëdha nga sa mund të imagjinoni tani. Si do t’ia dilni? Stërvitja këtu në Galaad ju ka përgatitur të vraponi me kuajt e të mos lodheni.» Ai i inkurajoi studentët të vazhdonin stërvitjen frymore, të mbanin një rutinë të mirë të studimit të Biblës dhe të lutjeve.
Vëlla Hërdi e pranoi se në të ardhmen disa nga ata misionarë do të përjetonin shkurajim ose indiferencë. Të tjerë do të vuanin nga sëmundjet ose nga ndjenjat e pazotësisë. Por ai i siguroi studentët se kanë një burim force që do t’i ndihmojë të kapërcejnë çdo situatë të vështirë e të mos lodhen. Oratori tha: «Sido që të vraponi, në garë me këmbësorët apo me kuajt, të jeni të sigurt se dora e fuqishme e Perëndisë do t’ju shtyjë përtej vijës së finishit. Kështu, do të jeni misionarë të suksesshëm, për nder e lavdi të Jehovait.»
Pika të tjera kryesore të programit
«Mos u mjafto me pak.» Xhon Ekrëni, anëtar i Komitetit të Degës të Shteteve të Bashkuara, foli për tregimin e profetit Elise dhe të vejushës, së cilës do t’i merrnin fëmijët për t’i shitur si skllevër. (2 Mbretërve 4:1-7) Vejusha kishte vetëm një qyp të vogël për vaj. Eliseu e këshilloi të mblidhte qypa nga fqinjët, duke i thënë: «Mos u mjafto me pak.» Nëpërmjet Eliseut, Jehovai i mbushi me vaj në mënyrë të mrekullueshme të gjithë qypat që mblodhi vejusha. Pastaj, vejusha e shiti vajin dhe fitoi mjaft pará për të shlyer borxhet e për të mbajtur familjen për ca kohë.
Ç’mësime mund të nxirrnin misionarët e ardhshëm nga ky tregim? Kur mblodhi qypat e tjerë, vejusha vështirë të ketë bërë naze. Oratori shpjegoi: «Ajo duhet të ketë mbledhur çdo lloj qypi që mund të mbante vaj dhe, mundësisht, sa më të mëdhenj aq më mirë.» Pastaj, vëlla Ekrëni i nxiti studentët të pranonin çfarëdolloj caktimi, të madh a të vogël. «Mos bëni naze»,—tha ai. Gjithashtu, u kujtoi se sa më shumë vëmendje t’u kushtonte vejusha udhëzimeve të Eliseut, aq më shumë bekime do të merrte. Ku donte të dilte? Sa më shumë zell e besim të tregojmë, aq më shumë bekime do të marrim. «Mos u kurseni»,—tha oratori.
«Ata janë për ne si një kafshatë.» Uilliam Samuelsoni, mbikëqyrësi i Repartit të Numrat 14:9. Ai theksoi shembullin e mirë që lanë Josiu dhe Kalebi. Termi «kafshatë» siç është përdorur në këtë rast, nënkuptonte se mund t’i mposhtnin kollaj banorët e Kanaanit dhe se kjo përvojë do ta forconte e do ta bënte më të qëndrueshëm Izraelin. Cili ishte mësimi për studentët? Oratori tha: «Në aktivitetet tuaja frymore të ardhshme konsiderojini sfidat si diçka që do t’ju forcojnë e do t’ju bëjnë më të qëndrueshëm.»
Shkollave Teokratike, trajtoi këtë temë të marrë nga«A do të jetë e ankoruar fort anija e tyre e besimit përballë stuhive që i presin?» Sam Robersoni, një nga instruktorët, trajtoi paralajmërimin e apostullit Pavël sipas të cilit ‘besimi i disave ishte rrënuar si një anije që shkallmohet’. (1 Timoteut 1:19) I nxiti studentët të ndërtonin te të tjerët një besim të ankoruar fort te Perëndia Jehova. Ai tha: «Puna juaj mund të krahasohet me atë të një farkëtari.» Në ç’kuptim? Farkëtari lidh bashkë hallkat e një zinxhiri që e ankoron të sigurt anijen. Në mënyrë të ngjashme, misionarët i ndihmojnë studentët e Biblës të zhvillojnë cilësi frymore të nevojshme për shpëtim.
Oratori i lidhi hallkat e zinxhirit me tetë cilësitë që përmenden te 2 Pjetrit 1:5-8. Vëlla Robersoni tha se, nëse misionarët i ndihmojnë studentët e Biblës të shohin si i shfaq Jehovai këto cilësi, ka të ngjarë të zhvillojnë një lidhje të pathyeshme me Jehovain. Do të përballojnë çdo stuhi që mund të vërë në provë besimin e tyre.
Përvoja dhe intervista
Majkëll Bërneti, një nga instruktorët, u kërkoi studentëve të Galaadit të tregonin e të vinin në skenë disa nga përvojat që kishin pasur kohët e fundit në shërbim. Auditori u kënaq tek dëgjoi se si studentët kishin predikuar në një qendër tregtare, në një aeroport, shtëpi më shtëpi, madje edhe në telefon me një person që i kishte rënë numrit gabim.
Pastaj, Majkëll Henseni nga familja Bethel e Shteteve të Bashkuara, intervistoi tre vëllezër me shumë vite përvojë si misionarë: Stivën Mek Douelli në Panama, Mark Numari në Kenia dhe Uilliam Jasovski në Paraguai. Fjalët e tyre theksuan temën e pjesës «Të gjejmë kënaqësi teksa bëjmë vullnetin e Jehovait». (Psalmi 40:8) Për shembull, Mark Numari përmendi gjëra specifike që atij dhe së shoqes i kishin sjellë kënaqësi tek shërbenin në caktimin e tyre. Miqësia që kishin farkëtuar me Dëshmitarët vendës i sillte çiftit mjaft kënaqësi. Gjithashtu, provonin gëzim tek shihnin vëllezërit që ndiqnin udhëzimet, që bënin ndryshime të mëdha në jetë dhe tek vërenin si Jehovai i bekonte përpjekjet e tyre. Ai i siguroi studentët se gëzimet më të mëdha i kishin ende përpara.
Pasi një nga studentët e klasës së 131-të lexoi një letër që shprehte bukur vlerësimin e tyre, vëlla Leti e përfundoi programin duke i inkurajuar të diplomuarit të vepronin me mençuri. Nëse e bënin këtë, ‘do t’i sillnin buzëqeshje Jehovait’. Këta misionarë janë të vendosur t’i sjellin buzëqeshje Jehovait teksa i shërbejnë besnikërisht në caktimet e tyre.—Isaia 65:19.
[Tabela dhe harta në faqen 31]
STATISTIKAT E KLASËS
10 vende të përfaqësuara
34,7 mosha mesatare
19 mesatarja e viteve që nga pagëzimi
13,5 mesatarja e viteve në shërbimin e plotkohor
[Harta]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Të diplomuarit u caktuan në vendet që tregohen më poshtë
VENDET KU U CAKTUAN MISIONARËT
BENIN
BRAZIL
BULLGARI
BURUNDI
KAMERUN
KANADA
REPUBLIKA E AFRIKËS QENDRORE
GJERMANI
GANË
HONG-KONG
INDONEZI
KENIA
LIBERI
LITUANI
MALAJZI
MOZAMBIK
NEPAL
PANAMA
PARAGUAI
SIERRA-LEONE
SLLOVAKI
AFRIKA E JUGUT
SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
VENEZUELË
[Figura në faqen 30]
Studentët e Galaadit vënë në skenë një nga përvojat e predikimit
[Figura në faqen 31]
Diplomimi i klasës së 131-të të Shkollës Biblike Watchtower të Galaadit
Në listën e mëposhtme, rreshtat janë numëruar nga para pas dhe emrat janë renditur nga e majta në të djathtë për çdo rresht.
(1) Lesch, C.; Lesch, N.; Shakarjian, P.; Shakarjian, T.; Budden, R.; Budden, K.; Nash, T.; Nash, L.
(2) Tremblay, E.; Tremblay, C.; Garvey, D.; Garvey, G.; Gaunt, R.; Gaunt, P.; Lau, J.; Lau, J.
(3) Davis, S.; Davis, S.; Sargeant, J.; Sargeant, J.; Fonseca, C.; Fonseca, S.; Thenard, E.; Thenard, A.
(4) Petratyotin, A.; Petratyotin, R.; Reyes, N.; Reyes, N.; Eisiminger, B.; Eisiminger, S.; Hacker, J.; Hacker, C.
(5) Hartman, E.; Hartman, T.; Goolia, W.; Goolia, K.; Thomas, J.; Thomas, E.; Okazaki, N.; Okazaki, M.
(6) Mills, C.; Mills, A.; Benning, L.; Benning, T.; Sobiecki, S.; Sobiecki, T.; Gagnon, L.; Gagnon, E.
(7) Hansen, B.; Hansen, M.; Fahie, A.; Fahie, M.; Dalgaard, J.; Dalgaard, J.; Andersson, M.; Andersson, R.