Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ruaj zemrën!»

«Ruaj zemrën!»

«Ruaj zemrën!»

Kongresi Krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait

TEMA E SË PREMTES

«Jehovai sheh zemrën»​—1 SAMUELIT 16:7.

TEMA E SË SHTUNËS

«Goja flet nga mbushullia e zemrës»​—MATEU 12:34.

TEMA E SË DIELËS

«Shërbeji Jehovait me gjithë zemër»​—1 KRONIKAVE 28:9.

Në Bibël fjala zemër përmendet gati një mijë herë. Në shumicën e rasteve, Shkrimet nuk flasin për zemrën e mirëfilltë të njeriut, por për zemrën e figurshme. Çfarë është zemra e figurshme? Fjala mund t’i referohet asaj që jemi përbrenda​—çfarë mendojmë, ndiejmë dhe dëshirojmë.

Pse duhet ta ruajmë zemrën tonë të figurshme? Perëndia e nxiti mbretin Solomon të shkruante: «Më shumë se gjithçka tjetër që duhet ruajtur, ruaj zemrën, sepse prej saj dalin burimet e jetës.» (Proverbat 4:23) Cilësia e jetës sonë tani dhe në të ardhmen varet nga gjendja e zemrës së figurshme. Përse? Ngaqë Perëndia e sheh çfarë kemi në zemër. (1 Samuelit 16:7) Ajo që përcakton ndjenjat e Perëndisë karshi nesh, është si jemi përbrenda, si është «njeriu i fshehtë i zemrës».​—1 Pjetrit 3:4.

Si ta ruajmë zemrën? Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të shqyrtohet hollësisht gjatë kongreseve që Dëshmitarët e Jehovait do të mbajnë në gjithë botën duke filluar këtë muaj. Ju ftojmë përzemërsisht të ndiqni të tria ditët e kongresit. * Gjërat që do të mësoni do t’ju ndihmojnë të silleni në atë mënyrë që ia gëzon zemrën Perëndisë Jehova.​—Proverbat 27:11.

[Shënimi]

^ par. 11 Për të ditur ku do të mbahet kongresi afër jush, hyni në sitin www.pr418.com. Gjithashtu mund të kontaktoni Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose t’u shkruani botuesve të kësaj reviste.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Fotografia djathtas: Aus dem Fundus der MÜNCHNER OLYMPIAPARK GMBH, München