‘Marrim jetën e përhershme’
‘Marrim jetën e përhershme’
«Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.»—GJONI 17:3.
NJOHURIA mund të të shpëtojë jetën. Në Nigeri, kur Nuhui dhjetëmuajsh u sëmur, nëna e tij që punonte në shëndetësi dinte çfarë të bënte. Ajo përgatiti për të birin një solucion me ujë të pastër, kripë dhe sheqer që t’ia zëvendësonte lëngjet e humbura. Sipas UNICEF-it, ngaqë ajo «veproi menjëherë dhe kishte njohuri për kujdesin shëndetësor, djali iu shërua shpejt».
Edhe njohuria biblike mund të shpëtojë jetë. Shkrimtari i parë biblik, Moisiu, tha: «Nuk janë fjalë të kota për ju, por janë jeta juaj. Nga këto fjalë mund të keni ditë të gjata.» (Ligji i përtërirë 32:47) A na i zgjat vërtet ditët Bibla? Në ç’kuptim ajo është jeta jonë?
Pesë artikujt e mëparshëm të kësaj serie kanë treguar se Bibla është një libër i pakrahasueshëm për sa u përket profecive të besueshme, saktësisë historike e shkencore, harmonisë së brendshme dhe udhëzimeve praktike. Kjo i vë vulën Biblës si një libër unik. Prandaj, kur pohon se të çon drejt një jete më të gjatë, jetës së përhershme, a nuk e meriton që ta shqyrtosh me kujdes?
Të nxitim të mësosh si njohuria e saktë për Biblën mund të të sjellë paqe mendore tani dhe lumturi në të ardhmen. Dëshmitarët e Jehovait do të të tregojnë me kënaqësi si ta marrësh këtë njohuri.
[Kutia dhe figura në faqen 9]
Gjithashtu, Bibla është unike sepse vetëm ajo u jep përgjigje të kënaqshme pyetjeve themelore, si:
• Pse jemi këtu?
• Pse vuajmë kaq shumë?
• A ka ndonjë shpresë për njerëzit e dashur që na kanë vdekur?
Përgjigjet e Biblës për pyetje të tilla mund t’i gjesh në këtë libër, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Çfarë mëson vërtet Bibla?