Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Për të rinjtë

Një Perëndi që i urren thellësisht padrejtësitë

Një Perëndi që i urren thellësisht padrejtësitë

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroji skenat. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Akabi, Jezebela, Naboti dhe Elija

Përmbledhje: Jezebela e nxit mbretin Akab që të kryejë vrasje për të shtënë në dorë një vresht.

1 ANALIZO NGJARJET.​—LEXO 1 MBRETËRVE 21:1-26.

Si i përfytyron katër personazhet e këtij tregimi?

Akabi ․․․․․

Jezebela ․․․․․

Naboti ․․․․․

Elija ․․․․․

Si mendon, me ç’ton zëri flet Jezebela dhe Akabi në vargjet 5-7?

․․․․․

Si e imagjinon komplotin që përshkruhet në vargun 13?

․․․․․

Çfarë ndjenjash fshihen pas zërit të Elijas dhe Akabit kur përballen së bashku, siç përshkruhet në vargjet 20-26?

․․․․․

2 KËRKO MË THELLË.

Çfarë tipari (tiparesh) shfaq Jezebela në vargjet 7 dhe 25?

․․․․․

Çfarë tipari (tiparesh) shfaq Akabi në vargun 4?

․․․․․

Kë tjetër duhej të vriste Akabi që të shtinte në dorë vreshtin e Nabotit? (Lexo 2 Mbretërve 9:24-26.)

․․․․․

Ç’lloj njeriu ishte Akabi në sytë e Jehovait? (Lexo përsëri vargjet 25 dhe 26. Shih edhe 1 Mbretërve 16:30-33.)

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Faktin se Jehovai është në dijeni të veprimeve të padrejta.

․․․․․

Merakun e Jehovait për ata që janë trajtuar padrejtësisht.

․․․․․

Mënyrën se si e tregon Jehovai se është Perëndi i drejtësisë. (Lexo Ligjin e përtërirë 32:4.)

․․․․․

4 PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.

Si tregojnë disa njerëz sot një qëndrim si të Jezebelës? (Lexo Zbulesën 2:18-21.)

․․․․․

Në cilat situata mund të të duhet të jesh i guximshëm si Elija?

․․․․․

Për çfarë mund të jesh i sigurt kur sheh ose përjeton veprime të padrejta?

․․․․․

5 ÇFARË TË TËRHEQ MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

․․․․․

Sugjerim: Ktheje këtë tregim në formën e një lajmi. Raportoje ngjarjen dhe përfshi intervista imagjinare me personazhet kryesore e me dëshmitarë okularë.

Vizitoni www.pr418.com

Lexoni Biblën në internet

Shkarkoni ose shtypni këtë artikull