A mund t’u besosh mrekullive të Biblës?
A mund t’u besosh mrekullive të Biblës?
NËSE të tregojnë një histori mahnitëse, a s’do të ndikojë te ti besueshmëria e atij që e tregon? Kjo besueshmëri s’do të përfshinte vetëm mënyrën si e tregon historinë, por edhe sa i sinqertë ka qenë në të kaluarën. Në fund të fundit, nëse gjatë viteve ai të ka thënë gjithnjë të vërtetën e kurrë nuk të ka gënjyer qëllimisht, ke arsye të forta që ta besosh edhe tani.
E njëjta gjë vlen edhe për mrekullitë e Biblës. Askush nga ne s’ishte gjallë kur ndodhën ato ngjarje. Por mund të përcaktojmë se historia biblike është e besueshme nëse ka tingullin e së vërtetës. Si? Më poshtë renditen disa faktorë që i bëjnë më të besueshme mrekullitë që ndodhen në Bibël.
Mjaft mrekulli u kryen në vende publike. Ndonjëherë, ato i shihnin mijëra veta, për të mos thënë miliona. (Dalja 14:21-31; 19:16-19) Ato nuk u kryen fshehurazi, larg syve të publikut.
Mrekullitë karakterizoheshin nga thjeshtësia. Nuk kishte mjete skenike a shfaqje të bujshme, e as drita magjepsëse. Shumicën e rasteve, mrekullitë e Biblës ndodhën gjatë takimeve të atypëratyshme dhe si përgjigje e kërkesave të njerëzve. (Marku 5:25-29; Luka 7:11-16) Në këto raste ngjarja nuk kishte si të planifikohej nga mrekullibërësi.
Ata që kryenin mrekulli nuk kërkonin famë, lavdi a pasuri. Përkundrazi, motivi ishte t’i sillnin lavdi Perëndisë. (Gjoni 11:1-4, 15, 40) Dënohej çdo përpjekje e atyre që donin të pasuroheshin me anë të fuqive mrekullibërëse.—2 Mbretërve 5:15, 16, 20, 25-27; Veprat 8:18-23.
Larmia e mrekullive të Biblës tregon se s’mund të ishin thjesht vepra njerëzore. Për shembull, deti dhe era u qetësuan, uji u kthye në verë, shiu filloi e u ndal, të sëmurët u shëruan dhe të verbërve iu kthye shikimi. Të gjitha këto mrekulli e shumë të tjera tregojnë se pas tyre duhej të ishte një fuqi mbinjerëzore që ushtron ndikim në të gjitha format e materies.—1 Mbretërve 17:1-7; 18:41-45; Mateu 8:24-27; Luka 17:11-19; Gjoni 2:1-11; 9:1-7.
Kundërshtarët që i panë mrekullitë s’e vunë në dyshim që ato ndodhën. Kur Jezui ringjalli mikun e tij, Lazarin, armiqtë fetarë të Jezuit s’e vunë në dyshim që Lazari Gjoni 11:45-48; 12:9-11) Edhe shekuj pas vdekjes së Jezuit, shkrimtarët e Talmudit judaik vazhduan ta pranonin se Jezui kishte fuqi mrekullibërëse. Ata thjesht vunë në dyshim burimin e atyre fuqive. Po ashtu, kur dishepujt e Jezuit i çuan para një gjykate judaike, nuk i pyetën: «A kryet mrekulli?» Por i pyetën: «Me ç’fuqi ose në emër të kujt e bëtë këtë?»—Veprat 4:1-13.
kishte vdekur. E si mund ta vinin në dyshim? Lazari kishte katër ditë i varrosur. (Atëherë, a mund ta besosh atë që na thotë Bibla për mrekullitë? Nga ajo që sapo shqyrtuam, është e qartë se tregimet biblike për mrekullitë kanë vulën e besueshmërisë. Ka edhe arsye të tjera pse t’i besojmë këto tregime biblike. Për shembull, kur Bibla tregon një ngjarje, shpesh jep kohën, vendin dhe emrat e njerëzve të përfshirë. Edhe kritikët e Biblës janë mahnitur nga saktësia e hollësive historike të saj. Qindra profeci biblike janë përmbushur, madje edhe në hollësitë më të vogla. Përveç kësaj, Bibla përmban shumë këshilla për lumturinë në marrëdhëniet njerëzore, këshilla që kanë ndihmuar njerëz të të gjitha moshave e shtresave. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet njerëzore, është vërtetuar se këshillat e Biblës s’kanë të krahasuar.
Nëse ende nuk ke besim të plotë te Bibla, pse të mos gjesh kohë e ta shqyrtosh më me kujdes? Sa më shumë ta njohësh, aq më shumë do të besosh në të. (Gjoni 17:17) Do të kuptosh se mund t’i besosh asaj që thotë Bibla për mrekullitë e së kaluarës. Po t’i besosh ato tregime, do të kesh një bazë të fortë për t’i besuar premtimet e Biblës për të ardhmen e afërt.
[Figura në faqen 7]
Kundërshtarët e Jezuit s’e vunë në dyshim që Lazari kishte vdekur