Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mrekulli që do të ndodhin së shpejti

Mrekulli që do të ndodhin së shpejti

Mrekulli që do të ndodhin së shpejti

NËSE një kirurg do të kryente te ti një ndërhyrje të ndërlikuar, si do të ndiheshe po të zbuloje se nuk e ka bërë kurrë më parë një operacion të tillë? Pa dyshim që do të shqetësoheshe. Nga ana tjetër, po sikur të merrje vesh se ky mjek është kirurgu më i mirë në fushën e tij dhe se ka kryer me sukses qindra operacione si yti? A nuk do të kishe shumë më tepër besim se do të të ndihmonte edhe ty?

Bota e sëmurë ku jetojmë ka nevojë për një «kirurgji» rrënjësore. Me anë të Fjalës së tij, Biblës, Perëndia Jehova ka premtuar se do ta rikthejë tokën në Parajsë. (2 Pjetrit 3:13) Por, që të ndodhë kjo, së pari duhet hequr ligësia; duhet zhdukur fare. (Psalmi 37:9-11; Proverbat 2:21, 22) Të gjitha kushtet e mjerueshme që shohim përreth duhen shkulur me rrënjë, para se të rivendoset parajsa. Kjo do të kërkojë një mrekulli në kuptimin e plotë të fjalës.​—Zbulesa 21:4, 5.

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se këto ndryshime kolosale do të ndodhin së shpejti. Pse e besojnë këtë? Sepse mrekullitë që Perëndia Jehova ka kryer tashmë, dëshmojnë se ka fuqinë t’i përmbushë premtimet. Krahaso vetëm gjashtë nga mrekullitë e dokumentuara në Bibël me premtimet e saj për të ardhmen.

Urojmë të vazhdosh të mësosh rreth premtimeve të Biblës për të ardhmen. Teksa të forcohet besimi, do të të rritet edhe shpresa​—shpresa që të jetosh në kohën kur ti vetë do të nxjerrësh dobi nga mrekullitë që do të kryejë Jehovai.

[Kutia dhe figurat në faqet 9, 10]

MREKULLIA:

JEZUI USHQEU MIJËRA VETA ME PAK BUKË E PESHQ.​—MATEU 14:13-21; MARKU 8:1-9; GJONI 6:1-14.

PREMTIMI:

«Toka do të japë prodhimin e saj. Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.»​PSALMI 67:6.

DOMETHËNIA PËR NE:

ASKUSH S’DO TË VUAJË MË NGA URIA.

MREKULLIA:

JEZUI U RIKTHEU SHIKIMIN TË VERBËRVE.​—MATEU 9:27-31; MARKU 8:22-26.

PREMTIMI:

«Do të hapen sytë e të verbërve.»​ISAIA 35:5.

DOMETHËNIA PËR NE:

TË GJITHË TË VERBRIT DO TË SHOHIN SËRISH.

MREKULLIA:

JEZUI SHËROI NJERËZIT ME KUFIZIME FIZIKE.​—MATEU 11:5, 6; GJONI 5:3-9.

PREMTIMI:

«I çali do t’i ngjitë të përpjetat si një dre.»​ISAIA 35:6.

DOMETHËNIA PËR NE:

NUK DO TË KETË MË KUFIZIME FIZIKE.

MREKULLIA:

JEZUI SHËROI SËMUNDJE NGA MË TË NDRYSHMET.​—MARKU 1:32-34; LUKA 4:40.

PREMTIMI:

«Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»​ISAIA 33:24.

DOMETHËNIA PËR NE:

TË GJITHA SËMUNDJET LIGËSHTUESE DO TË ZHDUKEN. DO TË KEMI SHËNDET TË PËRSOSUR.

MREKULLIA:

JEZUI KISHTE KONTROLL MBI DUKURITË E NATYRËS.​—MATEU 8:23-27; LUKA 8:22-25.

PREMTIMI:

«Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. Nuk do të robtohen më kot.»​ISAIA 65:21, 23.

«S’do t’i frikësohesh askujt, se do të jesh larg shtypjes dhe tmerrit, që nuk do të të afrohen.»​ISAIA 54:14.

DOMETHËNIA PËR NE:

NUK DO TË KETË MË KATASTROFA NATYRORE.

MREKULLIA:

JEZUI NGRITI TË VDEKURIT.​—MATEU 9:18-26; LUKA 7:11-17.

PREMTIMI:

«Të gjithë ata që janë në varre . . . do të dalin.»​GJONI 5:28, 29.

«Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Hadesi i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta.»​ZBULESA 20:13.

DOMETHËNIA PËR NE:

NJERËZIT TANË TË DASHUR QË KANË VDEKUR DO TË RINGJALLEN.