Përgjigje për pyetje biblike
Cili është emri i Perëndisë?
Të gjithë pjesëtarët e familjes sonë kanë emra. Madje edhe kafshët shtëpiake kanë emra. A nuk është e arsyeshme që edhe Perëndia të ketë emër? Në Bibël Perëndia ka shumë tituj, si Perëndi i Plotfuqishëm, Zotëri Sovran dhe Krijues, por ka edhe një emër.—Lexo Isainë 42:8.
Në shumë përkthime të Biblës, emri i Perëndisë gjendet te Psalmi 83:18. Për shembull, në Shkrimet e Shenjta
Pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?
Perëndia dëshiron që ta përdorim emrin e tij. Kur flasim me ata që i duam, si për shembull me miqtë e ngushtë, ne u drejtohemi me emër—veçanërisht kur na ftojnë të bëjmë kështu. A duhet të ndodhë ndryshe kur bëhet fjalë për të folur me Perëndinë? Për më tepër, Jezu Krishti na nxiti ta përdorim emrin e Perëndisë.—Lexo Mateun 6:9; Gjonin 17:26.
Sidoqoftë, që të jemi miq me Perëndinë, duhet të dimë më tepër se thjesht emrin e tij. Për shembull, çfarë personi është Perëndia? A është vërtet e mundur t’i afrohemi Perëndisë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjeni në Bibël.