Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESOREKUSH ISHTE MOISIU?

Kush ishte Moisiu?

Kush ishte Moisiu?

Çfarë të vjen në mendje kur dëgjon emrin Moisi? A të vjen në mendje . . .

  • foshnja që nëna e fshehu në një shportë në lumin Nil?

  • djali që u rrit mes luksit të Egjiptit nga bija e faraonit, por që kurrë nuk e harroi se ishte izraelit?

  • burri që ishte bari në Midian për 40 vjet?

  • burri që foli me Jehovain * përpara një kaçube që digjej?

  • burri që doli para mbretit të Egjiptit dhe me guxim i kërkoi të lironte nga skllavëria izraelitët?

  • burri që, nën drejtimin e Perëndisë, shpalli Dhjetë Plagët kundër Egjiptit kur mbreti sfidoi Perëndinë e vërtetë?

  • burri që u priu izraelitëve kur dolën si popull nga Egjipti?

  • burri që Perëndia e përdori të ndante Detin e Kuq?

  • burri që u dha izraelitëve Dhjetë Urdhërimet nga Perëndia?

MOISIU i bëri të gjitha këto, si edhe shumë gjëra të tjera. Nuk habitemi pse të krishterët, judenjtë dhe myslimanët e vlerësojnë tej mase këtë burrë besnik.

S’ka pikë dyshimi se Moisiu ishte një profet që bëri ‘bëma të mëdha e të hatashme’. (Ligji i përtërirë 34:10-12) Lejoi që Perëndia ta përdorte për vepra të jashtëzakonshme. Prapëseprapë, Moisiu ishte njeri i zakonshëm. Ashtu si profeti Elija, që u shfaq bashkë me Moisiun në një vegim gjatë shërbimit të Jezuit në tokë, Moisiu ishte njeri «me ndjenja si tonat». (Jakovi 5:17; Mateu 17:1-9) Ai hasi shumë probleme të ngjashme me tonat dhe ia doli t’i kapërcente.

A dëshiron ta dish si e arriti këtë? Shqyrto tri cilësi të mira që shfaqi Moisiu dhe se ç’mund të mësojmë nga shembulli i tij.

^ par. 7 Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.