Përgjigje për pyetje biblike
Si të kesh martesë të lumtur?
Këshillat e Biblës të ndihmojnë ta bësh të lumtur martesën, sepse vijnë nga Nismëtari i martesës, Perëndia Jehova. Bibla na mëson të zhvillojmë cilësi që mund ta bëjnë të lumtur martesën dhe na paralajmëron për qëndrime që mund ta rrënojnë atë. Gjithashtu, ajo na mëson llojin e komunikimit që ia shton lumturinë martesës.—Lexo Kolosianëve 3:8-10, 12-14.
Burrat dhe gratë duhet ta nderojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin. Kur të dyja palët i pranojnë rolet që Perëndia u ka caktuar në martesë, mund të jenë të lumtur.—Lexo Kolosianëve 3:18, 19.
Çfarë e bën jetëgjatë një martesë?
Në një martesë, burri dhe gruaja mund të qëndrojnë së bashku nëse kanë dashuri mes tyre. Perëndia na mëson si ta duam njëri-tjetrin. Ai dhe i Biri, Jezui, janë shembuj të përsosur të dashurisë vetëmohuese.—Lexo 1 Gjonit 4:7, 8, 19.
Kur burrat dhe gratë e respektojnë martesën si një institucion nga Perëndia, ata do të qëndrojnë së bashku. Perëndia e krijoi martesën si një lidhje të qëndrueshme mes burrit dhe gruas që familja të ishte e sigurt. Martesa mund të zgjatë, sepse Perëndia i krijoi burrat dhe gratë si plotësues për njëri-tjetrin, si fizikisht, edhe emocionalisht. Gjithashtu, ai i bëri sipas shëmbëlltyrës së vet, me aftësinë për ta imituar dashurinë e tij.—Lexo Zanafillën 1:27; 2:18, 24.