Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TEMA KRYESORE | PËR ÇFARË FLET BIBLA?

Një lajm i mirë për gjithë njerëzimin

Një lajm i mirë për gjithë njerëzimin

Ringjallja e Jezuit ua forcoi besimin dhe ua shtoi zellin dishepujve të tij. Në veçanti, apostulli Pavël udhëtoi përmes Azisë së Vogël dhe Mesdheut, duke organizuar kongregacione dhe duke i forcuar të krishterët që të qëndronin të patundur përballë presioneve morale dhe kundërshtimit të dhunshëm. Pavarësisht nga këto sfida, krishterimi lulëzoi dhe u përhap.

Vetë Pavlin e futën në burg. Prapëseprapë, edhe atje shkroi letra ku inkurajonte dhe këshillonte kongregacionet e krishtere. Ai paralajmëroi për një kërcënim edhe më të madh: apostazinë. I drejtuar nga fryma e shenjtë e Perëndisë, Pavli paratha se mes tyre do të hynin «ujqër të ligj» që do të thoshin «gjëra të shtrembëruara» dhe që ‘do të tërhiqnin pas vetes dishepujt’.—Veprat 20:29, 30.

Nga fundi i shekullit të parë, kjo apostazi kishte filluar. Rreth asaj kohe, Jezui i ringjallur i dha apostullit Gjon Zbulesën, një pamje simbolike të së ardhmes. Siç shkroi në atë kohë Gjoni, as kundërshtarët, as mësuesit e rremë nuk do ta ndalonin Perëndinë ta realizonte plotësisht qëllimin fillestar për tokën dhe njerëzimin. Lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë do ta dëgjojë ‘çdo komb, fis, gjuhë dhe popull’. (Zbulesa 14:6) Parajsa do të rivendoset në tokë dhe çdokush që dëshiron të bëjë vullnetin e Perëndisë, mund të jetojë në të.

A nuk të duket ‘lajm i mirë’ ky? Nëse po, mëso më shumë rreth mesazhit të Perëndisë për njerëzimin, i cili gjendet në Bibël, dhe se si mund të të sjellë dobi sot e në të ardhmen.

www.pr418.com/sq mund ta lexosh Biblën online. Në këtë faqe të Internetit, mund të lexosh edhe broshurat Bibla: Cili është mesazhi i saj? dhe Një lajm i mirë nga Perëndia, si edhe librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Aty ka edhe botime të tjera që tregojnë pse mund të kemi besim në Bibël dhe si mund t’i zbatojmë këshillat e saj praktike në familje dhe në jetën personale. Ose, nëse dëshiron informacion të mëtejshëm, pyet një Dëshmitar të Jehovait.

Bazuar te Veprat, Efesianëve, Filipianëve, Kolosianëve, Filemonit, 1 Gjonit, Zbulesa.