Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Ç’lloj personi është Perëndia?

Perëndia është një person i padukshëm me një formë jete shumë më të lartë se jona. Ai krijoi qiejt, tokën dhe çdo gjallesë. Askush nuk e ka krijuar Perëndinë; ai nuk ka pasur një fillim. (Psalmi 90:2) Perëndia dëshiron që njerëzit ta kërkojnë dhe të mësojnë të vërtetën për të.—Lexo Veprat 17:24-27.

Ne mund ta njohim emrin e Perëndisë. Disa nga cilësitë e tij mund t’i dallojmë duke kundruar gjërat që ka krijuar. (Romakëve 1:20) Por, që ta njohim mirë, është e nevojshme të studiojmë Fjalën e tij, Biblën. Ajo na shpalos personalitetin e dashur të Perëndisë.—Lexo Psalmin 103:7-10.

Si ndihet Perëndia për padrejtësitë?

Krijuesi ynë, Jehovai, i urren padrejtësitë. (Ligji i përtërirë 25:16) Ai i ka krijuar njerëzit sipas shëmbëlltyrës së tij. Ja pse shumica prej nesh i urrejnë padrejtësitë. Ato nuk i shkakton Perëndia. Ai u ka dhënë njerëzve vullnet të lirë. Mjerisht, shumë veta e keqpërdorin vullnetin e lirë dhe bëjnë padrejtësi. Kështu ia hidhërojnë zemrën Jehovait.—Lexo Zanafillën 6:5, 6; Ligji i përtërirë 32:4, 5.

Jehovai e do drejtësinë dhe nuk do t’i tolerojë pafundësisht padrejtësitë. (Psalmi 37:28, 29) Bibla premton se së shpejti Perëndia do t’u japë fund të gjitha padrejtësive.—Lexo 2 Pjetrit 3:7-9, 13.

Bibla premton se së shpejti Perëndia do të sjellë drejtësi për të gjithë