Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

 TEMA KRYESORE | MBRETËRIA E PERËNDISËÇ’DOBI MUND TË TË SJELLË?

Pse duhet të të interesojë Mbretëria e Perëndisë?

Pse duhet të të interesojë Mbretëria e Perëndisë?

Miliona njerëz në mbarë botën i varin shpresat te Mbretëria e Perëndisë. Ata ndjekin modelin që la Jezui, i cili i mësoi dishepujt të luteshin: «Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë.»Mateu 6:10, Diodati i Ri.

Si për ironi, shumë fe duket se i kushtojnë fare pak vëmendje Mbretërisë së Perëndisë, ndonëse shumë njerëzve u intereson jashtë mase ajo. Në lidhje me këtë, historiani H. G. Uells vërejti sa i jashtëzakonshëm është fakti që Jezui i dha «rëndësi të madhe . . . mësimit të asaj që e quante Mbretëria e qiejve», dhe prapëseprapë, sipas Uellsit, ky mësim «ka fare pak rëndësi në . . . mësimet e shumë kishave të krishtere».

Ndryshe nga këto kisha, Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë shumë të rëndësishme Mbretërinë e Perëndisë. Mendo pak: revista jonë kryesore, të cilën po e lexon tani, botohet në 220 gjuhë. Çdo numër i saj shtypet në afro 46 milionë kopje, duke e bërë revistën më të shpërndarë në botë. Dhe, cili është mesazhi kryesor i kësaj reviste? Vër re titullin e saj të plotë: Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait.  *

Pse Dëshmitarët e Jehovait bëjnë kaq shumë përpjekje për të lajmëruar ose për të shpallur Mbretërinë e Mbretërisë? Pikësëpari, ne besojmë se ajo është mesazhi kyç i librit më të rëndësishëm në botë—i Biblës. Për më tepër, jemi të bindur se Mbretëria e Perëndisë është e vetmja zgjidhje reale për problemet që hasin njerëzit sot.

Dëshmitarët e Jehovait e drejtojnë vëmendjen te Mbretëria e Perëndisë, sepse kështu përpiqen të ndjekin shembullin e Jezuit. Për sa kohë që Jezui ishte në tokë, jeta dhe shërbimi i tij u përqendrua te Mbretëria e Perëndisë. (Luka 4:43) Pse kishte kaq shumë rëndësi për Jezuin? Dhe, ç’dobi mund të të sjellë ty? Të ftojmë të shqyrtosh përgjigjet e Biblës, sikurse trajtohen në artikujt vijues.

^ par. 5 Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.