TEMA KRYESORE | SI TA PËRBALLOSH ANKTHIN?
Ankthi për paratë
Poli, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve, tregon: «Pas inflacionit galopant në vendin tonë, zor se gjeje ushqime nëpër dyqane dhe, kur gjeje, ishin shumë shtrenjtë. Mbanim radhë për orë e orë dhe, kur na vinte radha, s’mbetej gjë. Njerëzit u bënë kockë e lëkurë dhe disave u binte të fikët rrugëve. Çmimet e gjërave bazë arritën në miliona e më vonë në miliarda. Në fund, monedha e vendit u zhvlerësua fare. Humba siguracionin, kursimet në bankë dhe siguracionet e pensionit.»
Poli e dinte se, që të mbijetonin si familje, duhej të përdorte ‘mençuri praktike’. (Proverbat 3:21, shën.) Ai shpjegon: «Isha elektricist, por fillova të pranoja çfarëdolloj pune kundrejt një pagese shumë më të ulët se normalisht. Disa më paguanin me ushqime ose gjëra shtëpie. Nëse më jepnin katër sapunë, dy i mbaja, dy i shisja. Me kohë grumbullova 40 zogj pule. Kur u rritën, i shita dhe bleva 300 të tjerë. Më vonë, 50 pula i shkëmbeva me dy thasë me nga 50 kg misër. Me këta dy thasë ushqeva për një kohë të gjatë familjen time dhe disa familje të tjera.»
Poli dinte edhe se gjëja më praktike në këto raste është të besosh te Perëndia. Kur bëjmë atë që urdhëron Zoti, ai nuk na lë pa ndihmë. Për gjërat e nevojshme, Jezui tha: «Mos jini më në pasiguri të ankthshme, sepse . . . Ati juaj e di se keni nevojë për këto gjëra.»
Mjerisht Satanai, armiku më i madh i Perëndisë, ka mashtruar shumicën e njerëzve duke i bërë të besojnë se jeta përqendrohet te nevojat fizike. Njerëzit shqetësohen jashtë mase për nevojat e tyre, qofshin reale ose të imagjinuara. Nga ankthi, çfarë s’bëjnë për të siguruar gjëra që nuk janë vërtet të nevojshme. Mjaft veta hyjnë në borxh dhe e provojnë
Disa njerëz marrin vendime që u kushtojnë shtrenjtë. Poli sjell ndër mend: «Shumë nga të njohurit e mi lanë familjen e miqtë dhe shkuan jashtë shtetit për një jetë më të mirë. Disa emigruan pa dokumente dhe nuk gjenin dot punë. Shpesh i fshiheshin policisë dhe flinin rrugëve. Nuk i dhanë mundësi Perëndisë t’i ndihmonte. Kurse ne ishim të vendosur t’i përballonim si familje problemet financiare, me ndihmën e Zotit.»
TË NDJEKIM KËSHILLËN E JEZUIT
Poli tregon: «Jezui tha: ‘Mos jini kurrë në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja do të ketë ankthet e veta. Secilës ditë i mjafton e keqja e vet.’ Prandaj çdo ditë i lutesha Perëndisë thjesht ‘të na jepte bukën për atë ditë’ që të mbijetonim. Dhe na ndihmoi vërtet, pikërisht si premtoi Jezui. Jo gjithmonë kishim atë që donim. Një herë mbajta radhë në dyqan pa e ditur çfarë shitej. Kur më erdhi radha, pashë që shitej kos. Nuk më pëlqen kosi, por atë kishim, kështu që atë natë hëngrëm kos. I jam mirënjohës Perëndisë që gjatë gjithë asaj periudhe familja ime nuk fjeti kurrë e uritur. *
Perëndia ka premtuar: «Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis.»
Tani nuk jemi aq keq nga ana financiare. Gjithsesi, përvoja na ka mësuar se ilaçi më i mirë për ankthin është besimi te Perëndia. Jehovai * do të na ndihmojë gjithmonë për aq kohë sa vëmë në vend të parë vullnetin e tij. Kemi parë sa të vërteta janë fjalët e Psalmit 34:8: ‘Provoni dhe shijoni se sa i mirë është Jehovai! Lum kush gjen strehë tek ai!’ Prandaj nuk na trembin më vështirësitë ekonomike.
Tani e kuptojmë mirë se ajo që i duhet njeriut për të mbijetuar është ushqimi, jo puna ose paratë. Mezi presim kohën kur të përmbushet premtimi i Perëndisë: ‘Në tokë do të ketë drithë me bollëk.’ Ndërkohë ‘nëse kemi ç’të hamë, ç’të veshim e ku të futim kokën, le të kënaqemi me kaq’. Marrim forcë nga fjalët e Biblës: “Mënyra juaj e të jetuarit le të jetë pa dashuri për para, ndërsa jeni të kënaqur me gjërat që keni. Sepse ai ka thënë: ‘Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis.’ Që të kemi shumë guxim dhe të themi: ‘Jehovai është ai që më ndihmon, nuk do të kem frikë.’”» *
Duhet besim i vërtetë ‘të ecësh me Perëndinë’ ashtu siç po bëjnë Poli dhe familja e tij. (Zanafilla 6:9) Qoftë nëse po kalojmë tani një krizë financiare, qoftë nëse do ta kalojmë në të ardhmen, nxjerrim mësime të rëndësishme nga besimi dhe mençuria praktike e Polit.
Po nëse kemi probleme familjare?
^ par. 9 Shih Mateun 6:11, 34.
^ par. 10 Jehova është emri i Zotit siç tregohet në Bibël.