Përgjigje për pyetje biblike
Kjo është jeta?
A ke menduar ndonjëherë nëse jeta është vetëm kaq: të luash, të punosh, të martohesh, të ngresh familje e të plakesh? (Jobi 14:1, 2) Bibla tregon se edhe më të mençurit kanë menduar për këtë.—Lexo Eklisiastiun 2:11.
A ka ndonjë qëllim jeta? Së pari duhet të kuptojmë si filloi ajo. Pasi kanë menduar për ndërtimin e jashtëzakonshëm të trurit e të pjesës tjetër të trupit tonë, shumë kanë arritur në përfundimin se pas gjithë kësaj qëndron një Krijues i mençur. (Lexo Psalmin 139:14.) Nëse është kështu, atëherë duhet të ketë pasur arsye që na krijoi. Po të mësojmë pse na krijoi, jeta jonë do të marrë mjaft kuptim.
Pse u krijua njeriu?
Zoti e bekoi çiftin e parë dhe i dha një caktim të bukur. Qëllimi i tij ishte që të mbushnin tokën, ta kthenin në parajsë dhe të jetonin përgjithmonë.—Lexo Zanafillën 1:28, 31.
Qëllimi i Zotit s’u realizua në atë kohë, pasi njerëzit u rebeluan kundër drejtimit të tij. Por ai nuk hoqi dorë nga ne apo nga qëllimi i tij. Bibla na siguron se Perëndia ka marrë masa që t’i shpëtojë njerëzit besnikë dhe se qëllimi i tij për tokën do të përmbushet. Prandaj, Zoti do që të jetosh siç kishte ndër mend që në fillim. (Lexo Psalmin 37:29.) Mëso nga Bibla si të nxjerrësh edhe ti dobi nga qëllimi i Zotit.