BOTA NË KAOS
1 | Ruaj shëndetin
PSE KA RËNDËSI
Krizat ose katastrofat mund të ndikojnë negativisht te shëndeti i njerëzve, në mënyrë direkte ose indirekte.
-
Vështirësitë shkaktojnë stres te njerëzit dhe, kur ai zgjat, i bën më të prirur për t’u sëmurur.
-
Katastrofat mund të ndikojnë te sistemet shëndetësore dhe si pasojë të kufizojnë kapacitetin e tyre.
-
Krizat ndikojnë te gjendja financiare e njerëzve, duke ua bërë të vështirë të blejnë edhe gjërat e domosdoshme, si ushqimet ose ilaçet.
Ç’duhet të dish
-
Sëmundjet e rënda dhe stresi mendor mund të ndikojnë tek aftësia për të gjykuar, e kështu mund të neglizhohen zakonet e shëndetshme. Si pasojë, mund të sëmuremi edhe më shumë.
-
Problemet shëndetësore të lëna pas dore mund të përkeqësohen e madje të kërcënojnë jetën.
-
Kur e ruan shëndetin je më në gjendje të marrësh vendime të mençura gjatë periudhave të vështira.
-
Pavarësisht gjendjes ekonomike, mund të ndjekësh disa hapa praktikë për të ruajtur shëndetin.
Ç’mund të bësh
Sa herë është e mundur, një njeri i mençur shqyrton rreziqet e mundshme dhe merr masa parandaluese. I njëjti parim vlen edhe për shëndetin. Higjiena e mirë ul rrezikun ndaj sëmundjeve ose nuk lejon që gjendja të rëndohet. Të parandalosh, është më mirë se të kurosh.
«Duke mbajtur të pastër veten dhe ambientin ku jetojmë, nuk harxhojmë më kot për vizita mjekësore dhe ilaçe.»—Andrea. a
a Në këtë revistë, disa emra janë ndryshuar.