Çfarë ka ndodhur me respektin për të tjerët?
PSE KA RËNDËSI RESPEKTI PËR TË TJERËT
Respekti për të tjerët ul gjakrat dhe nuk lejon që një situatë e tensionuar të përkeqësohet.
-
Një proverb nga Shkrimet e Shenjta thotë: «Përgjigjja e butë e largon tërbimin, por një fjalë therëse ngjall zemërim.» (Proverbat 15:1) Sjellja dhe i foluri pa respekt, vetëm sa i hedhin dru zjarrit, shpesh me pasoja shkatërrimtare.
-
Jezui tha: «Goja flet nga bollëku i zemrës.» (Mateu 12:34) I foluri pa respekt mund të zbulojë një problem më të thellë—çfarë mendojmë vërtet për njerëzit e një race, etnie, kombësie ose shtrese shoqërore ndryshe nga jona.
Në një sondazh të kohëve të fundit, ku morën pjesë mbi 32.000 veta nga 28 shtete të ndryshme, 65 për qind kishin vërejtur se mirësjellja dhe respekti reciprok kanë rënë si kurrë më parë.
Ç’MUND TË BËSH
Si në shkollë edhe në punë, respektoji të gjithë njerëzit, edhe kur nuk je në një mendje me pikëpamjen e tyre. Zbulo për cilat gjëra jeni dakord. Kjo të ndihmon të mos bëhesh kritikues dhe gjykues.
Trajtoji të tjerët siç do të doje të të trajtonin. Nëse u tregon të tjerëve konsideratë dhe paanësi, ka shumë të ngjarë që edhe ata të sillen po njësoj me ty.
Ji falës. Mos mendo se tjetri ta bëri kastile dhe mos u jep tepër rëndësi fjalëve dhe veprimeve lënduese.
ÇFARË PO BËJMË SI DËSHMITARË TË JEHOVAIT
Në komunitetet ku jetojmë e punojmë, nxitim respektin për të tjerët.
Flasim me të gjithë rreth mësimeve të Biblës, por nuk ua imponojmë besimin dhe opinionin tonë. Në vend të kësaj, përpiqemi të ndjekim këshillën e Biblës që t’ua ofrojmë mesazhin «me butësi dhe respekt të thellë».—1 Pjetrit 3:15; 2 Timoteut 2:24.
Nuk bëjmë diskriminime dhe në mbledhjet tona mirëpresim njerëz nga çdo prejardhje që duan të mësojnë për Biblën. Përpiqemi shumë të jemi tolerantë e ‘të nderojmë njerëz të çdo lloji’.—1 Pjetrit 2:17.
Respektojmë autoritetet qeveritare të vendit ku jetojmë. (Romakëve 13:1) U bindemi ligjeve dhe paguajmë taksat. Dhe, ndonëse jemi asnjanës politikisht, respektojmë të drejtën e të tjerëve për të marrë vendimet e tyre në çështjet politike.