Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë ka ndodhur me respektin për veten?

Çfarë ka ndodhur me respektin për veten?

PSE KA RËNDËSI RESPEKTI PËR VETEN

Kush ka respekt për veten, i përballon vështirësitë e jetës me siguri dhe nuk dorëzohet kollaj.

  • Studimet tregojnë se, kush nuk mendon pozitivisht për veten, priret të ketë ankth, depresion dhe çrregullime në të ngrënë. Gjithashtu ka shumë të ngjarë të abuzojë me alkoolin dhe drogën.

  • Kush ka respekt për veten nuk krahasohet me të tjerët, dhe kjo e ndihmon të shkojë mirë me njerëzit dhe të krijojë miqësi të forta. Nga ana tjetër, kush ka pak respekt për veten priret të jetë kritikues, dhe kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet.

  • Kush ka respekt për veten, edhe kur has vështirësi, nuk mposhtet kollaj; nuk lejon që problemet ta pengojnë të arrijë objektivat. Krejt ndryshe, kush ka pak respekt për veten, shpesh dështimet e vogla i sheh si pengesa të mëdha. Kjo e bën të heqë dorë kollaj.

Ç’MUND TË BËSH

Zgjidh miq inkurajues. Shoqërohu me njerëz të respektueshëm, që interesohen sinqerisht për mirëqenien tënde dhe që të japin zemër.

«Miku i vërtetë të do në çdo kohë dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.»—Proverbat 17:17.

Ndihmo të tjerët. Kur je i mirë dhe bën për të tjerët—edhe ndaj atyre që nuk mund të ta shpërblejnë—provon lumturinë që vjen kur jep. Kjo lumturi nuk venitet, as kur të tjerët nuk e vërejnë të mirën që bën.

«Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.»—Veprat 20:35.

Ndihmoji fëmijët të zhvillojnë respektin për veten. Një mënyrë si mund të arrihet kjo është duke i lënë t’i zgjidhin vetë problemet, për aq sa ua lejon mosha. Kështu fëmijët mësojnë si t’i përballojnë dhe t’i zgjidhin problemet. Ky mësim u zhvillon respektin për veten dhe do t’u vlejë për tërë jetën.

«Stërvite fëmijën në udhën që duhet të ndjekë; edhe kur të plaket, nuk do të largohet prej saj.»—Proverbat 22:6, shënimi.

ÇFARË PO BËJMË SI DËSHMITARË TË JEHOVAIT

Mbledhjet tona dhe programi për studimin e Biblës i ndihmojnë njerëzit të përmirësojnë jetën, e si rezultat edhe respektin për veten.

MBLEDHJET TONA JAVORE

Në mbledhjet tona javore, mbahen fjalime të bazuara në Bibël, në të cilat përfshihen shpesh sugjerime si të zhvillojmë respektin për veten. Mbledhjet tona janë falas dhe të hapura për publikun. Ndër të tjera, në mbledhjet tona mund të mësosh . . .

  • pse je i rëndësishëm në sytë e Perëndisë

  • si të gjesh qëllim të vërtetë në jetë

  • si të lidhësh miqësi të forta dhe jetëgjata

Gjithashtu do të njihesh me miq të vërtetë që ‘kanë kujdes reciprok për njëri-tjetrin’.—1 Korintasve 12:25, 26.

Që të mësosh më shumë për mbledhjet tona, në jw.org, shkruaj në kutinë Kërko titullin e videos së shkurtër: Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie?

KURSET TONA TË BIBLËS

Këto kurse falas dhe interaktive zhvillohen me ndihmën e librit Gëzoje jetën përgjithmonë. Ky libër për studim ka shkrime kyçe, arsyetime të qarta, pyetje të efektshme, video motivuese dhe ilustrime të bukura. Kurset tona të Biblës i ndihmojnë njerëzit të fitojnë respektin për veten dhe të përmirësojnë jetën.

Për të parë si të sjell dobi studimi i Biblës me Dëshmitarët e Jehovait, në jw.org, shkruaj në kutinë Kërko titullin e videos së shkurtër: Pse ta studiosh Biblën?