Parathënie
6 mësime të domosdoshme për fëmijët
Si ke dëshirë të jetë fëmija yt kur të rritet:
me vetëkontroll
i përulur
që nuk dorëzohet
i përgjegjshëm
i pjekur
i ndershëm
Fëmijët nuk do t’i zhvillojnë vetvetiu këto cilësi. Kanë nevojë për ndihmën tënde.
Kjo revistë do të shqyrtojë gjashtë mësime thelbësore që mund t’u ngulitësh fëmijëve—mësime që i përgatitin për të ardhmen.