ZGJOHUNI! Nr. 2 2020 | Marrin përgjigje 5 pyetje rreth vuajtjeve
Në një moment të jetës, të gjithë prekemi nga ndonjë tragjedi: mbase nga një sëmundje, një aksident, një katastrofë natyrore ose nga një sulm i dhunshëm.
Njerëzit janë në kërkim të përgjigjeve.
Disa mendojnë se vuajtjet i kemi të shkruara ose se nuk kemi shumë në dorë ç’na ndodh.
Të tjerë besojnë te karma. Ata thonë se vuajmë ngaqë kemi bërë një të keqe në të shkuarën ose në një jetë të mëparshme
Tragjeditë i lënë njerëzit me një mal me pyetje.
Çfarë besojnë disa
Krahaso bindjet e disa feve pse vuajmë.
1. A e ka fajin Zoti për vuajtjet tona?
Njerëzit janë mashtruar nga mësime që keqparaqesin Perëndinë. Si është e vërteta?
2. A e kemi ne fajin për vuajtjet tona?
Nëse përgjigja është po, atëherë e kemi vetë në dorë t’i pakësojmë vuajtjet.
3. Pse vuajnë njerëzit e mirë?
Bibla na ndihmon të gjejmë përgjigjen.
4. A ishte e thënë që të vuanim?
A do të na linte Krijuesi i gjithë gjërave të bukura në botë në dorë të vuajtjeve? Nëse jo, çfarë shkoi keq?
5. A do të marrin fund vuajtjet ndonjëherë?
Bibla na tregon me saktësi si do t’i zhdukë Perëndia vuajtjet.
Mund të marrësh ndihmë
Edhe nëse na duket sikur problemet tona s’kanë zgjidhje, kemi një burim të besueshëm që mund të na ndihmojë.