Një libër i lashtë për kohët ku jetojmë
Shumë njerëz e respektojnë Biblën se e konsiderojnë një libër të shenjtë. Megjithatë, Bibla nuk flet vetëm për gjëra fetare. Ajo ka këshilla praktike për jetën e përditshme.
Ja çfarë thonë disa që kanë nxjerrë dobi kur kanë lexuar Biblën dhe kanë zbatuar këshillat e saj.
«Kam një jetë më të ekuilibruar. Gëzoj shëndet më të mirë mendor dhe emocional. Tani jam më optimiste.»—Fiona.
«Falë studimit të Biblës, tani jeta ime ka qëllim dhe kuptim.»—Elena.
«Jeta ime ka ndryshuar kryekëput për mirë. Tani bëj një jetë më të thjeshtë dhe të përkushtuar ndaj familjes.»—Endrju.
Këta nuk janë të vetmit që ndihen kështu. Shumë të tjerë përreth botës kanë parë se Bibla ka mjaft këshilla praktike për jetën e përditshme.
Le të shohim si mund t’i ndihmojë Bibla njerëzit të përmirësojnë . . .
Shëndetin fizik
Shëndetin emocional
Jetën familjare dhe miqësitë
Stabilitetin financiar
Lidhjen me Zotin
Në vijim do të kuptojmë pse mund të themi se Bibla nuk është vetëm një libër fetar, por ka edhe vlerë praktike për jetën.